Up-to-date me pantallona të bardha

*deliza*

VIP
V.I.P
Up-to-date me pantallona të bardha

Look-u më i freskët, silueta më e këndshme, kombinimi më i pastër. Mjaftojnë një palë pantallona të bardha dhe bëhesh trendy, moderne e po të duash edhe klasike. Mjafton të dish ca rregulla të vogla

Një gjë është e sigurt: asnjërës nga ne nuk i mungojnë një palë pantallona të bardha në gardërobë. Me to është e sigurt që nuk gabon kurrë. Mund të dukesh klasike, por edhe trendy ose moderne. Nëse një nga këto ditë nuk di se çfarë të veshësh, sa për të ndryshuar pamje, atëherë kthehu tek pantallonat e bardha, që prej kohësh i ke harruar në dollap. Me to mund të krijohen kombinime pa fund dhe duhet vetëm pak për të krijuar një look “up-to-date”, me pantallona të bardha. Ja këshillat tona.



  • Pantallonat e bardha duhet të jenë gjithmonë pa të meta. Duhet të jenë të hekurosura në mënyrë perfekte dhe pa asnjë njollë. Moda e këtij viti është e rafinuar dhe chic dhe, duke u veshur me shije, mund të fitosh efektin pasarelë.

  • Provo përpara pasqyrës të gjitha pantallonat e bardha (me siguri do jenë më shumë se një palë) që ke në dollap dhe elimino ato që tashmë janë jashtë mode, domethënë pantallonat që hapen drejt fundit (stil i viteve '70), por edhe pantallonat që janë shumë të gjata ose shumë të shkurtra krahasuar me modën e sivjetshme.

  • E bardha, ndryshe nga e zeza, nuk e tregon siluetën më të hollë. Ja pse është e rëndësishme që të zgjidhet masa e duhur. Pantallonat e ngushta mund të kombinohen me një këmishë më voluminoze, kurse pantallonat e gjera kërkojnë një bluzë ose këmishë pak më të ngushtë. Vishi me taka të larta, që këmbët të duken më të gjata.

  • Të gjera apo të ngushta? Si të duash. Pantallonat e ngushta janë më trendy dhe kombinohen mirë me një bluzë romantike ose një xhaketë të shkurtër. Kompleto look-un me një varëse të gjatë dhe taka të larta. Pantallonat e bardha komode, ndoshta edhe me penca, janë më elegante dhe mund të kombinohen me një këmishë klasike (edhe me mëngë të gjata) dhe me një rrip.

  • Lino apo pambuk? Lino për një look kolonial, romantik. Pambuk i freskët për një “glamour look” modern.

  • Kombino të bardhën me të bardhën. Syno një këmishë ose bluzë të bardhë dhe kompleto look-un tënd “total white” me aksesorë të bardhë. Efekti është më i dukshëm nëse lëkura është e abronxuar.

  • Kombinimi perfekt: e bardha me viza. Kombino pantallonat e bardha me një T-shirt me viza, me balerina ose sandale të sheshta. Një çantë të madhe plazhi, dhe je gati për të shijuar ditët e fundit të verës.

  • Zgjidh pantallona të gjera me bel të lartë, si moda e sivjetshme. Janë femërore, sidomos nëse i vesh me një bluzë fine dhe syze “supersize” për një pamje retro.

  • Shumë trendy edhe pantallonat e bardha me një triko të thjeshtë (sigurisht e bardhë) dhe atlete të lehta me ngjyrë të çelët.

  • Në fund, kuro look-un gjithmonë në detaje. Moda e momentit të do super elegante, me copa të çmuara, që duken si të reja. Edhe aksesorët – çanta, këpucët, rripi – duhet të kenë pamje të re (provo të pastrosh aksesorët prej lëkure të bardhë me qumësht detergjent që përdor për fytyrën), por sidomos pantallonat e bardha, duhet të jenë thjesht perfekte. E me këtë jemi kthyer në pikën 1.

Revista Jeta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top