Vajtim

BeniT

Donatorë
VAJTIM

(marre prej librit te Anton Harapit, "Andrra e Pretashit)


Mori loke,mori bi?

ثj!...ثj!!!

Qyqja e mjera unë n'kët shpi.

A t'kjaj vedin,a t'kjaj ty?

T'kjaj vllazni' e t'kjaj bajrak,

T'kjaj Malcinë për rreth e qark?

Oj zemra e eme bi!

ثj...ثj!

Po thrras malin t'gjimojë,

Logu i Cemit n'gjamë t'ushtojë,

Zana e Suk's t'Madhe t'vajtojë,

E Deçiqit, i kjosha true,

T'ndahet katrash, t'kjaj me mue!

N'fund e n'maje le të lkundet!

Oj e mjera nanë për ty!

ثj!...ثj!!!

Helm u baftë po uji i Cemit,

I raftë pika të tanë vendit,

Kur mos pat as dritë, as diell,

Gjithëherë ndejtë tuj njehun fill!

Edhe dita i kjoftë e zezë,

Zjarrm në votër mos iu ndezët!

N'mal e n'vrri a kudo kjoftë,

S'u gjet kush kryet me ma shëndoshë,

Me m'largue gur

Me m'largue dhe

Me hi n'vorr me çikë të re;

Atë dekun e mue gjallë,

T'dyja n'vorr t'mblueme me zall,

Loçka e eme bij-ooo!

ثj...ثj!...

اka ta baj un t'gjallet pa ty?

Si mund t'shoh-o un pa sy?

Si rri n'shpi un pa t'ndie zanë?

Kuku vetëm pa kurrkand.

Veç me kja si qyqja n'gemb!

S'ka pse pres as Kshndellë,as Pashkë,

S'ka pse m'thotë kush: Due me t'dashtë!

Zemërplasta nanë për ty,

Tetanë jeta ma lidhë nye.

O lulja e ballit tem ooo,

ثj!...ثj!...

Drita e diellit futë le t'qesë,

Toka qit't bolla e gjarpij,

Era fryftë zjarrm edhe thni,

Bora n'bjeshkë e zezë u ngriftë,

Lulja n'fushë e thate-o biftë,

Asaj kurr mos i ardhët era,

M'sa për loke del prandvera!

ثj...ثj...!

Kshtu, moj njome, po t'kjan nana,

E po do t'i njehi tetana,

Po t'percjelli sot nuse s'parit,

Me dy plumbe n'gjoks të pahit,

Po t'i mbylli t'dy syt e ballit,

Po ta ve unazën n'gisht.

Po t'i njehi dy vathët në vesh,

Petkat t'reja po t'i ngjesh:

Tetanë pajën tek e ke,

Me të t'kalbesh për nën dhe,

Oj e mjera un për ty!

ثj...ثj!...

Po kush t'qet e ta ngjet dorën?

A thue burri, puth t'vrau Orën?

Ku i ke krushqit?

Ku asht vllaznia?

T'kan pri para

Atje te hija,

Ke me i gjetë te gryka e vorrit.

Si t'ma lashë dern e oborrit!

Tanë janë dekë

E fikë

E shkue;

Mjer' ai sot me gjith mue

Oj bija eme lokja-ooo,

ثj...ثj!...

Edhe 'i punë,o bijë harrova:

Për nji punë Zotin s'ta lshova:

اka m'i bane ti Bajrakut?

اka m'i bane ti mue Fisit?

اka m'i bane tanë Vllaznisë?

Cka m'i bane tanë Malcisë?

Burri nusen a â ndie kund,

M'e vra dekun me nji plumb?

Me hupë ner, me hupë burrni

Si zakon nuk â n'Shqypni?

Me u thanë sot nepër tanë bajrakë:

ا'priti e ç'bani Malcia e ngratë?

E s'kje kush me hi ndërmjet,

Sokol djalit nuk u gjet,

Me t'marrë n'besë, me t'marrë me ndore,

I madh e i vogël mbetë me kore!

Oj zemër! Oj bij!

ثj...ثj...

A t'kjaj t'gjallët, a t'kaj ty dekun,

Qyqja un e mbetun vetun?

T'a kjaj vedin me lot gjakut,

T'i baj gjamën mbarë bajrakut,

T'i thrras t'dekunt me m'ndihmue.

Për me njehë e me mjerue,

T'u kallzoj si mbetëm shkret,

N'vendin tonë si t'im n'gërbet!

Kemi mbetë si vend pa zot.

Kemi vojtë si prralla n'mot;

Nji krajl hin e tjetri del,

Ai na rrah,

Tjetri na shkel!

Toka e fortë

E qiella e naltë,

Kemi mbetë si kali n'baltë!

Njeh po t'ramet,

Struku mbrendë,

S'kemi burra me u përmendë :

Hiq kanu

E mos ven ligjë,

Kemi mbetë si vathë pa grigjë,

T'gjith sa jemi dekë për s'gjalli,

Me u mbajtë mend-o djalë mbas djali!

Besa e burrit

E ndera e grues

Lanë mbas dore

Kemi mbetë mos Zot ma keq!

Porsi t'ki'm përbri ndoj dreq,

puth pret ditën me na marrë

Pa na lanun kurrkund farë;...

Bija e eme nën dhe t'zi!

ثj,ثj!...

Me ty lokja edhe 'i fjalë ka:

Se për s'shpejti don me u da,

Me u da tejet për gjithmonë,

Dersa t'shifemi m'Tenzonë!

Kur të shkojsh n'at jetën tjetër

Ke me ndeshë ndër burra t'vjetër

Babë e vllazën e kusherij,

M'i merr ngrykë-o nji kah nji!

M'u kallzo si shkojmë na jetën:

Shndosh e mire me dishrue dekën!...

Qyqja unë, pa t'keqe tande,

Me mbetë vetëm, pa ty sonte.

T'kam pasë bij e t'kam pasë motër,

Qyqja nanë, pa djalë në votër!

T'kam pasë shej,

T'kam pasë ne zemer,

Un e mjera mori nanë!

T'deshtën miq e

T'deshtën t'huej,

Nuk m'je kanë e keqja e kuj;

Kush t'ka njoftë veç e ka dijtë

Si t'kam msue e si t'kam rritë.

Me lot lokja t'ka shujtue

Me dashtni nana t'ka mblue.

Bir e bi ti kje për mue!

T'rrita shtatin me thoj t'duervet,

T'mbatha kambën me lkurë ftue,

T'lmova kryet si djalë dëshirit,

Erdhe e u rrite si ma s'mirit!

Nderë e urti si pamë për piri,

Me i lanë babës, me i lanë vllaznisë,

puth t'lanë mbrapa për nderë t'shpisë!

