Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

50-shades-770x470.jpg

Varësia seksuale mund të cilësohet si çrregullim psikik. Deri më tani, psikiatrit kanë qenë në mëdyshje për ta konsideruar varësinë ndaj seksit si një çrregullim të sjelljes, për shkak të provave të pamjaftueshme shkencore. Por një studim i ri, i kryer nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, ka testuar një sërë kriteresh për të diagnostikuar këtë sjellje. Rory Reid, studiues dhe docent i psikiatrisë në institutin “Semel Institute of Neuroscience and Human Behavior”, ka drejtuar një grup psikiatrish, psikologësh, terapistë çiftesh dhe asistentësh socialë për të vlerësuar kriteret e gjetura, duke i konsideruar si prova të dobishme për të arritur te një diagnozë e këtij problemi.

Hiperseksualiteti futet te varësitë e reja të ashtuquajtura “pa arsye”, siç është ajo e kumarit dhe e të bërit pazar pa hesap. “Kjo vartësi është një lloj ‘bulimie seksuale’ e pakontrolluar, megjithatë mekanizmi është identik me atë të pasionimit ndaj drogave ose alkoolit, sepse aktivizohen të njëjtat zona të trurit”, shpjegon një psikiatër. Gjatë viteve të fundit, fenomeni është përhapur shumë për shkak të internetit, ku postohen vazhdimisht video me përmbajtje seksuale. Më të rrezikuar nga ky fenomen janë të rinjtë.

Rezultatet e studimit të publikuar edhe në “Journal of Sexual Medicine” janë shumë të rëndësishme, pasi me të mendohet të jetë krijuar edhe një bazë e vërtetë shkencore për sa i përket hiperseksualitetit si një çrregullim mendor. Si i tillë duhet diagnostikuar dhe trajtuar. Kriteret mbi të cilat janë bazuar studiuesit, do t’i ndihmojnë këta të fundit të kërkojnë dhe zhvillojnë strategji parandaluese për individët që rrezikojnë të vuajnë nga ky çrregullim. Aktualisht në “DSM” janë përfshirë varësi si ajo ndaj nikotinës, drogave të ndryshme dhe alkoolit. Ashtu si të gjitha patologjitë e reja, edhe dhënia pas seksit po bëhet pjesë e varësive dhe çrregullimeve obsesivo-maniakale. Ky studim përbën tashmë një provë që tregon se bëhet fjalë për një çrregullim të vërtetë mendor, i cili herët a vonë do të përfshihet në “biblën” e psikiatrisë, ashtu si vartësitë e tjera të reja.

Për të testuar kriteret e hiperseksualitetit, studiuesit ekzaminuan 207 pacientë me gjendje mendore të ndryshme, të cilët kërkonin ndihmë për të luftuar këtë çrregullim ose forma të tjera varësie. Në fund u vu re se 88% e pacientëve ishte prekur nga kjo patologji dhe se varësia seksuale lidhej me çrregullime emocionale, impulsivitetin dhe paaftësinë për të menaxhuar stresin.

Një fakt tjetër që doli nga studimi është se pacientët e dhënë pas seksit kanë pasoja të menjëhershme në krahasim me personat që vuajnë nga çrregullime të tjera psikike. Nga 207 pacientët e ekzaminuar, 17% kishte humbur punën të paktën një herë, 39% ishte detyruar të mbyllte një lidhje, 28% ishte infektuar nga sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe 78% kishte probleme referimi në jetën seksuale.

Sipas studimit, 54% e pacientëve hiperseksualë e kanë kuptuar që vuajnë nga ky çrregullim para moshës 18-vjeçare, ndërsa për 30%, mosha e zbulimit varionte nga 19 deri në 25 vjeç. Sipas studiuesve, kjo e dhënë është mjaft interesante sepse nga njëra anë tregon se problemi lind herët, ndërsa nga ana tjetër jep mundësinë e marrjes së masave parandaluese.

