Po e shtroj pak me ndryshe debatin ne menyre qe te kuptohet e zhvillohet biseda meqense per disa qenka shume i varfer materiali qe kam shkruar pak me lart....
Varferi kulturore, kjo eshte fjala qe po na pushton dita dites, dhe ky pushtim qenka me i tmerrshem dhe me i ulet se pushtimet e tjera.
Si valle, deri ketu kemi rene, sa nuk jemi ne gjendje te ruajme dhe te tejcojme vlerat dhe kulturen tone, pse po shkaterrohemi ne kete menyre, pse nuk po na ben pershtypje me mbijetesa 500-vjecare qe paten brezat tane, vetem qe ne te gezonim kete qe gezojme sot, pse kaq shume po ia ulim vlerat vetes dhe nuk dime me kush jemi?!
Pse kaq lire po e shesim veten, pse po mohojme vetveten dhe kulturen duke ndryshuar identitet, pse tashme per shume prej nesh fjala SHQIPETAR eshte turp, mos valle po harrojme se identiteti dhe kombesia jane krenaria e nje njeriu?
Pse historianet tane nuk po meren me me zbulimin e fakteve historike, por po bejne dicka te pakonceptueshme, te ulet, urryese, duke hedhur hipoteza te kota dhe te pavlefshme, duke vene ne dyshim edhe kombesine e heroit tone kombetar, Skenderbeut?
Pse, pse , pse, eh sa shume pse-ra, tashme eshte e kote te merzitemi dhe te ofendohemi kur te tjeret na diskriminojne dhe na perulin me thirje raciste perpara te gjitheve, eshte e kote te bejme deklarata boshe per te mbrojtur me vendin sepse jemi vete ne ata qe e bejme nje veprim te tille, me kete harrese vlerash, me kete rreshkitje ne humnere qe po ju bejme vlerave dhe identitetit tone, tashme kerkohet veprim intensiv per te ringjallur vlerat e zbehura dhe te harrruara.