Vapë në Ballkan, stuhi në Evropën Qendrore

*deliza*

VIP
V.I.P
Vapë në Ballkan, stuhi në Evropën Qendrore

Disa shtete ballkanike shpallën masa të jashtëzakonshme për shkak të temperaturave të larta, përderisa disa pjesë të Evropës Qendrore janë përfshirë nga stuhitë, të cilat ua morën jetën shtatë personave.

Në Shqipëri, sot temperaturat që do të regjistrojë termometri do të jenë më të lartat e kësaj vere. Sipas parashikimit të meteorologeve, dita e sotme do të jetë më e nxehta e kesaj jave, kur temperaturat e ajrit do të shenojnë 39 grade Celsius.Moti do të jetë i nxehtë dhe i kthjellët, dielli i forte dhe ajri pothuajse “mbytës”.
Por, nga ana tjetër, sinoptikanet sqarojnë se pavarësisht temperaturave të larta që do të regjistrohen sot në të gjithë Shqipërinë, gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunën dhe të dielën temperaturat do të zbresin me disa gradë celsius, ndërkohe që nisja e javës së re do të jetë më e freskët.

Autoritetet në Greqi shpallën sot masa të jashtëzakonshme për shkak të temperaturave të larta që meteorologët i paralajmëruan për tri ditët e ardhshme, si dhe rrezikun e rritur nga zjarret, transmeton Makfaks-i.
Meteorologët grekë paralajmëruan vapë dhe temperaturë tropikale mbi 40 gradë celsiusë.


Paralelisht me masat e jashtëzakonshme në Greqi, edhe autoritetet në Rumani shpallën paralajmërim në 32 rajone në pjesën lindore dhe perëndimore të vendit për shkak të temperaturave të larta.
Niveli i dytë i alarmimit në Rumani do të mbetet në fuqi deri të shtunën.
Në Serbi ndihma emergjente medicinale natën midis të enjtes dhe të premten regjistroi mbi 100 thirrje dhe njëzet intervenime në vende publike edhe atë më së shpeshti te të sëmurë kronikë, të cilët vështirë i përballojnë temperaturat e larta.


Përderisa Ballkani përballet me temperatura tropikale, stuhi të fuqishme kanë përfshirë Poloninë dhe اekinë. Së paku shtatë persona humbën jetën në dy shtetet e Evropës qendore, ku erërat e fuqishme dhe reshjet e shiut shkulnin pemë dhe shtylla elektrike.
Autoritetet polake konfirmuan vdekjen e gjashtë personave, ndërsa së paku 34 janë lënduar.
Viktima nga moti i ligë në اeki është një grua e vjetër, ndërsa një person llogaritet si i zhdukur
.
alsat-m
 
Back
Top