Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

TIRANE - “Ju nuk më pyetët kur më fejuat. Nuk ishte dëshira ime që të martohem. Më mirë preferoj të vdes”. Sipas Policisë, këto kanë qenë fjalët e fundit që shkroi në letër një vajzë 20-vjeçare, e cila u vetëvar në Lundër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në momentin kur viktima Sirie Gjana ndodhej vetëm në shtëpi dhe i ka dhënë fund jetës duke u varur në kasollen e bagëtive.

44643_92.jpg

Letra e lamtumirës që familjarët kanë gjetur në dhomën e saj sapo janë kthyer në shtëpi ka qenë një tronditje e rëndë për ta dhe menjëherë kanë nisur ta kërkojnë rreth shtëpisë, derisa e kanë gjetur të pajetë. Babai i 20- vjeçares, duke e pasur të vështirë të besonte se e bija ishte vetëvarur, ka lajmëruar menjëherë Policinë e kryeqytetit, duke dyshuar se kjo ngjarje ishte vepër e dikujt tjetër dhe jo e vajzës së tij. Por, ekspertët kriminalistë të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se ngjarja ishte vetëvarje.

MOTIVI
Prindërit e viktimës i kanë dorëzuar grupit hetimor edhe një letër lamtumire që kishte shkruar vajza e tyre para vetëvrasjes dhe sipas burimeve aty saktësoheshin edhe arsyet e ngjarjes. Burimet thanë se 20-vjeçarja ka varur veten, pasi nuk ishte dakord që të martohej me një person që ishte 22 vjet më i madh se ajo. Më pas, edhe prindërit e saj kanë sqaruar se ajo ishte e fejuar pa dëshirën e saj me një 42-vjeçar, që ishte emigrant në Greqi dhe vazhdimisht e ka kundërshtuar. Disa ditë më parë asaj i kishin ndarë ditën e dasmës dhe kjo i ka humbur çdo shpresë vajzës së re për të prishur fejesën. Sipas Policisë, nisur edhe nga letra e saj, por edhe nga deklarimet e familjarëve, ky dyshohet të ketë qenë motivi i ngjarjes.
/BalkanWeb
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

I sa gjynaf :(
 
Pe: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Sdi cte komentoj... fatkeqesisht nuk eshte e vetmja qe eshte detyruar te martohet dhe qe ka mar nje vendim te tille, fundja ska shum diferenc mes vdekjes te trupit dhe te zemres kur nuk mund te vendosesh per vetveten...
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Vetevrasja eshte mekat po ece dije gjynaf qfare ti bejme emigrantit i deshirojme fat sa me shpejt kjo pushofte nepaqe
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

18-vjeçarja e varur në kasolle, babai: 1 ditë para premë ditën e dasmës
68404.jpg