Ti m'u rrite si mollë n'gemb,

Per pashi edhe per mend:

Bukurija e dheut me u pa,

N'çika tjera n'shej me u da!

Mbajte Bese e mbajte nder

Ti m'u kje lule në prandverë!

Për ty s'pat kush fjalë,as halë,

Ti m'kje zojë për pese Male!

Nuk don nana me t'miklue.

Je për dhe, nuk je për mue!

Nuk flet nana sot për ty,

Flet gjithkush t'pat pa me sy

T'dishron vendi

Te dishron Kelmendi,

T'lypë bajraku

T'lype Malcia,

Po nanë lokja s't'ka te shpia!

ثj,ثj!...

T'përciell lokja der t'u gropa,

ثj,ثj!...

Zemra e nanës ba copa-copa,

ثj,ثj!...

T'shtron do bar

E t'ven do gur,

Mos me t'pa un ma ty kurr!

ثj,ثj!...







___________________________



DHIMBJA PER TE DEKUNIN



"Mori loke, mori bi?

Qyqja e mjera unë n'kët shpi,

A t'kjaj vedin,a t'kjaj ty?

T'kjaj vllazni' e t'kjaj bajrak,

T'kjaj Malcinë për rreth e qark?"



Dicka tjeter pervec dekes se vajzes ka ndodhe.

Kur vajtorja thote: 'A t'kjaj vetin a t'kjaj ty..", ajo dmth se dhimja e lokes per vajzen asht e krahasueshme me tragjedine e dekes se vajzes.

Por kur vajtorja thote:

"T'kjaj vllazni' e t'kjaj bajrak,T'kjaj Malcinë për rreth e qark?", atehere ne kuptojme se dicka tjeter ndoshta ma e madhe se deka e vajzes ka ndodhe. Ne kete pike ne nuk dime gja se ku asht fjala. Ne mendojme se vajza mundet me qene nji udheheqese e Malcise ose dicka tjeter - prandej edhe aresyeja per tane malcine me qa.



NATYRA SHERBEN SI METAFORE PER VAJTOREN



"Po thrras malin t'gjimojë,

Logu i Cemit n'gjamë t'ushtojë"



Gjama e vaji jane rituale te vdekjes ne malci. Zakonisht burrat duhet me qindrue, por grate qajne jo vetem nga dhimbja, por edhe sepse asht tradite. Ne nji fare menyret vaji i grave tregon dhimbjen per anetarin e komunitetit.

Ne vajtimet dhe kanget e kreshnikeve, malcoret jane mjeshtra te metafores. Ushtima e lumit te Cemit dhe bubullimat e maleve jane shprehje metaforike me tregue se lotet qe rrokullisen pergjate faqeve te vajtuesve nuk jane asgja ne krahasim me dhimjen qe njerezit ndjejne ne shpirt.

Lotet kallzojne vetem siperfaqen e dhimbjes se tune. Shpiriti i vajtuesve asht si lumi i Cemit i lagun nga shiu dhe ushtima e maleve munden me tregue se sa dhimje egziston ne zemren e lokes per bijen e saj.

Me mjeshtri te rralle vajtorja ban tranzicionin nga vaji aktual perpara te vdekunit ne metaforen e natyres. Ne kete menyre natyra e zymte, me bubullimat e saj, lumi i Cemit duke sjelle me veti uje te turbulluem nga shiu krijon nji gjendje te rande shpirtnore e cila e ban jo vetem lexuesin e ketij vaji por edhe natyren si pjestare te zise te kesaj deke.



Vaji dhe mjerimi ne metaforen e malcoreve asht jashtzakonish i vecante. Te kujton epiken dhe mitologjine e grekeve te vjeter.

Nji nga vecorite e kangeve te vajit asht edhe nama. Duke leshue namen ndaj natyres vajtorja aludon mjerimin e saj, kotsine e egzistences tash qe njeriu i dashtun nuk jeton ma:

"E Deçiqit,i kjosha true,

T'ndahet katrash,t'kjaj me mue!

N'fund e n'maje le të lkundet!

Oj e mjera nanë për ty!ثj!...ثj!!!

Helm u baftë po uji i Cemit,

I raftë pika të tanë vendit...."



PERDORIMI I THANJEVE POPULLORE



Ma poshte shohim nji perdorim gjenial te alegorise.

"Si mund t'shoh-o un pa sy?"

Perdorimi i alegorise ketu asht kaq i stilizuem sa lexuesi mundet mos me ja vu menden. Por per nji njeri qe din traditen dhe gjuhen e malcorve e kupton se me kete rresht autorja aludon te thanja: "Te due si syte e ballit" Pra dhimja asht aq e madhe sa lokja ndjehet sikur ka humbe driten e synit



"Kuku vetëm pa kurrkënd.

Veç me kja si qyqja n'gemb!"



Natyra asht vazhdimisht pike e references se

vajtores.



APOKALIPSI


(Vekja e te afermit merr permasa te mbinatyrshme) - Keto pershkrime groteske te dhimbjes pasqyrojne mjerimin qe komuniteti ndjen per humbjen e anetarit.



"Toka qitët bolla e gjarpij,

Era fryftë zjarrm edhe thni,

Bora n'bjeshkë e zezë u ngriftë,

Lulja n'fushë e that-o biftë,

Asaj kurr mos i ardhët era,

M'sa për loke del prandvera!ثj...ثj...!"



MARTESA

Vajza malcore nuk mundet me u perceptue pa martesen e saj.

Natyrisht sot ky nocion asht i vjetruem sepse ne boten perendimore familja po shprishet dite per dite. Por ne nji shoqni agrare sic ka qene pjesa ma e madhe e perendimit (dhe shqipnia) derin ne gjysen e pare te shek 20 ka qene nevoje egszistenciale. Me punue token asht dashte me pas nji familje te tane ku burri ka ba punet e randa dhe gruaja ka punue ne shpi dhe ka rrite femijte te cilet ma vone kane ndihmue ne punimin e tokes dhe mirmbajtjen e bagetive - ne ate kohe nuk ka pase supermarket. Pra nga pikpamja reale e jetes martesa e gruas ka qene shume e nevojshme per jeten e saj ekonomike dhe si rezultat shoqnore dhe personale.



"Po t'percjelli sot nuse s'parit,

Me dy plumbe n'gjoks të pahit,

Po t'i mbyllë t'dy syt e ballit,

Po ta ven unazën n'gisht.

Po t'i njeh dy vathat në vesh,

Petkat t'reja po t'i ngjesh:

Të tanë pajën tek e ke,

Me të t'kalbesh për nën dhe"



FEJA ILIRE

Mitologjia, kanuni, dhe menyra e jeteses se malcoreve kane qene te pasuna mjaft me i ba ball influkseve te huaja kulturore. Megjithe disa referenca te fete moderne (Kristianizmi/Islami) krijimtaria malcore dominohet nga shqiptarizmi dhe feja e ilireve.



