Vajtimi për te vdekurin

braziljania

Anëtar i Nderuar
NUK LEJOHET VAJTIMI PER TE VDEKURIN
http://www.kbi-vushtrri.com/vajtimipertevdekurin.html

Pyetja: Unë i kam thënë vëllait tim: Kur te vdes mos qani për mua por unë kam frikë se ata do ta bëjnë. Cila do të ishte këshilla juaj për ta- qofshi te shpërblyer prej Allahut!
Përgjigja: Ne rast fatkeqësish, vdekjesh dhe humbje të të dashurve, muslimanët e kanë obligim të jenë durimtarë dhe të llogarisin në shpërblimin e Allahut. Nuk bën assesi vajtimi, shqyerja e rrobave, rrahja e vetes apo grisja e fytyrës, ngase Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
Nuk është prej nesh ai qe godet veten ne fytyre, shqyen rrobat dhe vajton si te ishte jomusliman".
"Janë katër gjëra të injorancës që ummeti im nuk i lë: krenaria me familje, fyerja në familje, lutja për shi yjet dhe vajtimi".
Vajtuesja nëse nuk pendohet para vdekjes, në Ditën e Gjykimit do të ketë rroba prej katranit dhe këmishë prej xherebit (sëmundje e cila e kap trupin dhe e lë me pasoja) ". (Muslimi)
Vajtim d.t.th.: qarja për të vdekurin me zë të lartë. Ka thënë Pejgamberi, alejhi's selam:
Unë distancohem nga ajo që qan me zë të lartë kur t'i ndodhë ndonjë fatkeqësi, nga ajo që rruan kokën kur t'i ndodhë ndonjë fatkeqësi dhe nga ajo qe shqyen rrobat kur t'i ndodhë ndonjë fatkeqësi ". Të gjitha këto janë te ndaluara, dhe familjes sate motër e nderuar, i mbetet ta pranoje këtë këshillë e te kenë kujdes nga vajtimi ngase ai dëmton ata dhe te vdekurin, siç qëndron ne hadith te vërtetë: I vdekuri ndëshkohet shkaku i vajtimit që bëhet për të".…kështu që nuk lejohet vajtimi për të.
Ndërsa sa i përket të qajturit me lot dhe mërzitjes për të vdekurin, këto nuk janë të ndaluara. Pejgamberit, alejhi's selam kur i vdiq djali, Ibrahimi, tha:
Syri loton, zemra pikëllohet por ne nuk themi asgjë që e hidhëron Allahun. Vërtetë jemi pikëlluar për ndarjen tënde o Ibrahim!".
Po ashtu ka thënë Pejgamberi, alejhi's selam:
Allahu nuk ndëshkon për lot të syrit dhe as për mërzi te zemrës por ndëshkon ose mëshiron shkaku i kësaj- aludoi tek gjuha".
www.islamway.com
Pështati në shqip: Sedat G. Islami
 
Nuk po e kuptoj perse e ke hap ket tem tek besimtaret mysliman,dhe jo tek diskutime pa kufi ?

Dhe nga kush ndalohet kjo gje

Te pershendes
 
Nuk po e kuptoj perse e ke hap ket tem tek besimtaret mysliman,dhe jo tek diskutime pa kufi ?

Dhe nga kush ndalohet kjo gje

Te pershendes


Eh po kuptoje i nderuar se ne diskutime pa kufi nuk duhet diskutuar per gjerat e lejuara/ndaluara te fese.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top