Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Uraniumi i Iranit në Turqi?

Takimi i ngrohtë ndërmjet presidentit iranian dhe kryeministrit turk ia ka "thyer zemrën" Washingtonit.



Autoritetet turke dhe ekspertët bërthamorë të OKB-së kanë bërë të ditur të shtunën se po e diskutojnë mundësinë që një sasi e uraniumit të pasuruar të Iranit të ruhet në territorin e Turqisë.

Irani ndodhet nën presion të vazhdueshëm të bashkësisë ndërkombëtare për të pranuar një marrëveshje, e cila parasheh dërgimin jashtë vendi të uraniumit të pasuruar iranian me qëllim të ripërpunimit.

Mirëpo vendi islamik deri më tash ka refuzuar çdo ofertë të Francës dhe Rusisë për një veprim të tillë në territoret e tyre dhe ka insistuar që programi i tij bërthamor të vazhdojë pa ndërprerje, pasi ka qëllime paqësore. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa pohojnë se sasitë e uraniumit të pasuruar nga ana e Iranit mund të përdoren për prodhimin e bombës bërthamore. Shpejtësia përmes së cilës Irani dhe Turqia i kanë rregulluar marrëdhëniet ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët perëndimorë të Ankarasë, transmeton agjencia Reuters.

Gjithashtu, takimi i ngrohtë ndërmjet presidentit iranian, Mahmmoud Ahmadinexhad dhe kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, ia ka "thyer zemrën" Washingtonit.

Turqia, ndërkaq, ndihet krenare për faktin se po e shton fuqinë e vet në rajon dhe po bëhet një ndërmjetës i mundshëm për proceset e paqes në Lindjen e Mesme.

Papritmas ky vend është zhytur në bisedime për të gjetur një zgjidhje për bllokadën ndërmjet Iranit dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike. Irani deri më tash ka qenë shumë pasiv karshi propozimit të bërë muajin e kaluar, pas bisedimeve gjashtë-palëshe në Gjenevë, për dërgimin e uraniumit të tij të pasuruar në Rusi apo Francë për përpunim eventual. E tash për këtë gjë ofrohet fqinji mysliman i tij, Turqia. Irani ka gjasa ta pranojë një ofertë të tillë, pasi dy shtetet e kanë diskutuar këtë çështje në një samit islamik të martën, e në favor të kësaj zgjidhje është edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). /koha/
 
nje 2she Iran - Turki do ja kishte friken gjithkush nket bot :P



mendoj qe do ishte mir te behet ky shkembim dhe jo ne vendet tjera te dergohet ( edhe pse Irani smendoj qe do pranoj )
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back