"A thue burri,puth t'vrau Orën?"



Simbas fese ilire, cdo njeri ka nji ore qe perkujdeset per te. Ne kristianizem ora asht zevendesue me shejtin mbrojtes (guarding angel), kurse ne fene ilire Ora asht imazhi i nji vajze te bukur - ne fete gjermanike dhe keltike kjo do te ishte e perafert me Fairy Lady



DASMA KTHEHET NE FUNERAL



Ne traditen malcore nji nga tiparet me dominuese asht gjakmarrja. Natyrisht sot kjo duhet me qene dicka qe i perket te kaluemes, por fatkeqesisht disa njerez prape vazhdojne me vra e me pre ne menyre shtazarake.



Simbas tradites, kurshqit kur shkojne me marre nuse duhet me ra ne nji rruge dhe

ne nji rruge tjeter kur vine te shpia e djalit. Kjo bahet me qellim me evitue vrasjen e ndojanit nga dasmoret qe mundet me qene ne gjak. Kthimi i dasmes ne funeral ka ndodhe shpesh dhe referenca ne kete vajtim asht nji tregues.



"Ku i ke krushqit,ku asht vllaznia?

T'kan pri para atje te hija,

Ke me i gjetë te gryka e vorrit."



Ose procesioni i funeralit i kujton Lokes procesionin e dasmorve. Lumtunia e bashkimit te ciftit, i fillimit te nji jete te re i kthyem ne tragjedi



TURPI



Simbas kanunit asht turp me vra gra e femi. Me duhet me permende edhe nji here se njerezit qe vrasin ne emen te kanunit sot jane ma shume te ndersyem nga aresye personale ose fatkeqsisht jane pishem ose ne droga. Ketu vajtorja fillon me sulmue ata njerez shperdorues te kanunit te cilet kenaqin impulset e tyne shtazarake dhe ne fund te fundit thone se e bana per nder.



Rreshtat e maposhtem ndajn NDERIN nga TURPI.

Kanuni asht libri i Nderit

Impulset shtazarake (si p.sh. me vra gruan e vet) jane tregues i injorances e si rezultat shkojne perkunder Kanunit dhe tradites shqiptare.



"Burri nusen a a ndie kund,

M'e vra dekun me nji plumb?

Me hupë nder, me hupë burrni

Si zakon nuk a'Shqypni?"



PERGJEGJESIA PERPARA SHOQNISE



Simbas kanunit dhe tradites, cdo njeri qe ban marre, turpnon jo vetem vetin dhe familjen por edhe bajrakun.



"Me u thanë sot për tanë bajrakë:

ا'priti e ç'bani Malcia e ngratë?



BESA



Simbas kanunit njerezit munden me marre ne bese gra e femi.

Ne raste te tilla kur nji vajze Kelmendase asht duke u keqtrajtue nga nji mashkull i huej, kelmendasit duhet me nderhy me ndihmue Motren e tyne. Kjo asht e perligjun nga kanuni dhe ai qe kerkon me marre vajzen nore (ne bese) nuk duhet me u preke nga burri i saj sepse ai po mundohet jo vetem me qetesue zemerimin e djalit por ka edhe pergjegjesi sic thame ma nalt ngaqe cdo njeri bjen marre ose nder ne te gjithe bajrakun me sjelljen e tij/saj.



"E s'kje kush me hi ndërmjet,

Sokol djalit nuk u gjet,

Me t'marrë n'besë,

Me t'marrë me ndore,

I madh e i vogël mbetë me kore?

Oj zemër!Oj bi!ثj...ثj...

A t'kjaj t'gjallët,a t'kaj ty dekun,

Qyqja un e mbetun vetun?

Ta kjaj vedin me lot gjakut,

T'i baj gjamën mbarë bajrakut"



SHOQNIA



Ne vargjet e maposhtme vajtorja i ban koment gjendjes politiko-shoqnore te shqipnise. Ajo perdore ne menyre mahnitese fjalorin dhe ritmin e vajtimit. Sic shihet fjalori dhe struktura e tradites malcore e mohueme ne 50 vjetet e fundit jane te pakten aq te pasuna (ne mos ma shume) sa asht e ashtuquajtuna gjuhe e unisueme.





"Kemi mbetë si vend pa zot.

Kemi vojtë si prralla mot;

Nji krajl hin e tjetri del,

Aj na rrah, tjetri na shkel!

Toka e fortë e qiella e naltë,

Kemi mbetë si kali n'baltë!

Njeh po t'ramet,struku mbrendë,

S'kemi burra me u përmendë :

Hiq kanu e mos ven ligjë,

Kemi mbetë si vathë pa grigjë,

T'gjith sa jemi dekë për s'gjalli,

Me u mbajtë mend-o djalë mbas djali!

Besa e burrit e ndera e grues

Lanë mbas dore

Kemi mbetë mos Zot ma keq!

Porsi t'ki'm përbri ndoj dreq,

puth pret ditën me na marrë

Pa na lanun kurrkund farë;..."



"Hiq kanu e mos ven ligjë"



Deklarimi i kanunit nga komunistet si dicka e mbrapambetun ka ardhe jo vetem si rezultat i injorances se komunisteve ne lidhje me vlerat e kanunit, por ka qene nji nga pikat kryesore ne perpjekjen komuniste me cshqiptarizue shqiptaret ne favor te "njeriut te ri" - pra Marksistit Internacional.



Vajtorja me ket rresht deklaron gabimin e madh te qeverive te sotme shqiptare te cilat nuk kuptojne nji fakt te thjeshte: Si gjithcka shoqnia, ligjet, kultura, gjuha, etj. evolojne ne nji menyre natyrale duke iu pershtate e nenshtrue rrethanave ne te cilat ato zhvillohen. Heqja e kanunit nuk mundej me u zevendesue me ligjet marksiste spese ligjet marksiste jane dicka e jashtme dhe psikologjia e njeriut i percepton gjanat ne menyre traditionale nuk mundet me i "nderrue marrshat" sa here Kozaket e Rusise te nderrojne mendjen.

Pra nuk asht fjala se nuk ka ligj, por se ligji nuk i pershtatet shqiptarit. Ligji nuk ka arrite me depertue ne thellesine e shpirtit shqiptar sepse ligji nuk ka thellesi per vetveti. Zevendesimi i kanunit do te ishte i mujtun vetem me prumjen e nji ligjit qe ne menyre natyrale, jo me urdhen, zevendeson kanuni - ky soj ligjit vjen vetem nga evolimi shoqnor i nji shoqniet.



"Kemi mbetë mo Zo' ma keq!

