Ushqim tradicional dhe kafe turke në mes të Nju Jorkut, ja çudia në restorantin shqiptar (FOTO+DETAJE)
futesh në “Çka ka Qëllu” duket sikur ke përfunduar në një tavernë në ndonjë fshat të Shqipërisë apo Kosovës. Në fakt, pronari dhe shefi i kuzhinës kanë të afërm në të dy anët e kufirit…”. Kështu e nis “New York Times” përshkrimin për restorantin shqiptar në Bronks, të cilin e ka renditur të shtatin në listën e 10 restoranteve më të mira në qytet për vitin 2019.
Edhe pse ndodhet në një territor ku dominojnë kuzhina dhe restorantet italiane, restoranti shqiptar ka arritur të tërheqë vëmendjen e njujorkezëve dhe të dallohet për veçantinë dhe specialitetet që ofron.
“Në fillim të kap syri koleksionin me instrumente muzikorë, më pas veglat e punës së një fermeri, veshjet popullore shqiptare të varura në mur. Më pas vjen aroma e bukës së pjekur në furrë. Si fillim duhet të kërkoni pak bukë të mbushur me speca turshi, shoqëruar me salca të ndryshme, për të vazhduar më pas me një racion mish me lëng, ose byreçka të mbushura me mish dhe të shoqëruara me kos. Sigurisht që duhet të porosisësh edhe salsiçe. Ëmbëlsirat gatuhen po aty, më e veçanta sheqerparja. Kafeja shërbehet me xhezve. Ju e njihni si kafe turke, por për sa kohë jeni brenda Çka ka Qëllu, mund edhe ta quani si shqiptare”, shkruan “New York Times” në përshkrimin që i bën restorantit.
Në një rrëfim për të njëjtën gazetë, pronari Ramiz Kukaj, shqiptar i Kosovës, tregon se shumë prej kostumeve apo relikteve i ka marrë nga udhëtimet që ka bërë në vendin e origjinës. “Muret dhe dyshemeja duket sikur janë transportuar të paprekura nga ndonjë shtëpi fshati në Shqipëri, ndërsa në sfond dëgjohet muzikë popullore e luajtur me instrumente tradicionalë. Restoranti është i zhytur në nostalgji”, shkruan NYT./A2

Attachments
-
1.2-1024x683.jpg161.8 KB · Shikime: 0
-
servirja-e-gatimeve-1024x683.jpg145.5 KB · Shikime: 0
-
hyrja-e-restorantit-1024x683.jpg169.3 KB · Shikime: 0
-
groshe-ne-tave-dheu-1024x684.jpg114.4 KB · Shikime: 0
-
13-6-1024x1024.jpg160.7 KB · Shikime: 0
-
18-992x1024.jpg116.4 KB · Shikime: 0
-
11-6-1024x683.jpg47.7 KB · Shikime: 0
-
1.3-1024x683.jpg160.4 KB · Shikime: 0
-
Mantija-me-salce-kosi-820x1024.jpg166.9 KB · Shikime: 0
-
1.2-1024x683.jpg161.8 KB · Shikime: 0
-
1.4-1024x683.jpg154.3 KB · Shikime: 0
-
Ramiz-Kukaj-pronari-i-restorantit-1024x683.jpg126.5 KB · Shikime: 0
-
1.5-1024x683.jpg155.2 KB · Shikime: 0
-
derbeu-mish-vici-role-shoqeruar-me-perime-1024x683.jpg152.3 KB · Shikime: 0