David Duchovny, Tiger Woods, Michael Douglas, Mickey Rourke, Sharon Stone e Billy Bob Tornton janë disa nga personazhet e famshëm që e kanë pranuar me gojën e tyre varësinë ndaj seksit. Disa prej tyre janë kuruar në klinika të specializuara, ku kanë kaluar periudha të gjata për t’u shëruar nga seksi. Në SHBA ekzistojnë edhe shoqata të ndryshme që u bëjnë thirrje njerëzve për ndihmë dhe mbështetje. Megjithatë, ky çrregullim mund të kurohet në varësi të madhësisë së problemit. Mund të veprohet me terapi të ndryshme, duke i kombinuar me ato farmakologjike. Pacienti mund të trajtohet me stabilizues të humorit ose antidepresivë.
G/shqip.
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Nuk vuj nga hiperseksualiteti...po sikur te ishte i cik me e permbledhme edhe do e kisha lexu
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Deri tani me cf kam lexuar, gjithe kriminelet doktoret etj kane pasur probleme me seksin.
Ose abuzime
Ose te rralle
ose te dhunshem
kur e benin ishte satisfaksion jo i procesit te tij por dicka tjeter me kafsherore si instikt

Pra shqetesohuni nese sbeni seks, se nese beni jini te lumtur e beni me ate qe doni.
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Eshte mo xhan eshte. Imagjino, je ne pune, tak te shko mendja per seks....je duke darkuar me dike, tak prape te shko mendja per seks...je tu ec ne rruge, te shko mendja per seks. Pupu mjere ata qe i ka zene, sa te veshtire duhet ta kene lol lol
 
Po varet moj varet, sa ka shume gjera qe duhen kontrolluar, si, ku, qysh tek, yhhh
Pa keshtu u bene te gjithe te varur. :P

Tani nqs do ndonjeri te di kriteret e te merni vesh jeni a sjeni brenda, shprehuni. lol
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Ajo dihet ..... Varesia ndaj c'do gjeje ( jo vetem seksit) eshte - Semundje .

Pra nese nuk e kontrollon dot, te kontrollon = Semundje.
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Tani une nisur nga titulli po shkruaj me shume se kush rri ne kete ore e lexon tere artikullin ca thote edhe pse tema duhet trajtuar me seriozitet :P Por qe kam nje mike dmth e cila e martuar sigurisht ketu e disa vite dhe kur eshte puna te rri ndonje nate jashte shtepise psh tek une,nuk e ka te mundur sepse se lejon i shoqi...Po as ne rast nevoje dmth, oret qe ai eshte ne shtepi duhet te jete e ajo aty ..Dhe sic me ka shpjeguar kjo,ai e ka te domosdoshme te kryeje marredhenie cdo dite..ndryshe ka dhimbje

Tani une androloge s'jam xhanem :P por qe ka pasur e raste te tjera te degjoj per kete, kshu qe s'di nese mund te quhet varesi por meshkujt mund te na ndriconin me shume rreth ksaj ahaha :P
Se kemi degjuar gjithashtu qe kur dikush ka crregullime mendore apo fiksime ...gjera psikologjike shpesh vuan nga dhembje fizike edhe pse ne te vertet ai/ajo eshte mire nga ana shendetesore!!
 
Nuk e lejon i shoqi ... e paske ne hall te madh shoqen, ndihmoje.

Dhune seksuale ( imponim, manipulim).....jane prb serioze te thella k'to, nuk jane thjeshte prb qejfi/kenaqesie.
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Tani une nisur nga titulli po shkruaj me shume se kush rri ne kete ore e lexon tere artikullin ca thote edhe pse tema duhet trajtuar me seriozitet :P Por qe kam nje mike dmth e cila e martuar sigurisht ketu e disa vite dhe kur eshte puna te rri ndonje nate jashte shtepise psh tek une,nuk e ka te mundur sepse se lejon i shoqi...Po as ne rast nevoje dmth, oret qe ai eshte ne shtepi duhet te jete e ajo aty ..Dhe sic me ka shpjeguar kjo,ai e ka te domosdoshme te kryeje marredhenie cdo dite..ndryshe ka dhimbje

Tani une androloge s'jam xhanem :P por qe ka pasur e raste te tjera te degjoj per kete, kshu qe s'di nese mund te quhet varesi por meshkujt mund te na ndriconin me shume rreth ksaj ahaha :P
Se kemi degjuar gjithashtu qe kur dikush ka crregullime mendore apo fiksime ...gjera psikologjike shpesh vuan nga dhembje fizike edhe pse ne te vertet ai/ajo eshte mire nga ana shendetesore!!

