Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ushqimet për të luftuar infeksionet urinare

Ushqimet për të luftuar infeksionet urinare





Shiko fotografinë 1895005


Ushqimi që hamë ndikojnë në rritjen e baktereve në traktin tonë urinar, andaj, ata që kanë probleme me infeksionet urinare duhet të rregullojnë dietën e tyre.
Shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit kanë hetuar shfaqjen e infeksioneve urinare. Ata kanë zbuluar se urina e disa njerëzve është më rezistente ndaj baktereve pasi përbërës të caktuar ushqimor (ose të marra direkt ose si një nënprodukt i tretjes) i privojnë ata nga hekuri dhe mineralet që duhet të rriten.
Lëndët ushqyese që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet urinare quhen polifenole. Këto janë antioksidues të fortë, dhe në sistemin tretës ato shndërrohen në këto komponime që parandalojnë rritjen e baktereve, transmeton KosovaPress.
Ushqimet me një përmbajtje të lartë të polifenoleve janë:
– Boronica të freskëta dhe lëng boronice
– Thana dhe lëngu i thanës
– Kosi
– Çaji i zi
– Çokollata e errët
Në mënyrë që të mos ulni pH-në e urinës suaj dhe të ndihmoni bakteret të rriten, duhet të shmangni pije të gazuara dhe dieta me proteina të larta gjatë infeksionit.
Ekspertët tregojnë se doza të larta të vitaminës C të marra përmes shtesave ushqyese artificiale janë gjithashtu të këqija, por burimet natyrore të kësaj vitamine janë shumë të dëshirueshme.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani vetëm agrume. Mos harroni për perimet e pasura me vitaminë C si kale, lakër dhe brokoli.
Përveç vitaminës C, trakti juaj urinar për të luftuar infeksionin gjithashtu ka nevojë për vitaminë A, e cila gjendet në karota, patate dhe pjepër.
Përfshini gjithashtu hudhrën në dietën tuaj, një thesar që, falë vetive të saja të forta antibakteriale, shërben si një antibiotik natyral për forma të ndryshme të infeksionit, përfshirë infeksionet urinare.


Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back