Porsi t'ki'm përbri ndoj dreq,"



Nji fjale e urte thote: Kur ke dreqin kojshi, te del djali i zi (i zi ketu nuk dmth. zezak por njeri me "pune te zeza")



Referenca ketu asht e qarte - Dreqi perfaqeson Shkjaun ne nji ane dhe Grekun ne anen tjeter. Besoj se kjo nuk ka nevoj per koment



NDERI DHE RESPEKTI



Nji randesi te pazevendesueshme ka nderi dhe miresjedhja. Pra sa respekt kane pase njerezit per ty? A e meriton ti kete nder qe po te bahet ne funeral? Shih se si e zgjidhe autorja kete:



"T'deshtën miq e t'deshtën t'huej,



..."T'dishron vendi e Kelmendi,

T'lypë bajraku edhe Malcia,..."





TRADITA KALON NGA BREZI NE BREZ



"Si t'kam msue e si t'kam rritë"
 
Titulli: Vajtim

Ti ka je nis me shkua qe keke vesh keke shtrengua
Heeeej mjeri un per ty
Ti ne dhe te zi dashke me shkua
Shum gjarpnijt kane me rrethua
Ske me pas dur me i largua
Ske me pas kam me ik
Ske me pas goje me pertit
Heeej mjeri un per ty
EJ EJ
 
Titulli: Vajtim

ka deke sokoli
e ka met zhavoli
or vllau em
kur dilshe n'buz malit
si krali maj kalit
or vllau em
burrat vrajten me pushk
or vllau em,


malsia ka pas burra, e sot jan ba njerzit me u mush gjojen me buk e me u fut cajften ne tete te veshit lol
 
Titulli: Vajtim

VAJTIMET E GRAVE DHE GJAMثT E BURRAVE Nث MALثSINث E MADHE - HOT, GRUDث, TRIEPSH DHE KOJث

Pranë kufirit jugosllavo-shqiptar të Komunës së Podgoricës, prej bregut të Liqenit të Shkodrës e gjer në Koritë (në veri), shtrihet Malësia e Madhe si pjesë integrale. Ajo përbëhet nga Hoti me fshatrat malorë: Traboin i Moçëm (ndryshe quhet Traboini i Sipërm ose Rranxa e Rrasës), Nabomi, Helmica, Bardhajt, Arza, Skorraqi, Spija, (që të gjtha përbëjnë Traboinin), pastaj Drumja e Sipërme dhe e Poshtme si edhe fshatrat fushorë: Vuksanlekaj, Dreshaj, Nënhelm dhe Sukruq. Gruda përfshinë këto fshatra: Selishtin (bashkë me Cemin e Selishtit), Llofkën (bashkë me Cemin e Llofkës, Priftin, Pikalën (këto fshatra me një emër quhen rranxa e Sukës), Këshevën, Kurrecin si dhe fshatrat fushorë : Dinoshë, rranxa e Vulajve, Dushiq, Kodra e Budanit, Vranë me Lekaj dhe Vllanë. Bajraku i Triepshit numëron këto fshatra: Poprat, Bëkaj, Delaj, Cem i Triepshit, Stjepoh, Budzë, Nikmarash, Muzheçk, Rudinë, që të gjitha fshatra malorë. Bajraku i Kojës numron dy fshatra malorë: Shullani dhe Osojna (marrin emërtimin sipas pozitës). Pasojnë Ledina, Luhari si dhe fshatrat fushorë: Omerbozhajt, Tojeqi dhe Rakiqi (ku popullsia është e përzier: malazezë, shqiptarë dhe të tjerë). Qendra e Malësisë është Tuzi me afro 6000 banorë. Sa për kuriozitet theksojmë se elementi katolik jeton në pjesën më të madhe në fshatrat malorë, kurse ai mysliman, kryesisht, ndër ato fushorë. E kaluara e Malësisë ishte e hidhur dhe tejet e vështirë. Bujqësia dhe blegtoria ishin të vetmet burime ekonomike. Jetën e rëndë e bënin edhe më të vështirë luftimet e shumta kundër zgjedhës shekullore të Turqisë. Megjithatë qëndroi e pamposhtur para vë-shtirësive të jetës gjatë historisë. Malësia ruajti me dinitet doket e zakonet, pastërtin e gjuhës dhe virtytet fisnike - nderin, trimërinë, besnikërinë e bujarinë të cilat i kultivoi me mburrjen e emrit të malësorit.

Pasqyrë e shkurtër mbi vajtimet dhe gjamët në përgjithësi

Vdekja është një dukuri e pashmangshme e secilit njeri, bashkë me këtë edhe vajtimet e grave dhe britma (gjamët) e burrave. Vajin si fenomen e kanë të njohur të gjithë popujt, përkimet e ritit të mortjes edhe vajit, si dukuri e veçantë e tij, janë të ngjashme për nga ana emocionale. Kjo ngjashmëri shprehet jo vetëm për nga afërsia gjeografike, por edhe tek ata që gjeografikisht jetojnë larg njëri tjetrit, përkatësisht kemi të bëjmë me natyrën e njëllojtë të shpirtit të njeriut. Krahas ngjasimeve të ritualit të vdekjes edhe të vajtimit tek popujt ekzistojnë edhe ndryshime, që nuk shfaqen vetëm midis kulturave të popujve, por edhe brenda një kulture. Shtrohet pyetja pse kështu? Del përgjigjia: Këto ndryshime janë rrjedhojë e dokeve e botëkuptimeve të formuara e të pasuruara në rrjedhat kohore, e mënyrës së jetës, që kanë ndodhur në marrëdhëniet shoqërore etj. Ndryshimet e ngjasimet në diakroni dhe sinkroni veçmas në rrafshin ndërnacional të vajtimeve vërehen nëse krijimet shqiptare i krahasojmë me ato të popujve të tjerë. Ngjasimet dhe afria si edhe ndryshimet brenda kulturës shqiptare mund të shërbejë si paradigmë tipike, ndër fiset e trevat e ndryshme janë ruajtur elemente të lashta e forma të ndryshme, që ato përdoren nga pjesëtarët e krahinave të tjera. Fakte jep edhe Evlia اelebi Sejahatnamesi. Studimi për vajtimet shqiptare është i vonshëm. Shkaqet për vonesën janë si edhe për llojet e tjera të letërsisë gojore shqiptare. Si kuriozitet po përmendim se gjamët e buarrave në Malësi kanë qenë në grupe (korale) dhe kanë vazhduar deri në ditët e para pas Luftës së Dytë Botërore. اdo person i grupit thurte vargje ashtu siç dinte duke mbajtur duart në pozitë horizontale, me rrahje të krahërorit, me gërvishtje të fytyrës... Gjamë të tilla më nuk ka në Malësi. Kjo dëshmi tjetër është ruajtur në këngën popullore arbëreshe "Vdekja e Skënderbeut" botuar në vëllimin "Rapsodi të një poeme shqiptare ( Rapsodie d'um poema albanese) nga De Rada (1866).






