xhebrail1
INTERIST
Organizimi i udhëtarëve nis nga Prishtina. Autobusët ndërrohen në Beograd dhe shkojnë drejt Suboticës. Prej atje azilkërkuesit ilegalisht kalojnë në këmbë kufirin në hungarez. Asnjëri nuk mendon të kthehet në Kosovë.
Asnjëri nuk flet. Autobusi tashmë është mbushur përplot me udhëtarë, dhjetëra të rinj dhe disa familje me nga dy-tre fëmijë përshëndesin me duar të afërmit e tyre nga xhami. Ora shënon 22:00 ditë e martë, autobusi ndizet, derisa të gjithë qëndrojnë në qetësi, heshtjen e tyre e thyen vaji i një fëmije që qante me të madhe, kah fundi i autobusit, shkruan gazeta “Zëri”.
Me shikim të hutuar, shumica prej tyre për herë të parë merrnin rrugën drejt Beogradit, teksa bëheshin gati të nisnin rrugëtimin nga i cili nuk dihej se çfarë i priste.
Vozitësi i autobusit të kompanisë “Erhan” kujdesej të mos bëhej muhabet shumë për qëllimin e shumicës së udhëtarëve. “Hajde hyr brenda e rrugës flasim për detaje se po më duket na kanë diktuar”, thotë njëri nga shoferët, teksa dikush e pyeste nëse në mëngjes kur të arrijnë në Beograd ka autobus për Suboticë.
“Mos bëj gajle se 60 për qind e tyre për Suboticë janë nisë”, përgjigjej ai derisa shikonte nëse ka edhe udhëtarë të tjerë për të mbushur dy autobusët e kompanisë së tij që niseshin pas pak për Beograd.
Më në fund gjithçka u kompletua, autobusi niset. Ndalesa e parë u bë në stacionin te Xhamia e Llapit në kryeqytet, për të marrë edhe një familje. Fillimin e rrugës edhe për disa kilometra e përcjell zëri i fëmijës që nuk ndalej së qari.
Në dy ulëset e para të autobusit dy veta paraqiteshin të jenë miq me vozitësin dhe se po shkojnë për një “punë të vogël” deri në Beograd.
Nisen pa asnjë dokument
Konduktori nis të shpërndajë bileta nga 15 euro njëdrejtimëshe për në Beograd. Pasi që përfundon me marrjen e të hollave, nxjerr një letër ku regjistron secilin pasagjer, thotë se i duhet për t’ia dorëzuar policisë kosovare në pikën kufitare në Merdare.
Para se të arrijnë në këtë pikë kufitare bëhet ndalesa e parë për të pushuar te Restorant “Evropa”.
“Të thashë që shumica për andej janë (Suboticë). Ama sun folsha në Prishtinë se janë kah na këqyrin shumë”, thotë njëri nga shoferët. Dy autobusët e kompanisë “Erhan” që janë nisur nga Prishtina takohen edhe me autobusin e tretë “Fjolla” që kishte drejtimin e njëjtë, Beogradin. /Telegrafi/