"Vajza shqiptare"

Lauri

Anunnak
"Vajza shqiptare" një prej joshjeve krijuese që dehën botën e ëndjeve delikate të penelit të Jan Frederik Pieter Portielje
IMG_20220825_091130.jpg
Ai i përkiste një shekulli të gabuar, por kjo nuk e penalizoi, përkundrazi ushqeu ambicien e tij artistike, shpirtërore gjithashtu, për të pasuruar pikturën, galerinë e tij krijuese me femrën, vetë simbolin e bukurisë dhe sharmit, hireve dhe elegancës, tundimit dhe dalldisjeve. Në kohën e tij, të paktë ishin aq të "dashuruar" me femrën si subjekt artistik dhe muzë frymëzimi. E velur ishte tabloja nga kjo hare e stinës së shpirtit dhe dëshirimeve. Shekulli XX, të cilit i përkiste ai, kjo delikatesë dhe sypamësi e epshur dëshirimeve, e pati të cekët gufimin e të pakët vërshimin. Është fjala për piktori Edward Antoon Portielje, vepra e të cilit daton në fillimi të shekullit XX, nga AntWerp. Ai tregoi një interes për tema në dukje pa ngjashmëri ndërmjet tyre. nga njëra anë, imazhet e tij të gruas shtëpiake, të cilat përcjellin një ndjeshmëri të një kujdestari sqimatar femëror dhe mjedisit gjithëpërfshirës, ndërsa përshkrimet e tij të peshkatarit holandez, sugjerojnë një shkathtësi në zgjedhjen e lëndës dhe ekzekutimin pikturor. Audienca moderne do të njihet më shumë me veprat e tij kushtuar përjetësimit të kultit të femrës, të cilat për nga romantika e këndshikimit dhe e trajtimit artistik i shkojnë mjeshtrave të shekullit XVII, të cilët e shprehin këtë kumt krijues përmes vështrimeve në aspektet e jetës së përditshme.
Piktura “Vajzë shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez Jan Frederik Pieter Portielje, realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet e galerisë së punëve të piktorit, nga më të veçantat e atij kulmimi femëror në tablo.
Pesha meditative e modeles deshifrohet qartë në prarim i tendosur të gjendjes. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin.
Galeria e tij krijuese pasurohet nga portrete, përfaqësime të zonjave elegante në kopsht apo në park, në ambiente luksoze. Tematika e tablove të tij përfshinte, kryesisht portrete zonjash, grashë dhe vajzash në momente të ndryshme, kryesisht atyre meditative, dhe jo vetëm, një mundësi kjo për të nxjerrë në pah profilin e tyre psikologjik, por edhe hiret e tyre, veshjet dhe larminë në këtë tërësi ekpozimi bukurie. Tablotë e tjera kanë si tematikë; dy zonja, zonjë me fëmijë, dy fëmijë; me informacione anekdotike, si shkrimi ose leximi, admirimi i një vizatimi, lule apo një cope bizhuteri, duke luajtur në mandolinë ose kitarë, etj.
Bustet e grave, përfaqësime të llojeve perëndimore, jugore ose orientale, shpesh të dekoruara me xhevahire dhe të trajtuara me korrektësi dhe vërtetëti, veshjet e tyre, pjesë e rëndësishme dhe domethënëse të nacionalitetit që përfaqësojnë. Piktura e tij është realiste me një vëmendje për detaje dhe cilësi. Ajo është menduar si një pikturë elegante e zhanrit pa shumë thellësi. Por në të është trajtuar me shumë korrektësi detaji, ndoshta duke ruajtur me fanatizëm gjithë atë ansambël të ojnisjes dhe bukurimit të këtyre grave. Veshja, bizhutë, aspekti tradicional dhe nacional i këtyre elementeve, vijnë nëpërmjet Edward Antoon Portielje dhe grave që ai ka pikturuar, si një etapë njohëse dhe përjetuese të atyre grave dhe vajzave. Tabloja arrin të përcjellë portretet, si në një paradë, ku koha sfidohet dhe kufinjtë zihen në grackë, ku bota e brendshme e grave tregohet me kaq çiltërsi dhe fshihet me kaq finesë pas impaktit.
Për disa piktura ai ka punuar me një artist tjetër. Për shembull, pikturat njihen së bashku me Frans Lebret (1820-1909) dhe me Eugène-Remy Maes (1849-1931).
Portielje ka punuar intensivisht me tregtarët e artit për marketingun e prodhimit të tij, të tilla si me Albert D'Huyvetter dhe djalin e tij Albert junior në New York City dhe me Prinz Bros., tregtarët e artit në Brooklyn dhe Chicago.
Albert Vataj
 
"Vajza shqiptare" (1870), vepra i piktorit serb, Svetislav Jovanoviç
IMG_20230221_165005.jpg
Ai ishte një nga tre piktorët e familjes Pavle-Paja, Svetisllav dhe Milan Jovanoviç. Më i njohuri mbetet Paje, i cili e mësoi dhe rrugën e të cilit ndoqi, duke u përpjekur të mos jetë një imitues i tij. "Vajza shqiptare" (1870) është një nga punët më të arrira të piktorit. Ajo bën pjesë në galerinë e tematikave të vëllezërve, Jovanoviç ku shqiptarët duket se dominojnë. Trajtesa realiste e tablove sjell një pasqyrim të saktë dhe të pasur të ndikesave orjentale në jetën e shqiptarëve. Vajza e trajtuar në tablonë e Svetislav Jovanoviç ndodhet në një moment relaksi në një ambient gatimi, duke i rënë një vegle muzikore që ngjason me çiftelinë, por më shumë është instrument muzikor turk se sa shqiptar. Ai përafron me saz, një vegël muzikore turke me 4 tela, por nuk përjashtohet mundësie të jetë diçka e përafërt. Veshja gjithashtu është ndoshta një pasurim ose gërshetim i traditës vijuese me elementë dominues oriental. Shkujdesja e vajzës është sjellë nga piktori si një përkorje e blatimit të saj në interpretim.
Svetislav Jovanoviq u lind më 15 mars 1861. Ishte i dyti nga tetë fëmijët në familjen e fotografit të Vrsacit, Stevan Jovanovië. Ai mbaroi shkollën e mesme në Vjenë, ku filloi edhe studimet e pikturës. E shtyti më tej aftësinë e piktorit më 1879 në Petrograd, dhe i përfundoi ata kur ishte 20 vjeç, në Paris, në studion e piktorit Bone dhe në Akademinë Juliane. Ai kaloi shumicën e jetës së tij në kryeqytetin francez, ku jetoi për gati pesëdhjetë vjet, me ndërprerje të gjata dhe të shkurtra.
Megjithatë, periudha kryesore në rininë e tij për Svetislav Jovanoviç ishte një qëndrim në Mynih, ku ai kaloi pesë vjet jetë piktori në studion e vëllait të tij, Paje Jovanoviç, i cili tashmë ishte një piktor ndërkombëtarisht i njohur. Duke vëzhguar me kujdes kompozimet orientale, ai e përsosi teknikën në atë masë duke e përafruar në njëjtësimin cilësisht të realizimit. Për ta dalluar veten nga vëllai i tij Paje, shumica e pikturave u nënshkruan në transkriptimin francez të mbiemrave, Jovanoviç si Shën Gjon Pagëzori. Ivanovitch.
(Albert Vataj)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top