TIRANE - “Allahu e di se pse vajza ime vrau veten. Shpirti i saj e di se çfarë kishte”. Këto janë fjalët e babait të 18-vjeçares Sirie Gjana, e cila, mesditën e së premtes vendosi që të vetëvarej duke u larguar përfundimisht nga kjo jetë. Lavdrim Gjana rrëfen për “Gazetën Shqiptare” momentin kur e gjeti vajzën e tij të vetëvarur dhe sqaron në të njëjtën kohë edhe raportet që kishte vajza e tij me të fejuarin e saj. “Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin, nuk kishin konflikte. Ne i kishim prerë edhe ditën e dasmës”, - pohon babai i 18-vjeçares. Por, dhimbjen më të madhe për humbjen e vajzës e ndjen nëna e saj, Flutura. 42-vjeçarja kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e saj, por asnjëherë nuk ka kuptuar tek ajo diçka që të dyshonte për vetëvrasje.
Ku ishit ditën që ka ndodhur ngjarja?
Babai: Isha bashkë me gruan në spital në Tiranë. Ka qenë ditë e premte. Unë e gjeta trupin e saj të varur dhe u mundova që ta hiqja me shpejtësi, por çdo gjë kishte marrë fund. Nëse do kishim shkuar më shpejt në shtëpi, do të kishim mundur që ta shpëtonim.
Nëna: Kishim shkuar që të merrnim analizat e mia. Por, nuk e di se çfarë kisha, sikur e parandjeva diçka dhe u nisa për në shtëpi. Kur erdhëm këtu, e kërkuam vajzën dhe nuk e gjetëm. Edhe rrobat që ka qenë duke i nderur, i kishte lënë përgjysmë. E gjetëm të varur me litar në kasollen e lopës.
Po pse mendoni se vajza juaj ka arritur deri në vetëvrasje?
Babai: Nuk e dimë se çfarë mund të ketë pasur, vetëm Allahu dhe shpirti i saj e dinë se çfarë ka pasur.
Nëna: Unë kam qenë shumë e lidhur me vajzën time, por ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dyshuese për ne. Ishte vajzë e heshtur, punëtore, ishte vajzë me norma. Edhe kur na fliste, nuk na shikonte në sy. Mua nuk më kishte thënë që kishte ndonjë gjë.
Si është e vërteta e fejesës së saj?
Babai: Kishte katër muaj që ishte fejuar me mblesëri, por me dëshirën e saj. Ata të dy u panë dhe u pëlqyen, dhe ne hapëm fejesën. Madje një ditë para se ajo të vetëvarej, ne premë ditën e dasmës. Martohej në janarin e vitit që vjen. Ishte e gëzuar, kishte nisur edhe pajën.
Sa vjeç ishte djali me të cilin ajo ishte fejuar?
Më duket se 28, por s’e di me saktësi. Ai jetonte në Greqi.
Vajza juaj, shkonte mirë me të fejuarin, pasi thuhet se ajo nuk ka dashur që të fejohej me atë?
Babai: Nuk është e vërtetë që ajo nuk ka dashur. Nëse nuk donte ajo, ne nuk prisnim ditën e dasmës, ajo nuk bënte pajë. Unë nuk di që vajza ime të kishte konflikte me të fejuarin e saj, ajo nuk na ka thënë ndonjë gjë.
A ju ka lënë ndonjë shënim vajza për t’ju shpjeguar se pse po e bënte këtë veprim?
Nëna: Nuk ka lënë asnjë shënim, asnjë letër. Unë që atë ditë kërkova në gjithë shtëpinë, në gjithë rrobat e saj, për të parë nëse më kishte lënë një shënim apo një letër për të më thënë se pse po ikte nga kjo jetë, por nuk gjeta asgjë. Edhe sot nuk e di se pse vajza ime e bëri atë veprim.
Po të fejuarin e vajzës, e keni pyetur nëse kanë pasur ndonjë konflikt së fundmi?
Babai: Po, normal që e kam pyetur. Fola në telefon atë ditë që ndodhi kjo, sepse ai nuk erdhi dot në varrim. Më tha: “U mërzite për vajzën?” “Po”, - i thashë. “Të të rrojnë fëmijët”, - më tha. “Po pse e bëri vajza këtë?” - më pyeti. “Nuk e di”, - i thashë. Kjo ka qenë biseda me të.
/BalkanWeb
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Sa vjeç ishte djali me të cilin ajo ishte fejuar?
Më duket se 28, por s’e di me saktësi. Ai jetonte në Greqi.

Ti paske qen babai me legen qe egziston ne kete bote.Ketej e ka fejuar me zor,ktej zdika moshen e "dhendrit".Ky esht vrasesi i vertet i ksaj vajze te mitur qe ra pre e injorancave prinderore duke e detyruar te fejohet pa deshiren e saj.Mbaj dhendrin tashi njeri i mbaruar,se vajza te iku
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Babai: Po, normal që e kam pyetur. Fola në telefon atë ditë që ndodhi kjo, sepse ai nuk erdhi dot në varrim. Më tha: “U mërzite për vajzën?” “Po”, - i thashë. “Të të rrojnë fëmijët”, - më tha. “Po pse e bëri vajza këtë?” - më pyeti. “Nuk e di”, - i thashë. Kjo ka qenë biseda me të.

“Allahu e di se pse vajza ime vrau veten. Shpirti i saj e di se çfarë kishte”.
Te jete robi me i trashe se bagetia?!

