Vala e dytë pushton Evropën

Screenshot-2020-10-12-at-7.20.39-PM.jpg


Franca

Franca ka thënë se mund të detyrohet të vendosë izolime të reja, Italia pritet të ndalojë festat private dhe bizneset në Republikën Çeke po kërkojnë mbështetjen e shtetit për të lehtësuar ndikimin e kufizimeve të reja, ndërsa vala e dytë e Covid-19 në Evropë, vazhdon të intensifikohet.

Kryeministri francez, Jean Castex, të hënën u bëri thirrje njerëzve të kufizojnë grumbullimet në shtëpitë e tyre, duke thënë se shtimi i fundit i infeksioneve të reja në vend po fut sistemin spitalor në një mbingarkesë gjithnjë e më të madhe. Presidenti Emmanuel Macron do t’i drejtohet kombit të mërkurën për veprime të mundshme të mëtejshme, për të luftuar koronavirusin.

“Nëse gjatë dy javëve të ardhshme shohim që treguesit përkeqësohen, nëse shtretërit e kujdesit intensiv mbushen edhe më shumë nga sa presim, me të vërtetë do të marrim masa shtesë,” tha Castex, duke shtuar: “Asgjë nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh atë që po shohim në spitalet tona”.

Ai përsëriti se “mund të jetë e mundur” shmangia e një bllokimi të dytë në të gjithë vendin, por tha se virusi do të jetë këtu “edhe për disa muaj” dhe nxiti publikun francez të “respektojë masat e mbrojtjes” në shtëpi. “Të vetmit që mund të rregullojnë hapësirat private janë vetë njerëzit,” tha ai.

Shumë njerëz nuk po arrijnë të vlerësojnë se “vala e dytë është këtu”, shtoi Kryeministri, duke vënë në dukje se dy qytete të tjera, Toulouse dhe Montpellier, u vunë në gatishmëri maksimale të dielën vonë – duke e çuar totalin në nëntë.

Në veçanti, ai vuri në dukje Parisin dhe rrethinat e tij, ku agjentët kryen 500 kontrolle gjatë fundjavës për të siguruar që baret ishin mbyllur sipas urdhërit, dhe restorantet po siguronin masat e distancimit social, duke rezultuar në 95 gjoba.

Agjencia kombëtare e shëndetit raportoi një rekord të gati 27,000 rasteve të reja të përditshme të virusit të shtunën, pasuar nga më shumë se 16,000 të dielën. Përqindja e testeve pozitive gjithashtu u rrit në 11.5%, dyfishi i normës së tre javëve më parë.

Drejtori i autoritetit rajonal shëndetësor të Parisit, Aurélien Rousseau, tha se përqindja e testeve pozitive në dhe rreth kryeqytetit francez ishte rritur edhe më shumë, tashmë 17%, dhe virusi po përhapet veçanërisht shpejt tek të rinjtë.

Italia

Italia, ndërkohë, po planifikon të ndalojë festat private dhe të kufizojë numrin e të ftuarve në dasma dhe funerale, në mesin e kufizimeve të reja që synojnë të frenojnë një rritje të infeksioneve të koronavirusit, sipas një projekt-dekreti të parë nga Reuters.

Dekreti ndalon njerëzit të presin më shumë se 10 mysafirë në shtëpitë e tyre ose në ndonjë ambient tjetër privat dhe gjithashtu thotë se jo më shumë se 10 të ftuar do të lejohen në dasma dhe jo më shumë se 15 në funerale.

Italia tejkaloi 5,000 raste të reja Covid-19 në një ditë të vetme të premten, për herë të parë që nga marsi dhe infeksionet ditore mbetën mbi atë nivel të shtunën dhe të dielën. Vdekjet e lidhura me Covid-in janë shumë më të ulta, normalisht nën 30 krahasuar me kulmin e mbi 900 në ditë, në mesin e pandemisë.

Në Romë, katër pjesëtarë të Gardës Zvicerane – të cilët ofrojnë roje ceremoniale dhe ndihmojnë në mbrojtjen e Papa Françeskut 83-vjeçar – dolën pozitivë të hënën, tha Vatikani. Ata janë në izolim ndërsa po gjurmohen kontaktet e tyre.

Republika Çeke

Në Republikën Çeke, bizneset, institucionet e artit dhe objektet sportive kanë kërkuar mbështetjen e shtetit pasi qeveria njoftoi kufizime të reja që pritet të sjellin dëme të mëtejshme ekonomik, duke përfshirë mbylljen e teatrove, kinemave dhe qendrave të sportit dhe palestrave. Restorantet dhe pub-et duhet të mbyllen deri në orën 20:00.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 59,920 raste aktive të Covid-19 të hënën, me një rekord ditor prej 8,615 infeksionesh të reja të raportuara të premten. Shtrimet në spitale gjatë javës së kaluar janë dyfishuar.

