Ushqimi pa yndyra pengon rikthimin e polipeve

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Personat të cilët me anë të operacionit i kanë larguar polipet nga zorra e trashë mund ta zvogëlojnë rrezikun për rikthimin e tyre duke konsumuar ushqim të varfër me yndyra, ndërsa njëkohësisht të pasur me fibra ushqyese, pemë dhe perime.

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 1.000 participantë. Edhe pse nuk dihet qartë principi i efektit pozitiv, është treguar se personat të cilët i qëndrojnë besnik këtij lloji të ushqimit, kanë për 30% më pak rrezik për përsëritjen e polipeve në krahasim me participantët tjerë, të cilët nuk kishin konsumuar këtë lloj ushqimi.

Polipet janë tumore beninje të cilat shtojnë rrezikun për zhvillimin e karcionmës së zorrës së trashë.
*telegrafi*
 
Back
Top