Vajtimet e grave dhe gjamët e burrave
në Malësinë e Madhe (Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë )



Deshtëm për t'i rreshtuar në mënyrë organike, vajet dhe gjamët duke zgjëruar refleksin e veprimit të tyre. Meqë janë fryt i pashterrshëm i një mendjehollësie të vazhdueshme e të mahnitshme të popullit tonë, në to shohim të kaluarën në thellësi të kohëve trashigiminë shqiptare bashkë me gjuhën autoktone të mirëfilltë të rajoneve të Malësisë (Hot, Grudë; Triepsh dhe Kojë). Vajtimet e Malësisë kanë pika të përbashkëta koherente, lidhje të caktuara tipizuese. Këtë përshtatje këpujore e vrojtoi përafërsisht, derisa ishte konsull në Shqipëri Hahni, njëri nga të parët studiues të vajtimeve shqiptare. Vajtoret mallkojnë këtë fantazmë (vdekjen), që rreh derë më derë. Vajtoret nuk e mallkojnë vetëm vdekjen, por edhe rastin e vdekjes, sidomos të asaj të papritur. Pra, nuk qajnë vetëm të vdekurin, ato qajnë edhe hallet e të gjallëve. Vajtimi bëhet me një mjeshtri të rrallë duke u lidhur me vdekjen e rastit, qanë me dënesë për jetën në të ardhmën-pa njeriun që e rrëmbeu vdekja që nuk do të jetë më në mesin e tyre- sa të jetë hënë e diell.
Poezia e përmotshme është një përbërje pjesësh të një kënge të përvajshme të këtij riti që, shpirti i tronditur i grues poeteshë, i rikujton të improvizuara dhe të përshtatura sipas nevojës. Sidoqoftë, në këto këngë lirike mbizotëron fuqishëm toni elegjiak, pikërisht si ton që lind vetëvetiu në emocionet momentale dhe pasthirrjet e shpeshta, retiçencat, apostrofimet ndaj personit të vdekur, personifikimet e objekteve që e rrethojnë: shtëpinë, malet, varret, janë trajta dhe shprehja e gjallë e shpirtit të mallëngjyer. Në ato këngë lirike gjithçka është jeta; natyra flet me metaforat dhe përfytyrimet; dhe ajo që ka më rëndësi është se zbulojnë një hije të shpirtit (katarza) që vihet re në këngët e etërve të tyre, në të cilat përmendet një bashkësi heroike, një jetë e kaluar midis himneve të ngadhnjimit dhe monumenteve të lavdisë. Vajtorja pasi vajton të ndjerin "kapërcen" vajtimin duke e qarë të vdekurin e familjes ose të farefisit. Në këtë rast e porositë të vdekurin që t'i përcjellë përshëndetjet në botën tjetër:-ta shohë nëse është i rritur, t'i tregojë se janë rritur "mocatarët", shokët, se janë fejuar e martuar, se kanë dalë (tregon profesionin), se e qajnë mortë në mortë, në shpirtin e nënës ka mbetur i paharruar. Vajtoret besojnë se çdo gjë ndodh ashtu siç është "shkruar" dhe secilit i është "shkrua" se sa do të jetojë dhe prej çfarë "exheli" do të vdesë. Pra, sipas besimit të tyre çdo gjë është përcaktuar. Kënga e përvajshme dhe tipizimi Vajtime të mirëfillta e të shumta në numër në trevën e Malësisë janë ato që kanë formë stabile strukturale, vlerë estetike dhe humane, duke u spikatur lirizmi i tekstit të transponuar me ndjenjat më subtile të ngjarjes që ka shkak-uar mortën, qoftë fatkeqësi në komunikacion, vdekje e natyrshme, apo shkak tjetër që ne në këtë punim do t'i emërtojmë. Renditja tipizuese duket si vijon:

1. Vajtimi sipas rastit të vdekjes
2.Vajtimi sipas moshës të vdekurit
3.Vajtimi sipas subjektit (personit) që vajton të vdekurin

Vajtimi sipas rastit të vdekjes

a) Vajtimi për të vrarit
b) Vajtimi për të mbyturit në ujë
c) Vajtimi për fatëkeqësi në komunikacion
ç) Vajtimi për vdekje nga sëmurja
d) Vajtimi për vrasje në luftë

Vajtimi sipas moshës së të vdekurit

a) Vajtimi për fëmijë
b) Vajtimi për prindër të ri

Vajtimi sipas subjektit (personit)

a) Vajtimi sipas personit të njohur
b) Vajtimi i motrës për të vëllan
c) Vajtimi i bijës për babë dhe nënë

Vajtim për të vrarit

Ky tip hynë në vajtimet, që, për nga përmbajtja (entiteti) është tejet emocional; meqënëse vetë konteksti i detyron më të afërmit të hakmerrën për të ndjerin, kuptohet nëse dihet vrastori (aktori). Hakmarrja (gjakmarrja) i ka rrënjët e veta në bashkësinë e lashtë, për çka s'ka nevojë për një elaborim të gjatë.
Vajtimet në Malësi, si edhe te popujt tjerë, e thërrasin më të afërmin që ka i vrari t'ia marrë gjakun, sepse një procedim i tillë do t'ia ndriçoi fytyrën e të vdekurit dhe pasrdhësve të tij. Në kohët e përparshme, gjegjësisht në një kohë të kaluar, ai i cili nuk ia ka marrë gjakun të afërmit ka qenë i përbuzur dhe i përçmuar nga të gjithë ata që e kanë njohur qerasja ("qerami") i bëhej për nën gju... Në kohën më të re i drejtohen me persiflazh ( e venë në lojë dhe me tallje qesëndiset e marrin nëpër gojë) derisa mos t'ia marrë gjakun. Përderisa sot nuk përfillen më ato norma zakonore të përfshihet e tërë familja e vrastorit, por vetëm dorasin (bartësi i aktit të veprimit.

Të vrarit në fshehtësi-pusi

Vrasja në fshehtësi, për më të afërmit, mbajnë një veti dhembje të thellë, sepse s'dihet vrastari. ا'të bëhet kur dihet motoja "gjaku i derdhur-kërkon gjakun e ri". Pra, duhet të gjurmohet vrasësi, përndryshe mbetet dhembja e pikëllimi i përdëllyer dhe tejet i dhimbshëm dhe i përjetshëm për të ndjerin, aq më tepër kur dihet se ka qenë shumë njeridashës, bujar dhe i nder-shëm, duke treguar gatishmëri për t'i ndihmuar të tjerët. Ja një shembull:

Njaj Gjokë Dedi djalë daji
Pa i pasë kuj gjak as varr
Deka jote erdhi me mall
Ka lanë gjallë bab e nan..."


