Një 56-vjeçar amerikan humbi jetën kur u ‘varros’ gjashtë metër nën tonelata fasulesh, në pjesën lindore të Kolorados, në një magazinë ku dhe punonte. Raymond Segura Jr u shpall i vdekur në kompaninë ‘Brush’ pasi përpjekjet për ta nxjerrë jashtë nga sasia e fasuleve mbi të ishin të kota. “Ne lëvizëm disa ton fasule për ta nxjerrë prej andej”- tha një drejtues i kompanisë për ‘Reuters’. Punojësit e kompanisë thanë se dhjetra pjesëtarë të stafit u përpoqen menjëherë ta nxirrnin kolegun e tyre prej fasuleve por ai kishte vdekur kur ekipi arriti pranë trupit të tij. Segura punonte prej mëse 12 vitesh në këtë depo, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet ende për tu zbuluar nga autoritetet.
Burimi: presskosova