Universiteti Saudian pronë e superkompjuterit më të madh në botë

Kresha

A pretty face can never trick me
Universiteti i ri do të ofroj kërkim studime në bioshkencat dhe në bioinxhinieri, materiale shkencore dhe inxhinieri, matematikë aplikuese dhe shkenca kompjuterike.


Universiteti i ri i shkencës dhe teknologjisë në Arabinë Saudite do të jetë pronar i kompjuterit më të madh botëror dhe do të ndihmoj në joshjen e hulumtuesve në shtetin Islam.

Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë "Mbreti Abdullah" (KAUST) është i paraparë të hapet vitin e ardhshëm afër qytetit të Xhides.

"Superkompjuteri do të jetë si themel i kësaj ekonomie të bazuar në dije që ne po e kërkojmë," thotë Mexhid El Gaslan, qe është përgjegjës për dizajnin dhe zhvillimin e superkompjuterit të quajtur "Shahin".

I emëruar sipas skifterit shtegtues, i cili arrin shpejtësi deri në 340 kilometra në orë, Shahin është i paraparë të arrin shpejtësi prej 222 terraflopëve, masë që barazohet me trilion operacione për sekondë, thotë Gaslan. Kjo do ta bëj atë kompjuterin e gjashtë për nga shpejtësia në botë.

Shahin do të ketë mundësinë të imitoj ambientin e Detit të Kuq dhe të paraqes fushat e naftës në tri dimensione.

Me një donacion dhuratë prej 10 miliard dollarëve nga Mbreti Abdullah, do të ketë mundësinë të joshë ekspertet nga tërë bota me një premtim prej fondeve të pakufizuara për punime hulumtuese.

"KAUST është një shtesë e mrekullueshme për pasurinë botërore të kompjuterëve të zhvilluar," thotë Dejvid Kejes, nga Universiteti Kolumbia prej SHBA-ve i cili po transferohet në Saudi.

"Makina e porositur është sendi më tërheqës për mua këtu," thotë ai.

Ky superkompjuter do të përdorët nga KAUST dhe partnerët e saj përfshirë këtu Universiteti Kornell, atë të Oksfordit, Stanfordit dhe A&M nga Teksasi.

worldbulletin.net
 
Paske nje keqkuptim termash ne titull i dashur Loverboy..

Superkompjuteri ma i madh ne bote prone e UNiversiteti Saudian tingellon me me Kuptim...
 
Nanush, qashtu e pash me 1 web :D
 
Back
Top