Vaksinat, me shume avantazhe se disavantazhe

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të gjitha substancat që hyjnë në kontakt me organizmin tonë mund të kenë avantazhe ose disavantazhe. Shembujt e mirësive të parandalimit. Të gjitha substancat që hyjnë në kontakt me organizmin mund të kenë efekte të padëshirueshme dhe fakti që pranojmë t’i marrim ose të heqim dorë prej tyre është gjithmonë rezultat i një ekuilibri mes kostos dhe përfitimit. Kjo gjë vlen për ushqimet, ilaçet dhe në veçanti për vaksinat.



ثshtë e çuditshme se si kur sëmuremi pranojmë më lehtë rrezikun e efekteve negative vetëm për t’u ndier më mirë. Sot, të paktën në vendet e pasura, e presim keq idenë për të marrë diçka që mund të ketë efekte anësore vetëm për të mos u sëmurur. Akoma më i vështirë është veprimi “altruist” i të vaksinuarit për të shmangur formimin e ndonjë vatre infeksioni, që ndoshta personave të shëndetshëm mund të mos u bëjë gjë, por që është e rrezikshme për më të dobëtit (të moshuarit ose subjektet me sëmundje kronike, personat pa imunitet, apo fëmijët nën moshën një vjeç). Gjithsesi vaksinimi kërkon logjikë dhe informacion, por duhet theksuar fakti që ka më shumë përfitime sesa kosto. Për shembull?…

Fruthi

Fruthi është konsideruar një sëmundje e padëmshme e fëmijërisë. Por nuk është kështu. Mund të prekë të gjitha moshat dhe kryesorja është ngjitëse. Në botë është shkaku i parë i vdekjes mes fëmijëve. Sipas OBSH-së, në vitin 2012 sëmundja ka shkaktuar 139 300 viktima, 15 persona çdo orë: pothuajse të gjithë janë fëmijë nën moshën pesë vjeç. Në vendet e pasura, vdekshmëria është më e ulët, sepse kushtet janë më të mira, megjithatë problemi vazhdon të jetë i pranishëm. Në Bashkimin Europian, në vitin 2011, u sëmurën nga fruthi 30 mijë persona, dhe prej 2009-s deri në 2011-n në të gjithë kontinentin rastet u katërfishuan. Gjendja arriti deri në atë pikë sa revista shkencore “Science” e cilësoi këtë sëmundje “si problemin e madh të Europës”. Një në katër raste duhej të shtrohej në spital. Sipas OBSH-së, komplikimet janë më të shpeshta te pacientët nën moshën 5-vjeçare, ose mbi 20 vjeç. Para vitit 1963, kur vaksina kundër fruthit u fut në treg, sëmundja arrinte të prekte të paktën një herë në jetë një person. Virusi kalon lehtë nga një person te tjetri, mjafton një kollitje ose një teshtimë. Dikur sëmundja vriste dy milionë fëmijë në vit. ثshtë llogaritur që në vitin 2010, 85% e fëmijëve në botë të kenë marrë të paktën një herë një dozë të vaksinës kundër fruthit. Nëse 95% e njerëzve në botë të ishin vaksinuar do të arrihej i ashtuquajturi imuniteti i tufës, që do t’i garantonte mbrojtje edhe asaj përqindjeje të vogël njerëzish (5%) që nuk mund të vaksinohen, sepse nuk kanë imunitet ose janë nën një vjeç.

Vaksinat dhe autizmi

Në vitin 1998, një mjek britanik i quajtur Andrew Jeremy Wakefield publikoi në revistën “The Lancet” një studim tronditës, ku thuhej se vaksina trivalente, kundër shytave, fruthit dhe rubeolës, kishte lidhje më sëmundjen e autizmit dhe me probleme gastrointestinale te fëmijë të ndryshëm. Hipoteza e një lidhjeje të mundshme mes autizmit dhe vaksinave nxiti një valë paniku. Në vitin 2004, një gazetar i “Sunday Times” (Brian Deer) hodhi dritë mbi një konflikt interesi nga ana e Wakefield (i cili ishte paguar nga një grup të interesuarish të shkruante diçka kundër prodhuesve të vaksinës). Studime të tjera treguan se studimet e Wakefield ishin të rreme, ashtu sikurse edhe përfundimet e nxjerra. Në 2010-n, revista shkencore “Lancet” hodhi poshtë artikullin e publikuar në vitin 1998, ndërsa Wakefield u përjashtua nga Shoqata e Urdhrit të Mjekëve anglezë. Por pavarësisht kësaj, dëmet e shkaktuara ishin të mëdha. Sipas “Associated Press”, në Britaninë e Madhe vaksinimi ra nga 93 në 73 për qind (madje në disa zona të Londrës arriti 50%) dhe 125 mijë fëmijë amerikanë që lindën në fund të viteve ’90 nuk u vaksinuan si pasojë e studimit të Wakefield.

“Nuk ka asnjë të dhënë që mund të fusë në bashkëveprim vaksinën trivalente, ose vaksinën kundër fruthit me autizmin. Për fat të keq, shenjat e para të autizmit shfaqen pas 18 muajve të lindjes, pak a shumë kur përkon edhe doza e parë e vaksinës trivalente. Kjo gjë mund të nxisë lidhjen e vaksinës me sëmundjen, gjë që nuk është vërtetuar as shkencërisht, sepse nuk rezulton të ketë ndonjë ndryshim autizmi që shfaqet te fëmijët e vaksinuar dhe te të pavaksinuarit”, shpjegon një ekspert i sëmundjeve infektive. “Vaksina kundër fruthit është tepër e sigurt: prej vitit 1963 e deri më sot, janë vaksinuar miliona persona, madje është një nga vaksinat më të njohura në botë. Mund të ketë efekte të padëshirueshme, një skuqje të vogël mbi lëkurë dhe pak temperaturë. Reagimet alergjike janë shumë të rralla dhe rreziqet as që krahasohen me atë të fruthit”.

Probleme të hapura

A i bën dëm organizmit bërja e disa vaksinave njëkohësisht? Trupi i njeriut është në kontakt të vazhdueshëm me mikroorganizma të shumtë dhe substanca që mund të nxisin sistemin imunitar, pasi futen në trup nëpërmjet frymëmarrjes ose gëlltitjes. Kjo është arsyeja që edhe 13 vaksina bashkë nuk mund ta “stresojnë” sistemin tonë imunitar, sepse ky i fundit është mësuar të luftojë fort në disa fronte. Cili është disavantazhi i vaksinave? Ato që vihen më shumë në diskutim janë të ashtuquajturat “adiuvantë”, substancat e shtuara për të rritur përgjigjet imunitare. Megjithatë ende nuk ka ndonjë përgjigje përfundimtare, kështu që shkencëtarët po vazhdojnë t’i studiojnë dhe t’i vlerësojnë ato./Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top