Ky po qe eshte crregullim.
 
E perdorka dhimbjen si justifikim.
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Hiperseksualiteti futet te varësitë e reja të ashtuquajtura “pa arsye”, siç është ajo e kumarit dhe e të bërit pazar pa hesap.
G/shqip.

Deri ne sa hove nuk konsiderohet varesi?? :gjuhe:

Ky krahasimi me pazar ma kenaqi shpyrtin :kafeja:paramendo cfare zgjidhje ideale :yep: e mu ca mike me thonin se vuajne nga shumeshoppingu :uff: e une sua kam kuptu vuajtjen :okidoki::peshkim:
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Tani une nisur nga titulli po shkruaj me shume se kush rri ne kete ore e lexon tere artikullin ca thote edhe pse tema duhet trajtuar me seriozitet :P Por qe kam nje mike dmth e cila e martuar sigurisht ketu e disa vite dhe kur eshte puna te rri ndonje nate jashte shtepise psh tek une,nuk e ka te mundur sepse se lejon i shoqi...Po as ne rast nevoje dmth, oret qe ai eshte ne shtepi duhet te jete e ajo aty ..Dhe sic me ka shpjeguar kjo,ai e ka te domosdoshme te kryeje marredhenie cdo dite..ndryshe ka dhimbje

Tani une androloge s'jam xhanem :P por qe ka pasur e raste te tjera te degjoj per kete, kshu qe s'di nese mund te quhet varesi por meshkujt mund te na ndriconin me shume rreth ksaj ahaha :P
Se kemi degjuar gjithashtu qe kur dikush ka crregullime mendore apo fiksime ...gjera psikologjike shpesh vuan nga dhembje fizike edhe pse ne te vertet ai/ajo eshte mire nga ana shendetesore!!

Nje pyetje per shoqen tende...po gjate asaj javes "se shenjte" si e zgjidh problemin e dhimbjeve ky burri?
 
Paska qen kokrra mashtrusit ai hahahahhahahaha po kjo shoqja jote moj mbyll ne shtepi rri qe e paska honger sapunin per djath lol
 
Me ate menyren qe s'te pelqen ty si duket lol Po se s'ka menyra sa te duash o Mon :P

S'hyra kaq ne detaje drejt me thene por s'eshte rasti i pare qe e degjoj...
 
Haha ja qani hallin shoqes juve,asaj vete i pelqente pa rrinte po he lol
 
Duket,,, perderisa i beka ball edhe me lulkuqe mbi mure lol
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Se kemi degjuar gjithashtu qe kur dikush ka crregullime mendore apo fiksime ...gjera psikologjike shpesh vuan nga dhembje fizike edhe pse ne te vertet ai/ajo eshte mire nga ana shendetesore!!

Une do te keshilloja te mos flisje per gjera qe sja ke iden. Non sense kjo qe thua.
Saper problemin e shembullit qe solle, ndoshta nje problem e ka ai por jo tamam siç
ta ka thene ty shoqja, te kane genjyer mire. Mos ji kaq naive
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Une do te keshilloja te mos flisje per gjera qe sja ke iden. Non sense kjo qe thua.
Saper problemin e shembullit qe solle, ndoshta nje problem e ka ai por jo tamam siç
ta ka thene ty shoqja, te kane genjyer mire. Mos ji kaq naive

Mos ja fut qorres kot ti njehere se ndoshta ske lexuar apo sje informuar mire...pa le po me jep edhe keshilla mua tani...po shko moj pyet edhe mjeket vete do te thone qe dikush qe vuan nga ana psikologjike shpesh keto simptoma i shfaqen ne trup...ndjen dhimbje psh,ndjehet i semure vazhdimisht edhe pse mjeket e kane siguruar qe nuk vuan nga asgje..Nejse hajde se une cdo here kot flas sipas jush :)

Max ndoshta eksitohen me shume me ato "lulekuqet" lol
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Me ate menyren qe s'te pelqen ty si duket lol Po se s'ka menyra sa te duash o Mon :P

S'hyra kaq ne detaje drejt me thene por s'eshte rasti i pare qe e degjoj...