Duket qarte dashuria qe paska pas ky zotnia per te te fejuaren e tij. Aq e tepert paskesh qene!! Gjynah e ndjese paste ajo e ndjera. Kjo bote eshte e madhe, pranon lloj lloj kafshesh.
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Por, dhimbjen më të madhe për humbjen e vajzës e ndjen nëna e saj, Flutura. 42-vjeçarja kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e saj, por asnjëherë nuk ka kuptuar tek ajo diçka që të dyshonte për vetëvrasje.
Ku ishit ditën që ka ndodhur ngjarja?
Babai: Isha bashkë me gruan në spital në Tiranë. Ka qenë ditë e premte. Unë e gjeta trupin e saj të varur dhe u mundova që ta hiqja me shpejtësi, por çdo gjë kishte marrë fund. Nëse do kishim shkuar më shpejt në shtëpi, do të kishim mundur që ta shpëtonim.
Nëna: Kishim shkuar që të merrnim analizat e mia. Por, nuk e di se çfarë kisha, sikur e parandjeva diçka dhe u nisa për në shtëpi. Kur erdhëm këtu, e kërkuam vajzën dhe nuk e gjetëm. Edhe rrobat që ka qenë duke i nderur, i kishte lënë përgjysmë. E gjetëm të varur me litar në kasollen e lopës.
Po pse mendoni se vajza juaj ka arritur deri në vetëvrasje?
Babai: Nuk e dimë se çfarë mund të ketë pasur, vetëm Allahu dhe shpirti i saj e dinë se çfarë ka pasur.
Nëna: Unë kam qenë shumë e lidhur me vajzën time, por ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dyshuese për ne. Ishte vajzë e heshtur, punëtore, ishte vajzë me norma. Edhe kur na fliste, nuk na shikonte në sy. Mua nuk më kishte thënë që kishte ndonjë gjë.

Si është e vërteta e fejesës së saj?
Babai: Kishte katër muaj që ishte fejuar me mblesëri, por me dëshirën e saj. Ata të dy u panë dhe u pëlqyen, dhe ne hapëm fejesën. Madje një ditë para se ajo të vetëvarej, ne premë ditën e dasmës. Martohej në janarin e vitit që vjen. Ishte e gëzuar, kishte nisur edhe pajën.
Sa vjeç ishte djali me të cilin ajo ishte fejuar?
Më duket se 28, por s’e di me saktësi. Ai jetonte në Greqi.
Vajza juaj, shkonte mirë me të fejuarin, pasi thuhet se ajo nuk ka dashur që të fejohej me atë?
Babai: Nuk është e vërtetë që ajo nuk ka dashur. Nëse nuk donte ajo, ne nuk prisnim ditën e dasmës, ajo nuk bënte pajë. Unë nuk di që vajza ime të kishte konflikte me të fejuarin e saj, ajo nuk na ka thënë ndonjë gjë.

A ju ka lënë ndonjë shënim vajza për t’ju shpjeguar se pse po e bënte këtë veprim?
Nëna: Nuk ka lënë asnjë shënim, asnjë letër. Unë që atë ditë kërkova në gjithë shtëpinë, në gjithë rrobat e saj, për të parë nëse më kishte lënë një shënim apo një letër për të më thënë se pse po ikte nga kjo jetë, por nuk gjeta asgjë. Edhe sot nuk e di se pse vajza ime e bëri
atë veprim.
Po të fejuarin e vajzës, e keni pyetur nëse kanë pasur ndonjë konflikt së fundmi?
Babai: Po, normal që e kam pyetur. Fola në telefon atë ditë që ndodhi kjo, sepse ai nuk erdhi dot në varrim. Më tha: “U mërzite për vajzën?” “Po”, - i thashë. “Të të rrojnë fëmijët”, - më tha. “Po pse e bëri vajza këtë?” - më pyeti. “Nuk e di”, - i thashë. Kjo ka qenë biseda me të.
/BalkanWeb

Me vjen keq per prinderit dhe familjen e saj , persa i perket te pandehures u prehte ne paqe, kur te merr ere koka s'te ben dot derman njeri , nga intervista duket qe prinderit nuk ngjajne edhe aq te kembengulur, dhe shprehin perkudesje ndaj saj duke menduar qe kane pasur 1 lidhje te mire me te ..... sic duket vajza ka pasur komplekset e saj......

