Ushqimet që janë të rrezikshme për fëmijët

Kresha

A pretty face can never trick me


Ushqimi është shumë i domosdoshëm për rritjen e shëndoshë të fëmijës. Por, ka ushqime të cilat janë shumë të rrezikshme dhe ndikojnë negativisht. Akademia amerikane e pediatrisë ka publikuar ushqimet më të rrezikshme, të cilat duhet larguar gjithsesi nga menyja e fëmijëve.

- Salsiçe: akademia pohoi se 17% e rasteve të helmimit te fëmijët, lind nga salsiçet dhe këshillojnë që sandviçi me salsiçe të shitet me paralajmërim.

- Kikirikët: 1 për qind e popullsisë është alergjike ndaj kikirikëve. Pjesa më e madhe e rasteve të alergjisë që përfundojnë me vdekje lidhen me kikirikët.

- Produktet e gjelbra: nëse perimet e gjelbra si spinaqi, sallata jeshile, lakra nuk lahen mirë, u hapin rrugë baktereve të zorrëve.

- Peshku ton: megjithëse është një nga peshqit më të konsumuar në botë, në rastet e konsumimit të tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke dëmtuar sistemin nervor.

- Kafeja:
kjo bimë krahas shkaktimit të krizave të zemrës mund të shkaktojë dhe pagjumësi dhe zverdhje të dhëmbëve.

- Kërpudha: kërpudhat e egra mund të shkaktojnë helmime deri në halucinacione.

- Patatet e skuqura: për shkak të lëndës akrilamid të gjendur në sasi të mëdha te patatet e skuqura, nëse konsumohen për një kohë të gjatë mund të shohim efekte si forcimit i enëve të gjakut, shëndoshje dhe kancer.

- Hamburger: te hamburgerët përdoren vajrat më të dëmshëm për shëndetin dhe konsumimi i tyre shkakton sëmundjet e zemrës.

- Rrushi: si një frut me sasi të lartë sheqeri, rrushi është i dëmshëm për diabetikët.

- Sallami: konsumimi i tepërt i sallamit mund të bëhet shkak i kancerit për arsye të nitratit të sodiumit që përmban. //keshilla
 
Pe: Ushqimet që janë të rrezikshme për fëmijët

Koka-kola dhe te gjitha pijet e gazuara..
 
Pe: Ushqimet që janë të rrezikshme për fëmijët

- Kikirikët: 1 për qind e popullsisë është alergjike ndaj kikirikëve. Pjesa më e madhe e rasteve të alergjisë që përfundojnë me vdekje lidhen me kikirikët.


Dhe luleshtrydhet, po ashtu shume femije jane alergjik ndaj tyre. Eshte e keshilluar mos i jepen femijeve nen 3 vjec luleshtrydhe.
 
Pe: Ushqimet që janë të rrezikshme për fëmijët

Mjalti te femijet nen moshen 1 vjecare per shkak te rrezikut te sporeve te clostridium botulinum..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top