Ushqimi, "helmimi" i dy vajzave 8 vjeçe alarmon dasmorët në Ndroq

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
TIRANE - Dy vajza të mitura përfunduan në Spitalin Ushtarak, pasi u helmuan nga ushqimi gjatë një dasme të dielën në mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 të ditës së diel, në një lokal në Ndroq të Tiranës. Vajzat 8-vjeçare me iniciale A.Gj., dhe A.M., të cilat kishin shkuar me prindërit e tyre nga Durrësi për të marrë pjesë në dasmën, që organizohej në një nga lokalet e fshatit periferik të kryeqytetit, kanë përfunduar në spital me kriza të forta barku dhe të vjella. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë edhe shërbime të Komisariatit Nr.6 të policisë së Tiranës, të cilëve u është thënë që vajzat e mitura kishin konsumuar një sasi të vogël pijesh alkoolike, por që për shkak të moshës së tyre i kishte helmuar. Fillimisht prindërit e dy 8-vjeçareve janë alarmuar, duke menduar se ushqimi, të cilin po konsumonin dasmorët, mund të ishte i skaduar. Por ngjarja është sqaruar shpejt pas verifikimeve në pavijonin e Toksikologjisë të Spitalit Ushtarak. Mjekët kanë konstatuar se vajzat e mitura ishin helmuar dhe kishin simptoma të helmimit nga ushqimi, por në fakt nuk ka qenë diçka e tillë. Duke dashur të provojnë gjithçka që kishin në tavolinë, vajzat kanë pirë pije alkoolike nga gotat e prindërve të tyre dhe më pas kanë nisur të ndjehen keq, duke alarmuar edhe dasmorët e tjerë. Një nga të pranishmit ka lajmëruar policinë, duke dyshuar se ushqimi mund të shkaktonte një helmim masiv tek pjesëmarrësit në dasmë. Ekspertët kanë marrë mostra për të bërë analizat e ushqimit të konsumuar dhe pritet rezultatet pas ekzaminimit. Ndërkohë që sipas mjekëve nuk ka vend për panik, pasi helmimi i dy të miturave nuk ka ardhur nga ushqimi, por nga konsumimi i pijeve alkoolike, që për shkak të moshës, ka sjellë çrregullime të shëndetit. Të njëjtën gjë kanë konfirmuar mbrëmë edhe burime nga Komisariati Nr.6 i policisë. Sipas tyre minorenet menjëherë pasi kanë marrë nga një serum në spital janë dërguar në shtëpitë e tyre.
*panorama*

alkol.jpg
 
Back
Top