Vetëm një kilometër larg qendrës së Podujevës dhe mbi 2.600 kilometra larg Britanisë së Madhe, në dhomën e një 23-vjeçari kosovar ruhet me krenari një histori 68-vjeçare ushtarake britanike.
“Shpata e përtej deteve” e Akademisë Mbretërore Ushtarake të Britanisë së Madhe është ajo që prej 13 dhjetorit të këtij viti e ka zënë vendin mes tavolinës së punës dhe librave të historisë ushtarake të nëntogerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Ismail Hoxha.
Hoxha është ushtari i parë kosovar e ballkanas që u nderua nga Familja mbretërore si më i miri ndër kadetët “përtej deteve” që rrethojnë Britaninë.
E këtë nder Hoxha thotë se ishte përpjekur ta arrinte për një arsye të vetme.
“Ia kisha vënë vetes synim që në ditën e diplomimit të dëgjoj tek thirret emri i shtetit tim, i Kosovës, në oborrin e Sandhurstit”, thotë ushtari Hoxha.
Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë Hoxha ishte vetëm një nga fëmijët e Kosovës, në çlirimin e së cilëve nga gjenocidi serb, shërbyen edhe trupat britanike. Por, më 11 dhjetor të këtij viti, ai u bë krenaria e Britanisë dhe e Kosovës, duke u nderuar për kalimin e sfidave ushtarake në Akademinë e Sandhurstit personalisht nga nipi i parë i Mbretit George i Gjashti dhe i Mbretëreshës angleze Elizabeth.
Princi Charles Philip Arthur George i Welsit ishte ai që ndau “Shpatën përtej deteve” për oficerin më të mirë të huaj të vlerësuar nga komandanti i Akademisë Mbretërore Ushtarake në Britani për vitin 2015, duke e bërë kosovarin nga Podujeva kadetin e 179-të që u nderua nga Familja mbretërore.
“Ai e dinte se Kosova është vend shumë i bukur, i vogël por shumë i bukur ashtu siç e dimë të gjithë”, rrëfeu Hoxha për ato që kishte biseduar 10 minuta me princin Charles, pas ceremonisë.
http://www.kosova.info/