Me këto fjalë vajtorja e ngritë zërin e vet në shenjë protesti, me dhembje të madhe, dhe njofton tubimin e përmotshëm në ditën e varrimit për një vrasje të paarsyeshme. Tenton me zërin e saj fuqishëm dhe në mënyrë emotive ta ndriçojë me ton lirik si ka ardhur deri tek vdekja e të pushuarit me dhimbje e pikëllim. Siç shihet nga tekstura e vargjeve, vajtorja kufizohet, pasi nuk dihet motivika. Më së tepërmi i pikëllon personat që do të jetojnë me dhembje shpirtërore; në këtë rast dëshmon vargu i fundit: "Ke lan gjallë babë e nan" etj.
 
Titulli: Vajtim

Vajtimet për të mbyturin në ujë



Vajtimet për të mbyturin në ujë janë mjaft prekëse me pleksje improvizuese, Ato mbartin në esencë dhembje dyfishe për të pushuarin, pasi vdekja është tejët e rëndë, duke u përpiluar me vrull e me forcë për t’ia dalë në krye përpjekjes këmbëngulëse; dhembja është e madhe kur i mbyuri është i ri, të prek e të mallëngjren, shkakton dhembje shpirtërore, ndjenja të forta dhe shpresa të thella. Ja një rast I rëndë nga triepshi:

Po ti Tomë Gjoni hej medet
T’erdh koha me gazep
Vardari u trumbullua
Jetën se si ta ka shkurtua”


Vajtorja i drejtohet Vardarit me nëmë, që me zëmrim e dënon “Ujët e turbulluar”, që ia muar jetën djalit të ri. Mbiemri i “trumbulluar” ka simbolikë figurative, që shkakton rrëmujë, trazira, që errëson gjykimin. Vatjorja tregon realitetin, në anën tjetër jep porosinë të mos përsëritet viktima tjetër.

Vajtimet për fatkeqësi në komunikacion

Këto vajtime janë mjaft të prekshme me dhembje të dyfishtë pasi vjen në mënyrë të befasishme e të menjëhershme, papandehur, ngjarje që nuk e dimë e nuk parashikohet. Emocionalisht e shumëfishojnë dhembjen, sepse teksti përmban në vete elementin tragjik, që bëhet shkak i një vuajtjeje të thellë shpirtërore a tronditëse që të mallëngjen e të prek thellë. Dhimbja ka përmasa të mëdha jo vetëm te më të afërmit por edhe tek ata që janë të pranishëm Dhe tek ata që e kanë njohur ma parë, sepse trupi i të ndjerit është coptuar. Ja një shembull:

“Agron Gjoni shtatin e hjedhun
Ballin e paske të përvjelun:
- Paj tramvaj kjoft mallkua:
Si trupin ta ka coptua
Si ta galçiu kam e dorë
ا’i e pate bardh si borë”


Ose:

Oh, ti Agron Gjoni i fejuam
Besa magist’r i pamartuam
Nusën besa e ke lëshua
Për dika tjetër m’u fejua
Po kujt zëbra nuk i dhëp?
Po medet se a gazep...”


Vajtimet për të sëmurin janë plot dhembje, në veçanti, për më të afërmit e të ndjerit, sepse sëmundja ia shkurton jetën para kohet pa kurrfarë mëshire. Vajtorja në mënyrë prekse e ballafaqon momentin kur thotë: “p’r ty kurrku s’u gjet ilaçi”; me këtë varg popullor dëshiron t’i forcojë më të afërmit e të ndjerit, duke u treguar se sëmurja ishte e pashërueshme e vdekjepruese mu në gypin e frymëmarrjes (laring) siç e diagnostifikon vajtorja në vargjet e mëposhtme:

“More Mirash Luca djal zotni
-Po ku ta nisi dhimba tye?
-ثn fyt e ën gush-vajmedet
Kurrku ilaç-e p’r ty s’u gjet!
-Ti arsimtar e “novinar”
I bisedës e kuvenar...”


Vajtimi për vrasje në luftë

Këto këngë vajtimi zënë vend themelor dhe parësor tek malësorët, sepse u kushtohet enkas trimave, që dhan jetën në fushën e “mejdanit” duke mbrojtur vatanin nga armiqtë pushtues. Vajtorja shpreh poentën e cila manifestohet me krenari për më të afërmit, përderisa dhanë jetën për idealin shoqëror, për të mirën e përgjithshme; në këtë mënyrë mbetën të paharrushëm, duke u përmendur se fali jetën për të mirën e popullit e të atdheut, në anën tjetër nxisin të tjerët që të duan l i r i n ë. Ja një shembull (model):

“ Tomë me shok ke luftua
Dit e nat pa pushua
Ven’in tat me çlirua
Kurr s’kan me t’harrua
Po me lavd me të k’tua...”


Vajtimi për fëmijë

Ky nëntip hynë në kategorinë e vajtimeve që kanë përmbajtje të dhimbshme shpirtërore, që lë mbresa mallëngjyese me dhembka të mëdha të pashlyeshme. Nga kjo pikë vështrimi iu është dhën një kujdes I posaçëm, sepse kanë të bëjnë me ndjenja subtile. Përkatësisht kur nga ata pritet shumë e posaçarisht prindërit. Vajtimet e këtij nëntipi mbartin dhembje ekspresive pasi shikohen disa momente: vdesin të pamartuar, shkatërrohet fuqia dhe shkëlqimi I tyre rinor në sy (hijeshia) para kohet; papajtueshmeria e vështirë, pasi dëshira e fati s’u është plotësuar. Vajtimet e tilla janë subtile dhe sugjestive, që të prekin dhe të ngjadhin ndjenja. Në këto këngë janë të eksponuara rekvizita të shumta: lodrat për fëmijë, lëvizjet e zhdërvjelltësia. Nëse ka shkuar në shkoll përmenden: librat, fletoret, lapsat, çanta, prindërit do t’i ruajn kujtimet për të. Vajtorja të gjitha këto i bjen në një rresht dhe i harmonizon, duke I detyruar të përmotshmit t’u shkojn lot rrëke. Hidhërimi është vizion i pikëlluar dhe i trishtuar, që shprehet me vargje të thekshme e subtile:

“O Nua Kola oh, çfar djalit
Po na pelset valla p’ej mallit
-Po disi qitrojm te tanë
-Po çka thua për babë e nan?
Për kujtim t’i pajn lojnat tua
-Kje i çpejt e shum i parë
S’e le shoqin ën mocatar...”
 