ne interviste nuk thuhet gje per fejese pa deshire ??? nga doli ky titull kshu .......
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Kam pasur nje rast te vetevarjes ne familjen e gjere, dhe as sot nuk e dijme aresyen. Gjysme ore para se te vetvarej ishte me te fejuaren, cdo gje ne rregull, bisedoi me vellane e tije i cili pastaj iku ne gjume (flinin ne te njejten dhome). Asgje per te dyshuar...mirepo pak minuta me vone ai vetevaret dhe kur e kane gjetur kishte shenja qe ishte munduar te shpetonte...pra eshte veprim ne nje moment te krizes, por veprim qe nuk ka rruge prapa.
Mendoj se edhe ky rast eshte i tille, vajza e fejuar me deshire (nese eshte e vertete) dita e dasmes e percaktuar...asnje dyshim...dhe bum hedh vehten ne litar...dhe iken nga kjo jete.

Ngushellime familjes dhe e ndjera u preft ne paqe (megjithese asnje fe nuk lejon te behesh katil i vetvehtes)!
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

kjo gje koka lesh hesapi !! dikund 20 vjet ! dikun 18 vjet ! dikun ka lan leter e dikun ska lan leter ? dikun i fejuari 42 vjeqar e dikun i fejuari 28 vjeqar !!!? cilla eshte e verteta ketu ?
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Nuk jap komente derisa te merret vesht ngjarja e vertete dhe jo me lojrat e gazetave.

Se baj ma gabimin qe bana me rastin e asaj goces ''qe e kishin perdhunuar ne austri gjasme'' e nfund doli qe kishte shku per qejf t vet.
 
Plotesisht me vend AjSi, lajmet e pa vertetuara po na turbullojne mendjen edhe me shume,,,,e kush e di cka meshihet pas gjithe kesaj...por nje gje dihet...ajo iku nga kjo jete....
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Me vjen keq per prinderit dhe familjen e saj , persa i perket te pandehures u prehte ne paqe, kur te merr ere koka s'te ben dot derman njeri , nga intervista duket qe prinderit nuk ngjajne edhe aq te kembengulur, dhe shprehin perkudesje ndaj saj duke menduar qe kane pasur 1 lidhje te mire me te ..... sic duket vajza ka pasur komplekset e saj......

ne interviste nuk thuhet gje per fejese pa deshire ??? nga doli ky titull kshu .......

Vetem ti mund te thoje dicka te tille.
E nga e dinte familja ateher qe motivi i vetvrasjes ishte martesa?
Nga CFARE dhe KUR e kuptuan qe kishte var veten sepse nuk deshironte te martohej me ket 28 vjecarin(por tek lajmi i pare thone se eshte 42 vjec) me te cilin thuhet qe kishte raporte shum te mira?
Raportet ishin aq te mira sa as nuk pati fytyre te prezantohej per varrimin e vajzes dhe mbyll telefonaten ne menyr shume te kendshme me vjehrrin.

Prindërit e viktimës i kanë dorëzuar grupit hetimor edhe një letër lamtumire që kishte shkruar vajza e tyre para vetëvrasjes dhe sipas burimeve aty saktësoheshin edhe arsyet e ngjarjes.
Më pas, edhe prindërit e saj kanë sqaruar se ajo ishte e fejuar pa dëshirën e saj me një 42-vjeçar, që ishte emigrant në Greqi dhe vazhdimisht e ka kundërshtuar.

Ky eshte fati i shum e shum vajzave te tjera... nuk arri ti konceptoj dhe kurre sdo i pranoj.
Kam par martesa te 'detyruara' dhe ne qytet, dhe jashtshtetit (po flas per shqiptaret) dhe duket 1 km larg "shendetesia e ktyre martesave"...
me vjen per te vjell dhe inat kur mendoj se kjo 18 mund te kishte nje te ardhme tjeter...
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Vetem ti mund te thoje dicka te tille.
E nga e dinte familja ateher qe motivi i vetvrasjes ishte martesa?
Nga CFARE dhe KUR e kuptuan qe kishte var veten sepse nuk deshironte te martohej me ket 28 vjecarin(por tek lajmi i pare thone se eshte 42 vjec) me te cilin thuhet qe kishte raporte shum te mira?
Raportet ishin aq te mira sa as nuk pati fytyre te prezantohej per varrimin e vajzes dhe mbyll telefonaten ne menyr shume te kendshme me vjehrrin.

