SHBA - Studimi i një grupi shkencëtarësh zbulon magjinë nga deti te jeta e njerëzve. Ushtrimet fizike jo të rënda, si dhe konsumimi i rregullt i acideve yndyrore me prejardhje nga peshqit mund të ngadalësojnë rënien fizike të trupit dhe të mbajnë njeriun në formë.
Shiko fotografinë 1729848
Këto janë konkluzionet e testimeve të fundit të kryera me disa gra në moshën mbi 65 vjeç, të cilat morën acide yndyrore Omega-3. Konsumatorë
t përfituan gati dy herë më shumë fuqi muskulore pas ushtrimeve fizike se sa ato që konsuamuan vaj ulliri.
Testime më të gjera janë planifikuar të kryhen për të konfirmuar këto zbulime, si dhe për të identifikuar mekanizmin që përmirëson kushtet muskulore. Zbulimi u prezantua në Festivalin e Shkencës Britanike në Aberdeen.
Studime të mëparshme kanë zbuluar lidhje mes dietës me përmbajtje të lartë të Omega-3 me përfitime të konsiderueshme shëndetësore, si p.sh. rreziku më i ulët i sëmundjeve të enëve të gjakut dhe të zemrës. Omega-3 gjendet me shumicë në dhjamërat e peshqve, si sardelet.
Gjatë procesit të plakjes, përmasat e muskujve reduktohen me 0.5 deri në 3 për qind në vit. Ky proces, i njohur si sarkopenia, mund të sjellë dobësim dhe ngadalësim të aftësisë për të lëvizur te të moshuarit.
Në studime të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregohet se rreth 25 për qind e njerëzve në moshën 50-70 vjeç vuajnë nga ky fenomen, ndërsa incidenca rritet në mbi 50 për qind për të moshuarit mbi 80 vjeç.
Sipas Dr. Stuart Gray nga universiteti i Aberdeenit, kostoja shoqërore e sarkopenias është shumë e madhe, në drejtim të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror për të moshuarit.
“Rreth 1.5 për qind e të gjithë buxhetit shëndetësor të SHBA-së shpenzohet për probleme që lidhen me sarkopenian,” – thotë ai.
Ritmi i humbjes së muskujve në një farë mase përcaktohet nga stili i jetesës, konsumimi i dietave me pak proteina, si dhe jeta pa aktivitet fizik, njihen si faktorë që përshpejtojnë rënien e masës muskulore.
Studime të mëparshme kanë zbuluar se bagëtitë që ushqeheshin me dietë të pasur me Omega–3 kanë rritur përmasat e muskujve. Kjo gjë e shtyu doktor Gray-in të hetonte nëse këto acide yndyrore mund të pengonin zhvillimin e sarkopenisë te të moshuarit.
Në studimet e tij fillestare, ai tregoi se minjtë në moshë të mesme, që konsumonin vaj peshku kishin dozë më të vogël humbjeje të muskujve se sa ata që ushqeheshin me dietë normale.
“Vaji i peshkut dukej se kishte efekt anabolik [krijues muskujsh] te minjtë, por kjo gjë nuk mjaftonte për të dalë në të njëjtin konkluzion për njerëzit, pa kryer hetime të mëtejshme,” shton ai.
Doktor Gray vuri nën testim 14 gra të moshës mbi 65 vjeç, i ndau në dy grupe dhe i kërkoi të dy grupeve të ndiqnin një program ushtrimesh fizike 12 javore për shtriqjen e muskujve për 30 minuta në ditë.
Gjysmës së grave iu dhanë acide yndyrore Omega–3, ndërsa gjysmës tjetër iu dha vaj ulliri. Në fillim dhe në fund të testit, muskujt e këmbëve të grave u matën për nivelin e fuqisë.
Rezultatet qenë mahnitëse. Gratë që konsuamuan vaj ulliri pësuan rritje të masës së muskujve me 11 për qind, ndërsa ato që morën vaj peshku pësuan rritje në masën 20 për qind, një përmirësim ky shumë i rëndësishëm.
Por Doktor Gray nxiton të shpjegojë se jo të gjitha llojet e vajit të peshkut përmbajnë sasitë e duhura të acideve yndyrore. “Problemi kryesor është që shumë nga tabletat me vaj peshku, që shiten në treg, përmbajnë nivele të ndryshme të elementëve pozitivë. Në një tabletë me 1 gram vaj peshku mund të gjenden 100 miligramë element EPA, ndërsa në një tjetër mund të gjenden deri në 400,” thotë ai.
Këshilla e tij për të gjithë ata që dëshirojnë të rrisin konsumin e acideve yndyrore EPA dhe DHA është që të marrin vaj peshku suplementar, që kanë përmbajtje më të lartë të këtyre elementëve.
Dallimi mes gjinive
Kërkuesit kanë marrë tashmë fonde për të kryer një studim më të gjerë, ku të përfshihen 60 njerëz me moshë mbi 65 vjeç për të konfirmuar efektet pozitive të acideve yndyrore. Testi i ri do të marrë në shqyrtim burra dhe gra.
Studime të mëparshme kanë treguar se gratë dhe burrat dallojnë në aftësinë fizike për të sintetizuar proteinat e reja, si dhe kanë mënyra të ndryshme reagimi ndaj ushtrimeve. Gratë e moshuara kanë nivele të ngjashme të sintezës së proteinave me gratë e reja, ndërsa meshkujt e moshuar kanë nivele më të ulëta se sa të rinjtë.
Meshkujt e moshuar mund të rrisin nivelin e sintezës së proteinës me anë të ushtrimeve fizike, gjë që nuk ndodh me gratë, shpjegon Gray.
/BalkanWeb