Titulli: Vajtim

Vajtorja me vargjet shprehëse përmend shokët e shkollës, prindërit, që i përkushtuan kujdes të madh rritjes së tij, si fëmijë e si nxënës, duke pasur respekt e nderim ndaj shokëve dhe mësuesit të vet, që shprehet me tinguj të thekshëm, me anë të figurave poetike:

" Pashko Doda oh, çfarë djalit
Po tuj t'ruajt si syt e ballit
-Ti Pashko ën shkollë ke shkua
-Shokt e psuesat t'kan n'erua
Edhe i vogl e ke hatrua
-More Pashko kokrra e molls
Për ty po kjajën shokt e shkollës".


Vajtorja për të mbërrijtur dhembje ekspresive tek prindërit i përcepton anët e jashtme të inventarit të shkollës, tekset e shkollës dhe vetëdijen e nënës, që bëhen me anë të organeve të shqisave:

"More Pashko kokrra e molls,
ثj hëë...ëj
Të rrin çpearst banka e shkolls,
ثj hëë...ëj
اi sa her nana t' ëohet n'kam,
ثj hëë...ëj
I kujtohen librat ç'ke lan,
ثj hëë...ëj"
Vajtime për prindër të ri


Vajtimet janë tejet rrënqethëse dhe të trishtuara aq më parë kur fëmija mbetën pa një prindër. Pikërisht mu atëherë kur duhet njëri të kujdeset për ta, për rritjen e tyre, për edukimin, nëna ose baba njëri pa tjetrin nuk mund t'iu plotësojnë kërkesat fëmijëve të tyre. Fëmija pa nënë, faktikisht, mbesin "jetimë"; gjithsesi ndihet nevoja se u mungon dashuria e nënës, dashuria parësore. Janë brenga të mëdha për t'I rritur, për t'i çuar në rrugë të drejtë; moshatarët ndaj tyre mbajnë qëndrim mospërfillës dhe nuk i kuptojnë. Vajtorja me mjeshtri artistike përdor figurat poetike fillimisht krahasimin: "F' mijapa nan, si nata pa han". Në çdo rast nëna fetishizohet, sepse vajtorja fare mirë e kupton se nëna, tek të gjithë popujt, ka mbetur më e afërta e më e dashura. Ajo ndaj fëmijëve flijohet më së tepërmi: i vesh e i mbath i arnon, i pajton, i ushqen, i lanë, i vënë në gjumë me këngë. Mungesa e nënës i shtyrë fëmijët që qajnë:

Oh, f ' mija besa pa nanë
ثj hëë...ëj!
Janë si nata e pa han
ثj hëë...ëj!
K 'ta jetima kan me lotua
ثj hëë...ëj!
ا' i sa her t 'ju r 'mët për nan
ثj hëë...ëj!
Po Gjuke Velja pse i ke lan'
ثj hëëë...ëj!
Kush me u shtrua e përdorua ?
ثj hëë...ëj!
Kush ka me(j) la e me (j) arnua?
ثj hëë...ëj!
A thua ti Mark Tom daija
ثj hëë...ëj
I ban pun't çi i do fmija


Vajtimi për burra të njohur

Ky tipiztim vajtimi ka specifikë dhe dimension të gjërë, që i kapërcen suazat lokale. Gjithsesi në Malësi të Madhe ka pasur burra të përmendur, që janë bërë të njohur për diçka dhe përfaqësonin Malësinë. Dalloheshin: për mençuri, për besë, trimëri. Pala kundërshtare, për më tepër tentoi t'i blejë me pare parinë e Malësisë fillimisht ana e pushtuesve Osman, që të mos kundërshtojnë (rezistojnë) ushtrinë e Sulltanit, madje të ndërrojnë edhe besimin e vet fetar; t'u japin fusha me vreshta. Por ishte punë boshe që bënte Porta, asesi nuk pranojnë, ruajtën fytyrën dhe nderin e të parëve (etërve) të vet. Për evokimin e një vizioni të tillë emocional sa u tha më lart, vajtorja i artikulon dhe me mjeshtri i strukturon në vargjet e mëposhtme, dhe i thotë në frymën e nëntërrokshit popullor:

Ti sdigiove Baco me mih n'uj'
S 'i lakmove kurr pares huj
Bushatlit t'i pan çua do pare
Por u the, - bani t ' jera halle
Po ti Baco le ner ën Mal'si
S 'e le anmikun m'ren me hi
T 'ka njoftë Shkodra e Cetija
Prizreni e tanë Shqiptaria.


Baca Kurti, shquhet për vlerën e shkëlqimin e vet, të bën ta admirosh
Vajtimi i bijës për babë

Këto vajtime në Malësi janë të rralla, ndonëse janë prezente. Vajza shfaq dhembje për babë që vdiq relativisht i ri., në fakt ia la fëmijët të moshës parashkollore, dhe bija (Groshja) pothuajse është ende fëmijë, por ka vetëdije të tmerrshme se çfarë e keqe e ka gjetur; babën kurrë më s'do ta shoh, as shkollimi i saj, premtim i dhënur, kurrë nuk do të realizohet. Vajza duke qarë babën shpreh gjithë dufin shpirtëror, për shkak të vdekjes që i ka ngjarë. Vargjet që ia kushtoi babës së vetë kanë naivitet, por në anën tjetër janë plot e përplotë me dhembje e pikëllim; spikatet realiteti mjaft i qëlluar i fëmijës :

" As kurrë ma s ' t ' shoh ën jetë".
"More babë , nore Kolë
ثj hëë...ëj!
M' ke pa' tha' me m'çuo ën shkollë
ثj hëë ...ëj!
Tash po kja e z 'di çna gjetë
ثj hëë...ëj!
As kurrë ma s't' sho (h) ën jetë
ثj hëë...ëj!


Vajtimi i motrës për vëlla

Vajtimet në Malësi kanë një trajtesë të njëjtë si ato të motrës për vëlla si edhe të tjerat... Motra për vëlla është në vend të nënës, ajo mund ta zëvendësojë e kurrkush tjetër. Motra për vëllaun e bjerrur nuk është në gjendje të frenojë vetën; është e gatshme të përgjërohet për vëlla. Vihet në spikamë teksti i improvizuar aty për aty me vargje të thekshme dhe emocionalisht të ngjyrosura me pikëllim e të përvjelluar me refrenin " ثj hëë...ëj" motrës Dilë plot me trazira shpirtërore i kanë lindur me rastin e lajmit të kohshëm. Momentet i ngjyros me petk poetik emocional " Ka pet vetëm pa të martua" shpërthen vaji i të gjithë grave, që janë në lidhje gjaku ose me babën e të ndjerit ose me nënën e saj, d.m.th., gratë rreth kufomës. Dila me aftësi kreative të vajtorës rrëfen evokimet e veta "Si do nana Novka me t'jetua" dëgjohen britma e klithje ritmike që rrënqeth e të trazon shpirtërisht.