Rusia

Moska filloi zbatimin e masave për të mbajtur një të tretën e punonjësve të zyrave në shtëpi, ndërsa Rusia vazhdon të raportojë numra rekord të rasteve të reja. Kryetari i kryeqytetit, Sergei Sobyanin, tha se kjo javë do të ishte “vendimtare” në luftën e kryeqytetit kundër virusit.

“Ka gjithnjë e më shumë njerëz në spitale dhe numri i njerëzve në një gjendje shumë të rëndë po rritet,” tha ai në fundjavë, por këmbënguli që një vaksinë e prodhuar nga Rusia do të ishte gati për “shpërndarje masive” në muajt e ardhshëm.

Moska vendosi një izolim të rreptë në pranverë, por masat u relaksuan në qershor. Të hënën u raportuan më shumë se 13,000 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në rreth 1.3 milion, me rreth 22,000 vdekje të regjistruara.

Më shumë se 10,000 njerëz kanë marrë pjesë në testet për vaksinën Sputnik V të Rusisë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Presidenti, Vladimir Putin, njoftoi në gusht se vaksina ishte aprovuar dhe ishte e sigurt për përdorim, para se të kishte kaluar fazën përfundimtare të testeve.

Jashtë Evropës, Irani theu rekordin e tij një ditor për vdekje të reja dhe infeksione për të dytën ditë me radhë, me 272 persona të konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 4,200 raste të reja.

Universitetet dhe shkollat e rihapura kohët e fundit, si dhe bibliotekat, xhamitë, kinematë, muzetë dhe sallonet e bukurisë në zonat më të goditura, janë urdhëruar të mbyllen përsëri, ndërsa që nga e shtuna maskat kanë qenë të detyrueshme jashtë dhe në vende publike në Teheran. / bota.al
 

Attachments

  • Screenshot-2020-10-12-at-7.20.39-PM.jpg
    Screenshot-2020-10-12-at-7.20.39-PM.jpg
    114.7 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2020-10-12-at-7.20.39-PM.jpg
    Screenshot-2020-10-12-at-7.20.39-PM.jpg
    114.7 KB · Shikime: 0
Nuk lejohen vizitat nga nje familje tek nje familje tjeter thote qeveria, nderkohe shkollat i ka lene hapur dhe femijet nga familje te ndryshme mund te luajne dhe te perzihen me njeri tjetrin. ?‍♀️
 
  • Mërzi
Reactions: Ivy
Besoj se dhe shkollat do mbyllen shume shpejt.
Ketu tek une kane 1 jave pushim femijet tani ne Tetor dhe flitej qe te zgjatej deri ne 2 jave, por si perfundim u vendos mos te mbyllen per 2 jave shkollat. Ndersa ne Irlanden e Veriut e kane marre si mase mbylljen per 2 jave. Se di ç'do ndodh me vone por deri tani qendrimi qe po mban shteti eshte qe shkollat dhe arsimi te vazhdoj.
 
Nuk besoj qe do mbaje me as ekonomia, as psikollogjia e njerzve,per te pas nje mbyllje te dyte.
Tani masa do merren ,por jo mbyllje totale sic ishte ne valen e pare.
 
Do jete nje katastrofe totale po u be mbyllje e dyte ....mesa flitet e tek puna jone do merren masa shume te rrepta ne pergjithesi e ne fund nje mbyllje
 
Pritni sa tperfundojne zgjedhjet ne USA
 
Nuk besoj qe do mbaje me as ekonomia, as psikollogjia e njerzve,per te pas nje mbyllje te dyte.
Tani masa do merren ,por jo mbyllje totale sic ishte ne valen e pare.
Perpara rrezikut te jetes Nev,cdo gje duron
Edhe ekonomia nje dite do rimekembet ,edhe njerezit do i mbushin mendjen vetes qe kjo eshte zgjidhja me e mire.
Ekonomia do perjetoj ciklet e veta ashtu sic ka ndodh nder vite.
 
Covidi tashmë mund të quhet zyrtarisht një fè. Selia qëndrore është OBSH-ja e cila koordinon mesazhin me kryepeshkopët lokalë, si Fauci në SHBA apo Pipero në Shqipëri.

Dhe sjellja e njerëzve ndaj covidit është e ndarë, si ndaj çdo feje tjetër.

Janë ateistët që s'besojnë fare te koronavirusi, as kanë frikë prej tij dhe që janë të bindur që ky është një grip normal, sepse dhe gripi normal të vdes.

Janë agnostikët, që e lëkundin mendimin në ujëra të tipit "aty ka diçka, po s'jam i sigurtë a vlen gjithë ky panik" dhe që mbajnë maskë, por kryesisht tek mjekra.

