Van Rompuy: Ballkani, prioriteti im

Albanian27

Anëtar i ri
HermanVanRompuy_1604294c.jpgKthimi i qëndrueshmërisë dhe forcimi i eurozonës, mbështetja për rritjen ekonomike dhe punësimin, si dhe trazirat në Lindjen e Mesme, ishin temat kryesore të takimeve të Këshillit Evropian gjatë vitit 2012.

Në rreth 80 faqe, Ballkani zë vetëm disa rreshta në raportin e parë vjetor të presidentit të BE-së Herman Van Rompuy, ku çështja e zgjerimit përfshihet në nëntitullin e “fqinjësisë”.

“Garantimi se e ardhmja e Ballkanit është Evropiane është prioritet i mandatit tim të dytë dhe jam i lumtur që u hodhën hapa të rëndësishëm gjatë vitit 2012. Në takimin e marsit ramë dakort që Serbia të bëhet vend kandidat. Në qershor udhëheqësit morën vendimin për të çelur negociatat për anëtarësim me Malin e Zi. Dhe gjatë vitit vijuan përgatitjet që Kroacia të na bashkohet si vendi i 28 anëtar më 1 korrik 2013”, thotë Van Rompuy.

Raporti i Van Rompuy përmban një përmbledhje të takimeve dhe vendimeve të rëndësishme të 27 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së mbi çështjet kryesore të vitit të kaluar. T.ch
 
Titulli: Van Rompuy: Ballkani, prioriteti im

per te arritur kete duhet qe vendet ballkanike te avancojne ne proceset integruese dhe te afirmimit te raporteve te fqinjesise se mire. per momentin situata nuk eshte favorizuese, pasi pertej bashkepunimeve ekonomike, elementi nacional eshte i theksuar... ka ende shume pune per tu bere ne kete drjtim. dhe europa nuk eshte se ka zgjidhur shume pune ne ceshjtet ballkanike, sic e tregon edhe historia. populli shqiptar eshte penalizuar...
 
Back
Top