Ky eshte fati i shum e shum vajzave te tjera... nuk arri ti konceptoj dhe kurre sdo i pranoj.
.

Ti dukesh qe s'je e qarte me mendjen tende, une shpreha ngushellim ndaj familjes se saj nqs ky lajm eshte i vertete dhe nuk hyra te paragjykoj me thelle , pasi lajmi me titullin e temes paraqisin 2 gjera te ndryshme..... pra nuk eshte i qarte dhe i plote s'ka asnje lloj deshmie ....

Sa per djalin qe ke theksuar nuk i di lidhjet e tyre se qysh e tek dhe ne fakt s'me intereson pse s'ka shkuar ne varrim.... zgjedhja e tij, mbase edhe e ka marre vesh qe e ka tadhetuar ku di une.....

Sa per rrjeshtat e fundit thjeshte dua te theksoj dhe te garantoj qe prinderit e mi as qe ja kane pas idene se c'fare bluhej ne mendjen time ne ate moshe, dhe absolutisht nuk eshte faji i tyre ne k'te rast...... perkundrazi une paraqitesha tek ato shume normale, me 1 sjellje te padyshimte dhe mendonin qe me njihnin sh mire me ate te tyren , kshuqe s'mund te fajesoj prinderit gjithmone.......
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Sarrij ti kuptoj keto prinder...

Nje gje do i thoja atij zoterise mos permend me Allahun kaq...sepse je ti ai pergjegjesi
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Mentalitet qe lind dhe rrit viktima ne 7 breza..... Di te them nuk ka vuajtje me te poshter se vuajtja per hater te atyre qe ke shume perzemer ne kete rast prinderit.
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

nuk varet vetja per asnje motiv , por kjo gjynaf se paska qen dhe e re shume per nje akt te tille !
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

kujtojn prinderit se banen gja te madhe marrin fmit ne qaf kujtojn se po ju met vajza nshpi qa turpit :S
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Nje fatkeqsi per familjen e vajzes ....Gjynah te mbyllesh jeten vetem pse do te martojen me zor..Nga ana tjeter dhe kto medijat jan me legenet asnje lajm te sakt nuk lexon duke par siper nje her thotn se dim ishte diku tek 28 vjec dhe vajza 18 vjece ne vend tjeter thon burri ishte 45 vjec dhe vajza 20 ...Me pak fjal lesh me tresh ke te lexosh e besosh me para , medjeas as qe i intereson shum mjafton te ket nje lajmm per te shit gazeten...
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Ndoshta ska qen ashtu si i duan emigrantet femrat e paprekura edhe eshte detyruar ta beje kete
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Ngushellimet e mia per vajzen , por prinder du tju them dicka : Ka ik ajo koha e qepes se mos vajza te mbet ne der . Ka ik ajo koha e qepes qe vajza duhet te gjejn burrin me shkusi .
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Kjo trimeresha mas pari e paska pas nje lidhje te zezen njerezit mjerana zgjithjen e gjejne ne vetevrasje .
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Prap vazhdojn prinderit me kto budallalleqe , lerini mer femijet te dashurohen e te shikojn jeten e tyre , mos fusni turit dhe ku sju takon pffff.
 
Titulli: Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

Sinqerisht mendoj, nese nje prind ka vuajtur vete, pse ta besh zingjir kete gje?
Me siguri edhe mami i kesaj martuar me shkuesi, pse nena si nene te mos beje te munduren e duhur qe femija te jete mire?
Ia per ata femije llogaritet jeta jote pas pak kohesh
Si akoma sjane sensibilizuar njerezit me keto situata?
Pse ti deshperosh femijet me martesa qe jane te destinuara te mos jene te lumtura?

Se kuptoj pse prindi smendon per lumturine e femijes pak
Shtrohu ne tavoline,pyte, ta njohe cunin i thone +60 vite e kushedi sa me nje njeri
qe ndoshta as nuk eshte person i mire (emigrant qe ka kaluar 100 femra marton te virgjeren ne shqip)

Sa inate!
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top