Varfëria në familjen Maska, ushqehen vetëm me bukë

timthumb.php


Skamja është e vetmja fjalë që mund të përshkruajë jetesën e familjes së Haxhi Maskës në fshatin Mazhe të Krujës. Familja prej gjashtë anëtarësh nuk ka asnjë burim të ardhurash, ndërsa nuk përfiton as përkrahje sociale nga komuna e Bubqit.

Kjo familje mbijeton vetëm me ndihmat që ofrojnë shoqatat e ndryshme humanitare për familjet në nevojë. Kryefamiljari i shtëpisë, Haxhiu është i sëmurë dhe trajtohet herë pas herë në spitalin e Krujës.

Bashkëshortja e tij, Xhemile Maska, e cila prej kohësh mjekohet për problem psikike përpiqet të rrëfejë peripecitë me të cilat përballet kjo familje e varfër.

“Nuk kam asgjë, asnjë lloj ndihme”, thotë Xhemile Maska.

Ndërkohë që Altini, djali i tyre 13-vjeçar i cili mes shumë vështirësish ndjek klasën e gjashtë pohon se prej kohësh nuk ushqehet mjaftueshëm. “Jetojmë në kushte shumë të vështira. Nuk kemi asgjë të hamë. nuk na jem njeri asnjë ndihmë. Ushqehemi me bukë thatë dhe kur na jep njeri ndonjë pako makarona”, thotë Altini. Varfëria e ka detyruar këtë familje që një nga fëmijët e saj ta strehojë në fshatin e fëmijëve Betania, ku strehohen fëmijët jetimë.

/Shekulli Online/ E.L/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Varfëria në familjen Maska, ushqehen vetëm me bukë

Aman se ndihesh i pafuqishem para ketyre pamjeve. E nuk eshte e nevojshme te lexojme ketu ,mjafon te shohim ne fis apo lagje. Me patjeter secili ka ose njeh nje familje ne kete gjendje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top