Pastaj janë besimtarët e rregullt. Këta e mbajnë maskën nga mëngjesi në darkë, nga balli në fyt, veshin doreza, takohen me brryla dhe rrinë literalisht 2 metra larg çdo njeriu tjetër. Lajnë duart minimalisht 20 sekonda, 40 herë në ditë. Mbajnë me vete 3 lloje dezinfektantësh dhe zbatojnë me rigorozitet gjithë udhëzimet përkatëse të Selisë Qëndrore apo kryepeshkopëve lokalë.

Dhe në fund janë murgjit fondamentalistë që pranojnë të vdesin nga vapa dhe kondicionerin e shtëpisë apo makinës s'e hapin gjallë në botë. Këta vazhdojnë ende karantinën vullnetarisht dhe konsultohen me librat e shenjtë të OBSH edhe për raste specifike të tipit "A infektohem nëse flas në telefon me një njeri që s'mban maskë?".

Dhe në fund, si me çdo fè tjetër, shteti ngatërrohet aty nëpër të dhe fillon ta përziejë fenë me politikën duke e përdorur fenë për përfitime politike. Dhe këtë e bën duke mbështetur një herë njërin grup dhe një herë tjetrin, duke u sjellë një herë si ateist dhe një herë si fondamentalist.

Dhe këtu fillon problemi i vërtetë...

Shkrim nga Pano Soko
 
Edhe vala e tretë, e katërt, .....do e pushtojë. Virozët do jetojnë bashkë me ne, por sa më shumë kujdes aq më lehtë kalohet.
Danimarka përdor strategjinë Nudging. Ministria e shëndetësisë vazhdon me informacione të repetuara, duke theksuar se shëndeti psiqik ka po aq rëndësi, ndaj nuk pati kurrë izolim. As besoj se do ketë. Pos disa restrikcioneve për të minimuar kontaktet më pak të nevojshme, të tjerat i janë lënë ndërgjegjes dhe vetëkujdesit të popullit.
 
Pashe Francen dje 30 mije ?, Anglia 19 mije, Spanja 13 mije, Italia 8 mije, Gjermania 7 mije, po vazhdoi me kto numra dhe 1 muaj nuk ka bir none qe te shmange katastrofen e kolapsit shendetsor.

Dimer i eger na pret.
 
Pashe Francen dje 30 mije ?, Anglia 19 mije, Spanja 13 mije, Italia 8 mije, Gjermania 7 mije, po vazhdoi me kto numra dhe 1 muaj nuk ka bir none qe te shmange katastrofen e kolapsit shendetsor.

Dimer i eger na pret.

Pandemia do jete prezente 3 vjet, kurse impakti qe do kete ne ekonomine globale do jete deri ne 2030ten kshu qe vite te veshtira na presin.
 
Pandemia do jete prezente 3 vjet, kurse impakti qe do kete ne ekonomine globale do jete deri ne 2030ten kshu qe vite te veshtira na presin.

Degjova qe fedi kerkonte te fuste dollarin digital? Nese eshte e vertete atehere futemi zyrtarisht ne rendin e ri boteror, pandemia thjeshte e ndihmon qe kte proces ta kalojne pa shume zhurme dhe gjurulldira sociale.
 
Degjova qe fedi kerkonte te fuste dollarin digital? Nese eshte e vertete atehere futemi zyrtarisht ne rendin e ri boteror, pandemia thjeshte e ndihmon qe kte proces ta kalojne pa shume zhurme dhe gjurulldira sociale.

Pervec kesaj :) Nuk e permenda se do me akuzonin per konspiracionizem lol
 
Të shkëputura nga një intervistë me historianin suedez Dick Harisson, i cili është autor i librit ”Stora döden – den värsta katastrofen som drabbat Europa” - "Vdekja e madhe - katastrofa më e rëndë që goditi Europën"


Shumë epidemi historike kanë rezultuar në vdekje masive. Por ato më pas gjithashtu kanë sjellë të mira me vete në formën e përparimeve në kërkimet mjekësore. Cilat mendoni se janë pikët rëfyese më të mëdha?

Murtaja në Mesjetë rezultoi në shfaqjen e karantinës. Variçela në shekullin e 18-të çoi në zhvillimin e vaksinimit. Kolera në shekullin e 19-të çoi në përmirësime drastike në furnizimin me ujë urban, sistemet e kullimit dhe higjienën e përgjithshme.

A mund të mësojnë ndonjë gjë nga historia studiuesit dhe vendimmarrësit e sotëm kur bëhet fjalë për trajtimin e koronavirusit dhe përhapjen e tij?

Po, ata mund të mësojnë se epidemitë e gripit me mutacione që çojnë në vdekshmëri të lartë mund të priten gjithmonë - çështja nuk është nëse, por kur do të vijnë - dhe se duhet të kemi një gatishmëri të mirë, jo më pak një aftësi për të prodhojnë sasi të mëdha të vaksinës.

A jeni në ankth sot?

Jo.


Të ja lëmë kohës të na tregojë se çfar do mësojmë nga kjo!
Kujdesuni për veten dhe të tjerët.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top