Urdhërat e gjykatave për mbrojtjen e grave

Shumë nga zonjat e 3100 rasteve denoncojnë më shumë se 2 herë dhunën që pësojnë në familje, por rrethanat i detyrojnë të jetojnë përsëri me dhunuesit e tyre.

9C-1B70-42EF-A8C8-EBF3CDBFF068_w268_r1_cx0_cy2_cw0.png

Programi i granteve të vogla të ambasadës amerikane në Tiranë ka financuar projektin për të vëzhguar çështjet gjyqësore, ku paditet dhunimi i grave në familje. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri po e zhvillon projektin në të gjithë vendin, kudo ku është shtrirë me shoqatat e veta.


Projekti i financuar nga SHBA po monitoron urdhërat e mbrojtjes së grave që denoncojnë dhunën nga 7 gjykata në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, për të parë se çfarë ndodh konkretisht me urdhërat e mbrojtjes në polici, në gjykata dhe nëse zgjidhen rastet e dhunës deri në fund. Bashkë me shtimin e denoncimeve janë shtuar edhe tërheqjet e denoncimeve nga vetë gratë e dhunuara.
Një nga qëllimet e këtij projekti është ngritja e kapaciteteve të organizatave joqeveritare, sepse rrjeti përfshin 9 shoqata, që trajtojnë çështje sociale në të gjithë Shqipërinë, ndryshe nga shumë shoqata që janë përqëndruar në kryeqytet. Drejtuesja e Rrjetit Ines Leskaj thotë se në shumë qarqe periferike pushteti vendor është i pafuqishëm të ndihmojë gratë e dhunuara e të diskriminuara dhe shoqatat e këtij rrjeti janë e vetmja shpresë për të dhënë një mbështetje.

Shumë nga zonjat e 3100 rasteve denoncojnë më shumë se 2 herë dhunën që pësojnë në familje, por rrethanat i detyrojnë të jetojnë përsëri me dhunuesit e tyre. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 4 strehëza një shtetërore dhe disa nga organizatat joqeveriotare, me disa vende, të cilat janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin në rritje të akteve të dhunës.

Ato gjejnë me vështrësi financime, ndërkohë që fëmjët kanë vështirësi të ndjekin shkollat pas disa ndërprerjesh, ndërsa baballarët kundërshtojnë shkëputjen e tyre. Projekti ka shkuar në Pukë, Malësi të madhe, Sarandë, Peshkopi dhe në periferi të tjera larg nga shërbimet e zakonshme sociale.



Z;Amerikes
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top