Kresha
A pretty face can never trick me
Skandal në Tetovë, familjarët kanë varrosur një turk pa e ditur fare se nuk bëhet fjalë për nënën e tyre.
I tërë rasti ka filluar të premten e kaluar kur ka ndërruar jetë gruaja 65 vjecare në një spital të Gjermanisë. Gjatë kthimit të të ndjerës në vendlindje, në njërin nga aeroportet e Gejrmanisë, kufoma e gruas nga Kopazhdolli, është ngatërruar me një tjetër që ka qenë e një turku.
Me që arkivoli i së ndjerës ka qenë i blinduar, familjarët e Sheqerie Tahirit, nuk e kanë parë të arsyeshme të hapin atë. Dhe, gjithçka fillon nga këtu. Me të gjitha ceremonitë fetare të martën e varrosin turkun në Kopazhdoll dhe hapin të pame. Por, e njëjta gjë nuk ndodh edhe me familjarët e turkut në Turqi, të cilët nuk durojnë dot pa e hapur arkivolin. Të befasuar nga ajo që shohin alarmojnë autoritetet turke, për të mësuar se ku ka ndodhur ndërrimi i kufomave. Pas hulumtimeve, mësojnë se familjari i tyre gabimisht është dërguar në Kopazhdoll. Dhe, natyrshëm menjëherë i kontaktojnë djemtë e Sheqerie Tahirit, të cilëve u tregojnë se nuk kanë varrosur nënën e tyre.
"Ka ndru jetë në gjermani. Në fillin na e sollën këtë person dhe pasi e vorosëm u lajmëruan nga Turqia se ky nuk është personi i juaj", tregon Delat Tahiri, familjar i të ndjerës.
Tani familja Tahiri, pret kufomën e nënës së tyre nga Turqia. Deri atëherë, nuk guxojnë ta bëjnë rivarrimin e turkut të ndjerë, pasi për një gjë të tillë janë kompetentë vetëm autoritetet e mjekësisë ligjore. /alsat-m/