Vatikani: Do të kthejmë Mesharin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
965713322lajmetari965713322.jpg


Presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën, kardinali Gianfranco Ravasi premton kthimin e Mesharit të Gjon Buzukut në Shqipëri.

“Unë mendoj se është e mundur që kjo të realizohet. Cështja i është besuar bibliotekës së Vatikanit, por mbështet edhe nga ne”, ka deklaruar kardinal Ravasi.

Hirësia e tij është pritur nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci, me të cilin ka pasur edhe një takim para disa kohësh në Romë.

Homologu i zotit Bumci në Vatikan, viziton Tiranën në kuadër të organizimit të “Ditë”-s, një aktivitet i “Oborrit të Paganeve” që do të zhvillohet pikërisht në kryeqytet, raporton “tch”.

“Kjo është një pasuri që i shërben botës së sotme, ku toleranca fetare është një debat aktual. I kërkuam kardinalit që Shqipëria të bëhet një vend ku të diskutohet kjo temë”, ka deklaruar Bumci.

“Kam qenë edhe më parë i interesuar për Shqipërinë, pasi ky vend ka qenë kaq i mbyllur gjatë regjimit dhe sepse në Milano kam pasur marrëdhënie të mira me një komunitet fetar shqiptar, si dhe me disa shqiptarë që emigraun në Itali pas rrëzimit të komunizmit”, është shprehur kardinali Ravasi.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, përfaqësuesi Papnor do të zhvillojë një sërë takimesh me të rinjtë. Theksi do të vihet në diskutimin e temave themeltare të ekzistencës, si puna, ana shpirtërore dhe komunikimi.
gjuha shqipe
 
Pe: Vatikani: Do të kthejmë Mesharin

Shume gjera qe mezi i kemi i mbajne te tj.

Me kujtohet nje here,tip vizite me nje grup, kur po thonin per shpaten e Skenderbeut qe:
i thashe atyre te na e sillnin shpaten e vertete dhe te mbanin ate qe ne kemi.
Brenda vitit do behet sepse tani eshte rradha jone, edhe te githe qeshen, si per cudi
asgje nuk ndryshoi.
 
Pe: Vatikani: Do të kthejmë Mesharin

Me vjen keq per keto qe po them por mendoj se ndoshta eshte me mire te qendroj atje.
Te pakten atje eshte e sigurte edhe atje jane njerezit me pergjegjes per historin.
Kam frike q nqs vjen ne Shqiperi ndonje 'patriot' i blere nga jashte e demton ose vidhet fare mire.
Meshari eshte nje veper shume e rendesishme per historin e kombit. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top