Varesia ndaj droges, prirje personale

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ka më shumë se 2000 ilaçe për trajtimin dhe parandalimin e drogave në fazën e eksperimentimit klinik, me ndërhyrjen direkte ose financimin e "National Institute on Drag Abuse and Alcoholism". Instituti "Picoëer Institute for Learning and Memory" të "Massachusetts Institute of Technology", që organizon një konferencë ndërkombëtare mbi këtë temë me pjesëmarrjen e neurologëve dhe biokimistëve më të mëdhenj të botës. "Journal of Neurosience" dëshiron të reklamojë kërkimet mbi këtë temë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hapur lufta kundër drogave dhe ajo që e ka deklaruar këtë ka qenë Nora Volkaw, drejtoreshë e institutit "Drag Abuse" të Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit.

Psikiatre dhe neuroshkencëtare me famë botërore, Volkow ka treguar se te drogat janë verifikuar ndryshime fizike në reagimet cerebrale, të cilat janë të përfshira në arsye, vendosmëri dhe kënaqësi. Duke punuar për ciklin e dopaminës, një neurotransmetues ka treguar se sasitë e pranishme në trurin e një individi mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e përgjegjësisë së saj në marrjen e drogës dhe që ulja e disa substancave si acidi "gama aminobutyric" dhe "glutamato" mund ta mjekojnë sëmundjen. Rezultati i kërkimeve të saj ka shërbyer për të stimuluar atë që mund të jetë përshkruar si një hap ndaj substancës, e cila është e aftë të kurojë të droguarit. Nora Volkaw ka dhënë një intervistë për ta shpjeguar më mirë këtë fenomen.

Droga është një sëmundje e trurit?

Mbërritja e rezonancës magnetike dhe teknika të tjera të një parashikimi të kompjuterizuar të proceseve fiziologjike në jetesë na kanë lejuar të kërkojmë në trurin e personave të sëmurë nga e keqja. ثshtë konfirmuar se bëhet fjalë për një shqetësim fiziologjik, që influencon në proceset cerebrale, të cilat rregullojnë arsyen, mënyrën në të cilën merren vendimet dhe mekanizmat që parandalojnë mënyrën e të sjellurit. Jo vetëm këtë, por edhe arritjen e përparimit në mënyrën e të mësuarit. Kështu konsolidojmë informacionet dhe arkivojmë eksperiencat.

Cilat janë mosfunksionimet cerebrale që shkaktojnë drogat?

Në fillimin e drogës ndërhyjnë shumë hapësira të trurit dhe shumë mosbalancime kimike të ndryshme. Ndryshimet më të fsheha janë ato që mund t‘i interesojnë sistemit të dopaminës, një neurotransmetues shumë i rëndësishëm, sepse është i përfshirë në uljen dhe rregullimin e aktiviteteve të hapësirave cerebrale të cilat marrin pjesë në precizionin e kënaqësisë dhe të dhimbjes dhe drejtojnë përgjigjen shpërblyese të sjelljes tonë. Dopamina influencon edhe në hapësirat e trurit, të cilat janë përgjegjëse të përgjigjes emocionale dhe që kontrollojnë dëshirat dhe pasionet tona. Gjithashtu dopamina është e përshirë edhe në përgjigjen e menjëhershme të stimujve emocionalë dhe ambientalë; luan një rol të rëndësishëm në kujtesë. Pra, dopamina është një nga neurotransmetuesit parësorë dhe një prej përzierësve kimikë që goditet më shumë nga përdorimi i drogave. Nëse shqetësohet dopamina, shqetësohen të gjitha hapësirat përgjegjëse të sjelljeve që përshkruam deri tani.

Në cilën mënyrë sistemi i dopaminës goditet nga përdorimi i drogave dhe çfarë ndërhyrjesh mund të përdoren për të ristabilizuar ciklin natyral?

Celulat që prodhojnë dopaminën janë zakonisht të aktivizuara nga ngjarje të rëndësishme nga shumë pikëpamje. Një gjë që shkakton kënaqësi është një ngjarje e dukshme, të njëjtën gjë mund të themi edhe për atë që provokon dhimbje. Celulat e dopaminës, të aktivizuara një herë, e shtyjnë trurin të përgjigjet ndaj stimulit. Nëse një fakt është shumë i kënaqshëm, celulat e dopaminës aktivizohen dhe i komunikojnë trurit që është e nevojshme të përgjigjet në mënyrë pohuese të plotë. Për shembull: nëse Ajo, që është një person i shëndoshë, takon një mik, sistemi i saj i dopaminës aktivizohet dhe i dërgon një mesazh trurit duke i komunikuar se është e nevojshme të arrijë kënaqësinë e plotë nga ai stimul. Sepse ndodh kjo gjë: ajo adopton një sërë strategjish- do ta vonojë rikthimin e tij në vendin e punës, në shtëpi ose në shkollë -për ta mbajtur veten me mikun. Nëse ndërhyn me sistemin e dopaminës, çekuilibrohen edhe sjelljet natyrale, si dashuria për fëmijët ose dashuria për nusen, apo instinktet e tjera, të cilat janë të rëndësishme për mbijetesën. Kur pretendohen droga si kokaina, marijuana apo alkooli, krijohet një konkurrencë e brendshme për aktivizimin e sistemit të dopaminës: aktivizimi i shkaktuar nga drogat është më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm se ai i prodhuar nga stimujt natyralë, aktivizimi i shkaktuar nga droga paraardhëse dhe ajo pasardhëse nga aktivizuesit natyralë. Përdoruesi i drogës në fund nuk i përgjigjet më stimulit natyral, por vazhdon të reagojë ndaj stimulit të drogës. Fillon kështu një rreth vicioz dhe për të motivuar një person duhet të ndërhyjnë stimuj më të fuqishëm se ata natyralë.

