Vaksinë për meshkuj kundër shtatzënisë

Kresha

A pretty face can never trick me


Një mjet plotësisht i besueshëm për kontracepsion së shpejti do të jetë në dispozicion edhe për meshkujt. Ky injeksion në kokeshpullë u ofron atyre mundësinë që për dhjetë vjet të mos kenë frikë se do të kenë ndonjë fëmijë të padëshiruar.


Vaksina e re për meshkuj, e cila parandalon mbetjen shtatzënë dhe atë për dhjetë vjet, së shpejti do të dalë në treg, ndërsa është treguar 100 për qind efektive. ‘Vasalgel’ është forma e kontracepsionit për meshkuj, të cilët momentalisht janë duke kaluar nëpër analizat klinike në Indi.
Vaksina ka të njëjtin efekt sikur vazektomia, por është shumë më lehtë e kthyeshme. Vaksinën duhet injektuar në kokeshpullë, në mënyrë që të mbështjellë muret e sjellësit të farës dhe të shkatërrojë spermën e cila është në kalim e sipër.
Në fakt “notuesit e vegjël” janë të vdekur para se të arrijnë te qeliza vezore e femrës. Procedura zgjatë 15 minuta, është e mundur një dhimbje e vogël por meshkujt janë të sigurt për dhjetë vjet, ndërsa pritet që kjo vaksinë në treg të dalë në vitin 2015. //keshilla
 
Titulli: Vaksinë për meshkuj kundër shtatzënisë

Kshu normal edhe nuk deshirojn femije, tani po ja fusin edhe ilac e pastaj te rroje seksi i mbrojtur.
 
Pe: Vaksinë për meshkuj kundër shtatzënisë

E mir de mire,disa probleme me pak ne shoqeri...Mjafton qe sdo lene femijet rrugash me:)...
 
Back
Top