Ushqeni lëkurën këtë dimër

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ushqeni lëkurën këtë dimër
Ushqeni_lekuren_kete_dimer.jpg
Katër këshilla të thjeshta për të pasur një lëkurë të butë dhe të ushqyer gjatë gjithë sezonit të ftohtë të dimrit.

Moti i ftohtë mund të dobësojë kolagjenin, indin lidhor që ruan elasticitetin dhe bukurinë e lëkurës, duke ndikuar në formimin e rrudhave, plasaritjeve, tharjeve e skuqjeve në të. Fytyra e duart janë pjesët që i vuajnë më shumë pasojat e dimrit, ndërsa trupi është disi më i mbrojtur.

1. Ushqejeni lëkurën

Kremi ushqyes do të mbushë gropëzat dhe plasaritjet e lëkurës, duke rikthyer elasticitetin dhe duke i dhënë butësi lëkurës. Kujdesuni të përdorni një krem më mirë sesa një losion, sepse kremi duke pasur një përbërje më të trashë, përmban më shumë vaj (yndyrë) dhe e mbron lëkurën më gjatë sesa një losion që ka më shumë ujë në përbërje. Kërkoni produkte që të kenë në përbërje të tyre: glicerinë, petrolatum, lanolinë, vaj jojoba, vajra mineralë ...

2. Mos harroni mbrojtësit nga dielli

Mos harroni se, edhe dielli i dimrit mund t'jua djegë lëkurën, nëse qëndroni gjatë jashtë. Kujdesuni të përdorni një të tillë me faktor mbrojtës SPF 30. Ndryshe nga kremrat mbrojtës të diellit që përdorni në plazhe e gjatë verës, mbrojtësit nga dielli që përdoren gjatë dimrit, zakonisht pastrohen lehtë nga uji (treten lehtë në ujë).

3. Mbani gjithmonë doreza...

dhe ... duart do t'jua dinë për nder. Nëse edhe me doreza, lëkura e duarve ka probleme me të ftohtin e dimrit, atëherë para se të bini të flini, vendosni një shtresë kremi Për duar dhe vini dorezat (pambuku). Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me këmbët nëse vuajnë nga thatësia (një shtresë kremi dhe një palë çorape).

4. Larje të “zgjuara"

• Uji e zhvesh lëkurën nga 8 yndyra, kështu që kujdesuni më shumë gjatë larjes së saj në
dimër.
• Përdorni pastrues-pa sapun, të cilët nuk e thajnë shumë lëkurën.
• Lajeni fytyrën me pastrues vetëm në mbrëmje, kur pastroni grimin dhe papastërtitë. Nuk është e nevojshme larja me pastrues edhe në mëngjes, mjafton vetëm një shpëlarje me ujë të vakët, ndoshta pasi keni vendosur pak krem zbutës në të, nëse vuani nga tharja e tepërt e lëkurës gjatë dimrit.
• Kur lani fytyrën me pastrues, përdorni ujë të vakët dhe më pas 1 një shpëlarje të ftohtë. Shpëlarja me ujë të ftohtë, mbyll enët e gjakut dhe e qetëson lëkurën, duke qenë se e mban brenda saj zbutësin larësit.
• Lyeni dhe dilni nga dushi sa më shpejt të jetë e mundur. Në fund ... mos harroni të vendosni kremin zbutës dhe ushqyes të lëkurës brenda 3 minutave që keni dalë nga dushi.
Cdodite
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top