Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mënyra më e mirë, më e shëndetshme dhe më e lirë për ta ushqyer foshnjën tuaj në muajt e parë të jetës padyshim se është gjidhënia. Ass. Dr. Alije Keka – Sylaj
Gjidhënia jo vetëm që siguron ushqimin për foshnjën tuaj, por, gjithashtu edhe mbrojtjen, dashurinë dhe stimulimin e vazhdueshëm social, duke siguruar kështu rritje dhe zhvillim të shëndoshë fizik dhe psikik për fëmijën tuaj, e po ashtu ka rol shumë të rëndësishëm edhe për vet shëndetin tuaj.
Pothuajse të gjitha nënat gjatë gjidhënies shpeshherë kanë dilema për atë se sa dhe çka duhet të ngrënë. Ato, shpeshherë nga frika se nuk do të kenë qumësht të mjaftueshëm, hanë më tepër se sa që duhet ose edhe ju shmangen disa llojeve të ushqimit nga frika se ato do të ndikojnë negativisht në gjidhënie. Asnjë ushqim i komplikuar dhe asnjë dietë speciale nuk janë të nevojshme gjatë kohës së gjidhënies. Duhet ngrënë ushqim i llojllojshëm që i plotëson nevojat ditore energjetike të gruas gjidhënëse. Nëna e cila i jep një fëmije gji, duhet ngrënë 500 kcal apo ¼ më tepër sesa që ngrënë një grua e rritur dhe e shëndoshë e cila nuk është shtatzënë ose gjidhënëse. Assesi nuk duhet ngrënë si njihet në popull “sa për dy veta”, kurse diçka më tepër duhen proteina, kalcium dhe të gjitha vitaminat.
foto-1-alije.jpg

اka duhet ngrënë dhe pirë?
ثshtë e rëndësishme për të ngrënë ushqim të llojllojshëm duke përfshirë:
* sasi të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve (të freskëta, të ftohta, të konservuara, ose në formë të lëngjeve), si burim i rëndësishëm i vitaminave, * drithëra si bukë, brumëra, oriz dhe patate për energjinë shtesë që iu nevojitet, * mish pa dhjam dhe mish të pulës, peshk, ve si burim i rëndësishëm i proteinave të nevojshme,
* qumësht dhe produktet e tij si djathë, kos - si burim i rëndësishëm i kalciumit dhe proteinave.
Nevojat për lëngje janë diçka më të mëdha. Më së miri është që uji dhe lëngjet të pihen sipas etjes e cila te shumica e nënave gjidhënëse është më e rritur. Mund të pihen lëngje të pemëve, qumësht ose kos i holluar. Nuk është e vërtetuar se ndonjë pije e veçantë apo qumështi kanë ndikim galaktogjen (rrit sasinë e qumështit të prodhuar), por nëse ju vëreni se ndonjë nga pijet e veçanta ka ndikim të tillë, vazhdoni të pini. Tek ne në popull është e njohur se, kosi i holluar, ka një veprim të tillë; poashtu nga përvoja e disa nënave gjidhënëse, lëngu i portokallit dhe lëngu i limonit kanë një veprim të tillë.
ثshtë mirë që çdo herë para gjidhëniës të pihen një ose dy gota ujë ose lëngje. Nëse keni etje, kjo do të thotë se nuk pini shumë, nëse urinoni rrallë dhe urina juaj ka ngjyrë të errët dhe erë të rëndë, poashtu është shenjë se nuk pini sa duhet. Pirja, posaçërisht duhet të rritet kur djersiteni (si gjatë verës apo kur aktiviteti i juaj fizik është i rritur). Duhet të keni kujdes për sasinë e kafesë dhe të çajit indian (çaji i rusit), pasi përbërësit e tyre mund të kalojnë në qumështin tuaj dhe të ndikojnë në gjumin e foshnjës ose ta bëjnë atë të bezdisshëm; poashtu duhet t’iu shmangeni pirjes së pijeve alkoolike.
foto-2-alije.jpg
 
