Ushqimet me te shendetshme gjate muajit shkurt

GLOOM

Catch me if you can...
Shiko fotografinë 1424455



Qe te keni nje shendet me te mire gjate muajt shkurt duhet te privilegjoni disa ushqime. Ja cilat jane ato.

Lakra e kuqe

Ne familjen e lakrave, kjo lloj lakre është ajo qe reziston me shume. Me shume pak kalori ajo ndihmon mjaft për te ruajtur linjat.

Kungulli

ثshtë një tjetër produkt mjaft i shëndetshëm. Mund ta konsumoni ne supe, gjelle apo edhe neper ëmbëlsira.

Hudhra

Përveçse iu jep shije ushqimeve te gjithë i njohin tashme edhe vlerat e hudhrës për shëndetin.

Preshi

Preshi është një ushqim i lehte dhe ndihmon ata qe kane probleme me tretjen apo kapsllëkun.

Karotat

Duke pasur shume vitamina ato nuk duhen harruar gjate këtij muaji. Përveç te tjerash ato iu japin shije dhe bukuri gatimeve.

Ja dhe disa produkte te tjera mjaft te shendetshme gjate ketij muaji:

Sallata jeshile, panxhari i kuq, lakrat e Brukselit, selinoja, rrepat, patatet, qepa, lakra e bardhe (marre nga Plurielles)
 
Titulli: Ushqimet me te shendetshme gjate muajit shkurt

Po flm GLOOM :) jan pak a shume ne menyn time keto ingrediente....Hudhra me pak por personalisht se familjarisht eshte shume :D
 
Titulli: Ushqimet me te shendetshme gjate muajit shkurt

Lakra e kuqe

Ne familjen e lakrave, kjo lloj lakre është ajo qe reziston me shume. Me shume pak kalori ajo ndihmon mjaft për te ruajtur linjat.

Kungulli

ثshtë një tjetër produkt mjaft i shëndetshëm. Mund ta konsumoni ne supe, gjelle apo edhe neper ëmbëlsira.

Lakra e kuqe, shume e mire per sallate, dhe vetem dhe e kombinuar me gjera te tjera!

Ca embelsira behen me kungulli, dini? Se skisha degjuar ndonjehere deri tani.

Tani ne dimer, te mira jane dhe repat e kuqe ( te pjekura ne fure/te zjera), ideale per sallat:) ( se di nqs eshte e njejta gje me "panxharin e kuq")
 
Pe: Ushqimet me te shendetshme gjate muajit shkurt

Si te gatuani kek me kungull, arra dhe kanelle?


Shiko fotografinë 1403094



Përbërësit për 4 persona

· 200gr kungull

· 2 veze

· Pak vaj

· 100gr arra te grira

· 2 luge kafeje me kanelle

· 2 kokrra kripe

· 90gr sheqer

· 175gr gjalpë

· 1 luge kafeje me sode

Përgatitja

Prijeni kungullin neper copa te vogla dhe vëreni te zieje për 25 minuta. Pasi ta shihni qe kubat janë zbutur, shtypini ato derisa te formohet pureja. Ndizeni furrën ne temperaturën 150°C. Purenë te ciline e keni vendosur ne një tas te thelle përziejeni me vezët e rrahura dhe vajin. Me pas shtojini përbërjes edhe arrat e grira, kanellën, sheqerin, gjalpin, sodën dhe kripen. Trazojeni fort derisa te krijohet brumi. Hidheni me pas atë ne një tave apo ne formën qe bëni kekun dhe futeni ne furre te piqet për 1 ore. (marre nga aufeminin)



Ja Zzinna nje nga embelsirat...
 
Pe: Titulli: Ushqimet me te shendetshme gjate muajit shkurt

Embelsire me kungull

2 kg kungull i embel
1 kg sheqer
1 Filxhan kafeje uje

Qeroni kungullin,lajeni dhe priteni ne copa te trasha,pak a shume si prisni shalqirin.Hidheni ne nje tenxhere,shtojini sheqerin,edhe ujin dhe lereni te zieje derisa te zbutet kungulli.Mund ta beni edhe pa i hedhur uje fare por per kete duhet ta lini gjithe naten ne tenxhere bashke sheqerin e pastaj ta zieni.Serviret me arra te grira siper.
 
Pe: Ushqimet me te shendetshme gjate muajit shkurt

Kto qekan te gjitha ushqime qe une si ha.
 
Pe: Ushqimet me te shendetshme gjate muajit shkurt

Une i konsumoj te gjitha pervec,sallates jeshile edhe ca jane keta spinaq,pjeper as eren smund tja nuhas lere ta ha...
 
Titulli: Ushqimet me te shendetshme gjate muajit shkurt

Disi ju gocat mkeni ba me shfaq shume dyshime me keto kerkesat per ushqime gjate shkurtit :lol::hello:ngaqe edhe eshte fillim pranvere, dhe si ne cdo fillim pranvere :banane:fillojne me rrjedhe langjet e mu aktivizu gjalleria :flirt:kshu qe kjo kerkesa juaj per karrota, presh, kungull, e ca gjona ksisoj po le shume dyshime :P
 
Back
Top