Kërkuesit janë në kapje të molekulave të afta që luftojnë këtë efekt. اfarë ka në horizont?

Dy përbërës shumë premtues, gaba dhe glutamato, që janë të afta të ngacmojnë neuronet. Ndërsa gaba në kundërshtim është penguesi kryesor i tyre, le të themi që glutamato i shërben trurit si përshpejtues i motorit dhe gaba është njësoj sikur të jetë frena. Kështu, kur përdoret gaba celulat nuk ngacmohen, ndërkohë që reagojnë fort kur përdoret glutamato. Të gjithë përbërësit së bashku kërkojnë të kompensojnë efektin e drogave në tru. Në shumë raste gaba arrin të zvogëlojë kapacitetin cerebral për të reaguar në mënyrë graduale ndaj stimulit të drogës.

Dhe në këtë rast çfarë ndodh?

Marrim si shembull përgjigjen normale të trurit njerëzor ndaj një dëshire. Shpesh herë na ndodh të shikojmë diçka që duam, por jo gjithmonë reagojmë në mënyrë të vetëdijshme; shumë herë vendosim të bëjmë më pak gjëra për shumë arsye. Në këtë moment është gaba ajo që vepron. Duke mos lejuar efektet, personi do të ketë vështirësi për të kontrolluar intensitetin e dëshirës në zotërim dhe kjo do të shkatërrohet. Një nga hapësirat ngacmuese të kërkimit për ilaçet direkte në mjekimin e të droguarve është ajo relative ndaj përdorimit të ilaçeve që zhvillojnë koncentrimin e gaba-s në tru. Në përgjithësi ilaçet për të trajtuar epilepsinë, apo miorilassanti, si "topiramato" dhe "balclofen" funksionojnë më së miri në ristabilizimin e ekuilibrit të gaba-s dhe japin rezultate të kënaqshme në mjekimin e të alkoolizuarve dhe të atyre që marrin kokainë.
 
Kjo do të thotë që vetëm një ilaç mund të jetë ndihmë në të gjithë llojet e vartësve?

Nëse jo në të gjithë, të paktën në një pjesë të mirë. Disa përbërës influencojnë në reagimin e trurit si depresioni, inati. Sigurisht që të njëjtat ilaçe mund të përdoren në luftimin e atyre drogave që shkaktojnë të njëjtat reagime. Dhe ndoshta mund të funksionojnë edhe në shërbim të lindjes së sëmundjes si iperfagia, loja me zare, mosfunksionimi i sjelljeve seksuale.

Cilat janë hapësirat e trurit që ndërhyjnë në formacionin e sjelljes së të droguarit?

Hapësirat kyçe janë amigdala, që gjithmonë luan një rol të rëndësishëm tek emocionet; korja frontale, që është e përfshirë kur përcaktojmë një eksperiencë ose një stimul, është zona orbitale. Kur një person është i droguar, kjo e fundit përshpejtohet dhe përfshin si kujtesën, ashtu edhe trurin.

Një ilaç që arrin të bllokojë reagimin e amigdaloidit mund të ndalojë aktivizimin e gjithë punës.

Ju mendoni me të vërtetë që neurofiziologjia mjafton për të shpjeguar të droguarit kronikë?

Unë mendoj se vetëm duke kuptuar mirë se cilat janë arsyet që i japin drejtim një sjelljeje të varur pas pushimit duhen trajtuar me kujdes. Marrim si shembull të droguarit kronikë: ka një ndryshim të madh mes atyre që përdorin marijuanë dhe atyre që përdorin kokainë ose amfetaminë. Duhet të kuptojmë jo vetëm trajtimet e përgjithshme të një vartësie. Nëse njëri merr amfetaminë, sistemi i dopaminës prishet më në thellësi, sesa me drogat e tjera. Ata që e përdorin janë shumë shkatërrues dhe aftësitë e tyre njohëse janë vërtet komprometuese, por është një mënyrë shumë ndryshe nga ajo e alkoolizimit, që në fakt bën të vuajë akoma më shumë memorien.

Mundja e drogimit kronik kalon vetëm me një pilulë?

