Titulli: Urime Pavarsine Kosove
4 vjet Pavaresi, Kosova njihet sot nga shteti i 88-të
PRISHTINث- Njohja e 88-të është dhurata që Kosovës i bëhet në 4 vjetorin e pavarësisë së saj, nga Uganda, shteti më i ri që sot ka njohur Kosovën.
Në një konferencë shtypi, zëvendëskryeministri i Kosovës Begjet Pacolli njoftoi se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pacolli prezantoi edhe notën verbale me të cilën konfirmohet se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës.
E njohur edhe si 'Parajsa Afrikane' Uganda me më shumë se 30 milionë banorë shtrihet në kontinentin Afrikan dhe sheti më i ri që ka njohur Kosovën në këtë ditë feste mbarëshqiptare.
Të mbledhur në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, ligjvënësit kosovarë nënshkruan deklaratën e pavarësisë. Asaj i parapriu një rrugëtim i gjatë në vite, por që nisi të marrë formë në vitet e para të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Në ditët e para të lindjes, shtetësia e Kosovës është pranuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, Austria. Kosova është njohur edhe nga të gjitha shtetet përbërëse të ish-Jugosllavisë, përjashtuar këtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë.Por, pengesa të konsiderueshme për shkak të mosnjohjes vlerësohet se paraqesin pesë vendet e Bashkimit Evropian - Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania - që, sot e kësaj dite, nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë.
(el.me/BalkanWeb)