Ushqimi i duhur parandalon paraqitjen e kancerit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shumë studime të kryera në të gjithë botën kanë provuar se një e treta e tumoreve malinje mund të parandalohen, duke përmirësuar mënyrën e të ushqyerit. Rekomandimi kryesor për të realizuar këtë është : “ Të konsumosh ushqime në mënyrë të vazhdueshme, ushqime me origjinë vegjetale, me një tavolinë sa më të pasur me fruta dhe perime, sallata dhe cereale jo të rafinuara në mënyrë industriale”. Këto mënyra të të ushqyerit duhet të përvetësohen si rregulla të nevojshme për të qenë të shëndetshëm. Ushqimet me natyrë vegjetale aktivizojnë funksione të ndryshme të qelizave, si dhe atyre të sistemit imunitar, dhe ky aktivizim arrin deri në funksionet hormonale dhe metabolike. Më poshtë po radhisim disa rregulla mbi mënyrat sesi mund të shtrojmë një tavolinë të pasur, në mënyrë që jo vetëm të shijojmë një meny të shijshme, por edhe të shmangni sëmundjet e ndryshme e veçanërisht kancerin.

Dieta dhe
niveli i insulinës
Objektivi dhe synimi kryesor i dietës së propozuar ka të bëjë me reduktimin e nivelit të insulinës në gjak. Insulina ndikon në rritjen e nivelit të hormoneve seksuale dhe faktorit të rritjes të tipit të parë. Po ashtu sjell edhe nivel të lartë të plazmës dhe të gjitha këto parametra të cilat kanë ndryshuar nivelin e tyre në gjak mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit. Niveli i insulinës normalisht rritet pas çdo vakti, aq më tepër kur ushqimi i konsumuar në një vakt është tepër i rënduar në cilësi dhe sasi, me sheqerna të tretshme në mënyrë të përshpejtuar, prandaj pas një dreke të pasur niveli i glikemisë rritet në mënyrë të ndjeshme. Në fakt, funksioni i insulinës është për të nxitur futjen e glukozit në qeliza, dhe pankreasi prodhon insulinë sa herë që niveli i glikemisë rritet. Ky funksion i insulinës është i kushtëzuar nga prania e mbi-dhjamosjes së membranave të qelizave, që shkaktohet nga konsumimi i shumë produkteve të djathërave dhe mishi jashtë një diete normale. Edhe proteinat, e veçanërisht proteinat me prejardhje shtazore, favorizojnë një prodhim të bollshëm të insulinës dhe hormonit të rritjes. Për të mbajtur nivele të ulëta të insulinës dhe të hormonit të rritjes do të ishte e nevojshme të reduktohej: marrja e kalorive çka do të thotë që duhet të hamë më pak, të ulet konsumimi i ushqimeve që rrisin nivelin e glikemisë, të reduktohet marrja e produkteve dhjamore dhe të yndyrshme, si dhe të shmanget marrja në sasi të lartë e proteinave me origjinë shtazore.

Yndyrat dhe kaloritë e tepërta
Strategjia e emërtuar “Diana” ka të bëjë me reduktimin e furnizimit me kalori, duke konsumuar ushqime sa më të pasura me vitamina dhe proteina e karbohidrate në sasinë e nevojshme, në mënyrë që të mos provokojë mbingopjen e qelizave me kalori. Prandaj produktet natyrore dhe më pak ato të rafinuara të prodhuara në mënyrë industriale, nga njëra anë furnizojnë me energji dhe lëndë ushqyese dhe nga ana tjetër përmbajnë pak yndyra që do të thotë pak kalori. Triku konsiston në gjetjen dhe zbatimin e një mënyre të duhur gatimi për cerealet dhe perimet, në mënyrë që shija të shoqërohet edhe me përthithjen në gjak të shumë përbërësve të rëndësishëm për organizmin. Ushqimet të cilat rrisin nivelin e glikemisë dhe që duhet të reduktohen janë ato të përgatitura nga drithërat, si makaronat, pastat, tortat. ثshtë më mirë të konsumohet bukë e bardhë.KS
 
Back
Top