Si u ' Dila motra jote v'lla
ثj hëë...ëj!
S ' muj pa ty Nik me jetua
ثj hëë ...ëj!
Si do nana Novka me t'jetua?
ثj hëë...ëj!
Ka pet vetëm pa t'martua
 
Titulli: Vajtim

Vajtorët (gjamtarët) vdekjen e shohin si dukuri normale kur vdesin burra të moshuar "ashtë dekë me rën" gjamëtari e kapërcen por jep trajtën narative dhe konvencionale duke shpreh të kaluarën e hidhur dhe të vështirë kur mbetet pa të vetmin djalë, paraqitet një atmosferë e zymtë. Evokon qëndrimin dhe krenarinë, qëndrueshmërinë i vendosur dhe i papërkulur para fatkeqësisë dhe rrezikut kur iu vra djali i vetëm derisa ishte bari nga një shok i tij rastësisht e joqëllimisht dhe të vdekurin e çojnë në shtëpi, por në grykë të varrit e ka falur vrasësin, ndonëse ishte dhe mbeti me një dhembje të thellë shpirtërore, por edhe vrasësi mbeti me ndërgjegje të vrarë. Vajtori evokon efektin dhe reaksionin dramatik në mënyrë figurative me emrin "ferrë" diçka e keqe; hall i madh "dera iu mshel me ferrë". Vargjet e shprehin besnikërisht dhe bindshëm "për hise të shkretuar" që depërton, fatkeqësia, lehtë në çdo emër; që mbesin baba e nëna fatkeq dhe të mjerë, që është për të ardhur keq. Për konkretizim po sjellim një fragment të vajtimit. Gjamë për Smal Dedin Dukaj (Budxë- Triepsh)

I mjeee - ri u ' për ty, o Smal,
nuk ëm bjen dër met se t' kam
njoftë ka ditë,
por po kjaj emnin e jaj djalit t' ri.
I mjeee - ri u ' i mjeeee-ri, o Martin
çi para kohe shkove en lle t' zi
e ti e ke falë gjakun e ti
ën grykë t' vorrit si daji.
- Qysh ate' re me ferrë u pshel kjo
sh' pi
I mjeri u ' i mjeri, o Smal
për histe tate t' shkrepun...


Vdekja vështrohet si një dukuri kobzezë dhe fatale mu atëherë kur në atë shpi nuk lë trashëgimi pas vdekjes; djalë të martuar, që do të trashëgoi shtëpinë nga i ati. Gjykuar sipas tekstit poetik të mësipërm, mund të themi se gjama ka aspekte etike e sociale duke i prekur mjeshtërisht edhe problemet më delikate familjare, ku i vihen në pah virtytet e larta njerëzore, kanë aludime edhe tek të gjallët. Vargjet janë të thekshme emocionalisht e të ngjyrosura me pikëllim. Tipari karakteristik që bije në sy në këtë vajtim është prania e sintagmës " e ti e ke falë gjakun e ti, ën grykë të vorrit si daji". Vajtori i ka ngjyros me petk poetik emocional që të rrëqeth e të trazon shpirtërisht. Gjamëtari vdekjen e sheh si dukuri normale kur, personi, ka lënë shtëpinë plot; gjejnë shprehje e krijojnë situata që lehtësojnë dhembjen dhe në këtë mënyrë i ngushëllojnë anëtarët dhe farefisin. Situata të tilla ndeshim kur vdesin burra të moshuar. Për konkretizim po sjellim një fragment të gjamës të Tomë Bish Ivezaj, për Dakë Lekën Gjokaj nga Mileshi (Grudë):

O - ooo - i lumi ti , more Daku i Leks,
i bukur t' erdh momenti i ' deks!
- Pa t ' lanë dor e pa t' lanë kamë
e plot konakun e ke lanë.
- Ke lanë djelm e ke lan nipa
sikur lisi çi lëshon pipa.


Në vargjet e mësimërme shihet invencioni estetik i këtij gjamëtari (vajtori) dhe figurshmëria plastike arrin efektin e duhur në evokimin e një atmosfere të kthjellët në vargun e dytë, të tretë, të pestë. Gjamëtari me plot hov dhe optimizëm të shprehur me një artikulim metaforik të freskët dhe funksional krijon ritëm fleksibil. Këtë koncept e dëshmon përdorimi i emrave: deks, dor, kam, lisi, pipa etj. Leksemat e theksuara kanë artikullim konvencional, por vargu i parë: lumi ti, more Daku i Leks, shpreh nderim e mirënjohje të thellë, duke e mbuluar personin e vdekur me fatbardhësi e lumturi familjare; vargu i tretë: "Pa t' lanë dor e pa t' lanë kam", i afrohet metaforikës konvencionale dhe asociative duke na i kujtuar disa togje frazeologjike, që mbetën margaritarë dhe me shumë vlerë në letërsi dhe në art, sepse nga ana leksikore kanë kuptim tërësor, të mëvetësishëm dhe gjithnjë të figurshëm. Nuk ka dilemë janë gjymtyrët kryesore të njeriut. Gjamëtari shprehjet i ka të qëlluara, meqë personi i vdekur ka qenë pa u thyer nga pleqëria. Në vargun e pestë dhe të gjashtë: "Ka lanë djelm e ka lanë nipa, sikur lisi çi lshon pipa"; djemt i lënë gjallë dhe të martuar, me pasardhës të drejtpërdrejtë. Teksti i mësipërm përbëhet prej fjalish të shkruara në një radhë dhe që ka një ritëm e një numër të caktuar rrokjesh sipas skemave tardicionale të metrikës në strukturën e vargut nëntërrokësh. Gjamëtari shfaq tendencën për të pikturuar tablon e ngjarjes. Vargjet e mëposhtme shprehin besnikërisht dhe bindshëm realitetin dhe depërtojnë lehtë në çdo zemër. Hasim vargje që janë funksionale, që përjetohen akustikisht dhe vizuelisht në strukturën e tetërrokëshit siç do të shihen më vonë. Preokupime të dhembshme emocionale janë artikulluar në një koherencë strukturore në vargjet " mjeri baba e ngrata nana!" Mbiemri " e ngrata" është për të ardhur keq, përderisa djali në klasën e pestë veç që merrte mësim e edukatë ishte me shëndet të plotë si dëshmon figura poetike" shëndosh si molla", prindja humbasin fëmijën e vet shumë të shtrenjtë në fatëkeqësi. Djali kalonte kohën e lirë në atmosferë të këndshme në shtëpi dhe jashta shtëpisë me shokë. Por një ditë u dëgjua krisma që shpërthen me fuqi të madhe e një mine (predhe). Zhurma e saj, kur shohin se djali nuk ishte në oborr i prekë thellë në zemër dhe i vrau ndërgjegjja duke ndije veten fajtor. Hidhen me vrull turrevrap në drejtim të krizmës e marrin trupin e njomë e nisën për në spital, babai s' përdëllellej dot, por rrugës vdes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top