Harram harram.....ytttttt jazek pis milet

hallal shoqja ...hallall burri ...po ti si ia ben kur dgjon nga keto historira??
Vallaj shoqe e mike kom prej nji jete...po kaq detaje sa te ka tregu shoqja ty..ncuq lol
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Mos ja fut qorres kot ti njehere se ndoshta ske lexuar apo sje informuar mire...pa le po me jep edhe keshilla mua tani...po shko moj pyet edhe mjeket vete do te thone qe dikush qe vuan nga ana psikologjike shpesh keto simptoma i shfaqen ne trup...ndjen dhimbje psh,ndjehet i semure vazhdimisht edhe pse mjeket e kane siguruar qe nuk vuan nga asgje..Nejse hajde se une cdo here kot flas sipas jush :)

Qetesohu Rea, mos mer vrull, mbase ti gjera di por nuk i argumenton ose me sakte kur i shkruan i ben lemsh. Dhe ashtu siç ti e kishe shkruajtur skishte sens.

Gjithsesi per nje gje ke te drejt te tjeret mendojn se flet kot se ti mer vrull shpejt e sdi me çthua pastaj. Nuk te vuri njeri pistoleten ne koke qe me drejtohesh ne ate menyre, ndaj keep calm. ;)
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Harram harram.....ytttttt jazek pis milet

hallal shoqja ...hallall burri ...po ti si ia ben kur dgjon nga keto historira??
Vallaj shoqe e mike kom prej nji jete...po kaq detaje sa te ka tregu shoqja ty..ncuq lol

Ahaha po avash o Mon detajet se ska then ndonje gje kush e di jo...mos me provoko dmth se ka e te tjera me intime se kaq lol ..epo varet nganjehere ja mua ato me hapen per disa gjera ndersa une shpesh jam me e kufizuar,ndoshta sepse skemi te njejtin status :)
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Qetesohu Rea, mos mer vrull, mbase ti gjera di por nuk i argumenton ose me sakte kur i shkruan i ben lemsh. Dhe ashtu siç ti e kishe shkruajtur skishte sens.

Gjithsesi per nje gje ke te drejt te tjeret mendojn se flet kot se ti mer vrull shpejt e sdi me çthua pastaj. Nuk te vuri njeri pistoleten ne koke qe me drejtohesh ne ate menyre, ndaj keep calm. ;)

Prandaj erdhe ti per te me theksuar se sa di une te argumentoj moj!?
Mos me lexo!

E qete jam pa merak ama "ironite" s'me pelqejne e si duroj! :)
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Edhe une keshtu si nimfomane qe jam do i them burrit do me kape emigrena po se beme :P
 
ti ske nevoj ti thuash lol

ti e ben!
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Mendova ti beja si e pafajshme mbase kjo e eksiton me sh :P

pse keshtu ??? ka filluar te ndjehet i frustruar? lol
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

pse keshtu ??? ka filluar te ndjehet i frustruar? lol

Thjeshte si cdo mashkull do mish te ri te fresket :P
Duhet te qepem dhe nje here...e mban mend heren e pare elektrizuese ??? :P
 
Titulli: Varësia ndaj seksit është çrregullim mendor

Thjeshte si cdo mashkull do mish te ri te fresket :P
Duhet te qepem dhe nje here...e mban mend heren e pare elektrizuese ??? :P

Me keto qe thua ,,,asnje mashkull nuk do pranonte kete monotonin tende!
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back