Ushqime duhet shmangur?
Ngrënia e peshkut është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës tuaj, por nuk duhet ngrënë më shumë se 2 porcione të peshkut vajor në javë. Peshku vajor përfshin tunën e freskët (jo tunën e konservuar - e cila nuk merret si peshk vajor), sardina, trofta.
Ndonjëherë disa lloje të ushqimit që i merr nëna mund të shkaktojnë mundim, kolika (ngërçe) apo çrregullim të defekimit të fëmijës, si psh. disa erëza, si, hudhra, qepa, lakra, fasulja, domatja, brokoli, kajsitë, dardha, çokolada dhe nëse mendoni se ndonjë ushqim që ju ngrëni po i shkakton probleme të tilla fëmijës tuaj, mos ndaloni ta ngrëni pa e konsultuar mjekun. Sepse, duhet ta dini, është normale për fëmijët në gji që të kenë pengesa të tilla për shkak të sasisë së ajrit që disa fëmijë e thithin njëkohësisht gjatë thithjes së gjirit, sidomos në tre muajt e parë të jetës. Poashtu, nënat e fëmijëve me histori familjare me alergji serioze nga ushqimi, duhet t’iu shmangen ushqimeve të tilla.
Ushqimet që më së shpeshti shkaktojnë alergjinë janë, kikirikët, qumështi, vetë, peshku. Nëse ju mendoni se ndonjëri nga ushqimet ka shkaktuar alergji tek fëmija juaj, për shembull ndryshime lëkurore, atëherë provoni t’iu shmangeni atij lloji të ushqimit për ta vërtetuar këtë dyshim. Pirja e duhanit gjatë kohës së gjidhëniës duhet të ndalohet. Gratë që pinë duhan, prodhojnë më pak qumësht dhe më herët e ndalin gjidhënien, kurse tek fëmijët e tyre mund të lajmërohet mundim, vjellje, dhembje në bark dhe barkqitje si dhe pasoja të tjera të cilat janë në hulumtim e sipër. Fëmija duhet të largohet nga ambienti ku ka tym, pasiqë pirja pasive e duhanit, siç është e njohur, ndikon në shëndetin e fëmijës tuaj negativisht, infeksionet respiratore si dhe vdekjet e papritura të foshnjave janë më të shpeshta.
Problem edhe më të madh paraqet kur nëna është e varur nga droga. Nëse motivi i nënës nuk e shtyn atë të heq dorë nga marrja e drogës, atëherë ajo nuk duhet t’i jap fëmijës gji, sepse të gjitha drogat kalojnë në qumësht dhe tek fëmija mund të shkaktojnë helmim ose varshmëri.
foto-3-alije.jpg

Për gjidhënie të suksesshme nuk është asgjë më me rëndësi se sa ndjenja e gëzimit, kënaqësisë dhe sigurisë së nënës. Gjidhënësja duhet maksimalisht t’i ikë lodhjes së tepërt, të jetë e qetë dhe në disponim të mirë. Faktorët që ndikojnë negativisht në gjidhënie dhe në sasinë e pakët të qumështit janë: frika, lodhja, brengosja, të ftohtit, dhembja, pirja e duhanit dhe alkoolit. Kurse si faktor që ndikojnë pozitivisht janë thithja e fëmijës, ngacmimi i thimthave, shikimi i fëmijës gjatë gjidhënies, pushimi, të nxehtit, stabiliteti psikik, orgazma.
 
foto-4-alije.jpg

Humbja e peshësNuk është ide e mirë që të provohet të humbet peshë derisa ju keni fëmijën në gji, sepse, ju nevojitet energji e mjaftueshme për përkujdesje si dhe mund t’iu shmangeni materieve ushqyese që janë të nevojshme për të, e poashtu toksinat e liruara nga aktiviteti i tepërt fizik mund të kalojnë përmes qumështit te fëmija. Ju duhet të dini se yndyra e tepërt që e keni fituar gjatë shtatzënisë, tani shfrytëzohet për prodhim të qumështit, kështu që vet gjidhënia do t’iu ndihmoj të humbni peshë dhe të ktheheni më shpejt në peshën që e keni pasur. Nëse ju hani ushqim të balancuar, kufizoni sasinë e yndyrave, sheqerit dhe jeni fizikisht aktive, gjidhënia do t’iu ndihmoj që të humbni peshën e tepërt.
foto-5-alije.jpg

Sa i përket jetës seksuale gjidhënia nuk paraqet kurrfarë pengese dhe anasjelltas, jeta seksuale mund të vazhdohet zakonisht 6 javë pas lindjes, kur zakonisht ndodh pastrimi dhe pasi është kryer kontrolli gjinekologjik, 6 javë pas lindjes.Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top