Sigurisht që një ilaç të ndihmon, të paktën të bllokojë dhunën e sëmundjes. Por vetëm nuk mundet. Duhet të ndërhyjmë me zgjidhjet e sjelljeve dhe kjo fazë e dytë arrin më shumë nëse personi nuk është i burgosur mendërisht në domosdoshmërinë për të marrë dozën e përditshme. Ilaçet anti-varësi mund të jenë protagonistë të anti-dhimbjes: përdoren për të qetësuar dhimbjen dhe më pas për të kuruar pacientin. E njëjta gjë mund të ndodhë me pilulën kundër varësisë: bllokohet dëshira që më pas të ndërhyhet me terapinë.

Metadone, naltrexone dhe bruprenorfina nuk zhvillojnë këtë funksion?

Jo, ato janë molekula të cilat aktivizojnë receptorët e dopaminës, siç bëjnë drogat e tjera. ثshtë njëlloj sikur loja me shkallët muzikore të zëvendësohet si një drogim kronik me një tjetër. Objektivi ynë duhet të jetë ai për të kuruar sëmundjen, jo ta zëvendësojmë.


Nga alkooli te kokaina

Në pritje për të ardhur ilaçet, të cilat janë të afta për të reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi mekanizmin e formacionit të drogave, psikiatrit dhe neurologët përdorin një sërë molekulash, të cilat reagojnë mbi stimujt e vetë drogave kronike dhe mund të ndihmojnë në terapi.

ja disa prej tyre:

Antidepresivë

Shpesh përdoren edhe për të trajtuar varësitë ndaj substancave: në veçanti "amitriptillina" është efikas kundër varësisë ndaj duhanit.

ACAMPROSATO

Ilaç anti-dëshirë (përshkruhet kështu dëshira e thellë dhe e pafrenueshme për të pranuar një substancë specifike) përdorur në Evropë në trajtimin e alkoolizmit, që është aprovuar vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mekanizmi i aksionit vazhdon të jetë pak i njohur dhe ka efekte të rënda anësore.

Balcofen

ثshtë përdorur për qetësimin e muskujve, është shfaqur efikas për trajtimin e alkoolizmit dhe në disa raste të varësisë nga heroina dhe kokaina. Duket se është i aftë për të ndaluar çlirimin e neurotransmetuesve që janë të përfshirë në sjelljen abuzive dhe varësinë (dopamina, noradrenalina, seteronina dhe glutamato).

BENZODIAZEPINA

Ilaç me veprim qetësues-hipnotik. ثshtë përdorur në shumë raste për të kuruar efektet e substancave abuzive, për shembull për të trajtuar toksikimin e menjëhershëm nga "Lsd" dhe varësinë nga kokaina.

Buprenorfina

Molekulë e sintezave që ka karakteristikë në pjesë të ngjashme, në pjesët e kundërta ndaj atyre narkotike. ثshtë përdorur për vite për trajtimin e varësisë nga lëndët narkotike dhe kokaina.

Bupropione

Ka lindur si antidepresiv. ثshtë përdorur për trajtimin e varësisë nga duhani, vetëm ose në lidhje me leukoplastin në bazë të nikotinës.

Clonudina

Antidepresiv që reagon mbi sistemin nervor. ثshtë shfaqur efikas kundër krizave të maturisë nga nikotina dhe nga substanca të tjera, edhe pse shfaq efekte anësore të papërfillshme.




Marre nga: Sipas nje studimi te fundit, gjithcka varet nga truri yne.Shpresa e se ardhmes medikamentet qe do te rregullojne mosfunksionimet cerebrale qe na kthejne ne skllever te pluhurit te bardhe

Editor Per Veriu Portal: gento
 
Tymosja e marihuanës dëmton pjesë të rëndësishme të trurit

Kënaqësia shumëvjeçare me marihuanë mund të nxis zvogëlimin e pjesëve të rëndësishme të trurit deri në 12 për qind, kanë publikuar shkencëtarët australianë nga universiteti në Melbourne.

Incizimet e detajuara të trurit tek 15 të anketuar, të cilët gjatë 20 viteve kanë konsumuar së paku pesë cigare marihuanë në ditë, kanë dëshmuar se hipokampusi i tyre është më i vogël për 12 për qind, derisa amigdala për shtatë për qind, krahasuar me 16 personat në grupin testues, të cilët nuk kanë konsumuar marihuanë.

Hipokampusi rregullon memorien dhe emocionet derisa amigdala luan rol në menaxhimin e frikës dhe agresionit. Ata të cilët kanë konsumuar marihuanën kanë kaluar keq edhe në testet e memories, ku u është kërkuar të mbajnë mend një listë prej 15 fjalësh.

"Këto rezultate sjellin në pikëpyetje besimin e shpërndarë se pirja e marihuanës ka pak apo aspak ndikim në tru", ka thënë njëri nga hulumtuesit për gazetën Herald Sun.

Të 15 të anketuarit të cilët kanë pirë marihuanë kanë mesatarisht 39 vjet dhe nuk kanë konsumuar lloje të drogave tjera.



CdoDite.com :: Spektër > Shëndet > Tymosja e marihuanës dëmton pjesë të rëndësishme të trurit
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top