Uragani “Ofelia” drejt Europës
Nga stuhi tropikale, “Ofelia” është shndërruar në uragan të kategorisë së parë dhe po i drejtohet Europës.
Paralajmërimin e lëshon Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlerëson se stuhia e radhës e këtij sezoni në Atlantik ndodhet rreth 1 200 km në jugperëndim të Azoreve dhe po lëviz drejt Kontinentit të Vjetër me erërat e saj që mbërrijnë shpejtësinë 135 km/h.
Mediat në Britani shkruajnë se “Ofelia” do ta godasë shtetin-ishull në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987, nëse modelet kompjuterike rezultojnë të sakta. Në “dyert” e Britanisë ajo pritet të “trokasë” mbrëmjen e 15 tetorit e pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Europës.
Stuhia e madhe e tre dekadave më parë në Mbretërinë e Bashkuar goditi pikërisht në datat 15 dhe 16 tetor, duke vrarë 22 persona në Britani e Francë. Asokohe, ajo e preku tokën në Kornuoll, vendi ku besohet se do ta nisë edhe “Ofelia” furinë e saj, ndërsa industrisë vendase të sigurimeve i kushtoi 2 miliardë paundë, çka e bën fenomenin e dytë më të shtrenjtë metereologjik në historinë e vendit.
“Ofelia” është uragani i dhjetë i këtij viti e pason stuhi të një force shkatërrimtare si “Harvey”, “Irma”, “Maria” dhe “Nate”, të cilët i zhytën në kaos Ishujt Karaibe e disa shtete amerikane.
/ Top Channel