Universiteti i parë në Ballkan u hap në shekullin e 14-të në Durrës

Зngjεll

___________
Universiteti i parë në Ballkan u hap në shekullin e 14-të në Durrës
Nga: Mark Bregu

Duke shfletuar shtypin periodik të kohës, ndeshim shpeshherë me shkrime të papërgjegjëshme, të cilat shkruhen nga individë të paformuar, të cilët penetrojnë me ndonjë thënie të një X personi për një ngjarje apo eveniment të caktuar.
Kam mendimin se kjo kategori njerëzish janë të paformuar, ose dashakeqë të cilët duke u fshehur mbas një emri të njohur si intelektual, (pavarësisht se cilës fushë i përket), japin opinione sipas dëshirave të tyre pas asnjë bazë historike.

Kemi folur shumë për politizimin dhe deformimin që iu bë historisë gjatë një gjysmë shekulli, por në asnjë mënyrë nuk mund të përmbysim të gjithë historinë që është shkruar apo interpretuar gjatë asaj periudhe. E them me plot bindje se më shumë pavërtetësi historike na janë servirur gjatë viteve të pluralizmit.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se pavarësisht politizimit dhe sulmit mbi shumë intelektualë dhe figura të shquara, të cilët diktatura i ka etiketuar “reaksionarë”, historia ka qenë mjaft e kufizuar në “gafa”, të cilat sot i kemi me bollëk. Shumë pavërtetësi historike janë konstatuar gjatë viteve të fundit nga individë mediokër të cilët me “alibitë” e krijuara janë munduar të na paraqiten si “disidentë”…

اuditërisht ka edhe ndonjë intelektual që pretendon se ne nuk paskeshim histori!
Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në qoftë se do të pranojmë këtë hipotezë, do të mohojmë Nacionalitetin, dhe do të quhemi fise endacake (nomadë), sepse nuk ka popull pa histori.
Vallë a mund të mohojmë historinë e Gjergj Kastrioti (Skënderbeut)?!
Për kryeprijësin kanë shkruar disa historianë ku mund të cilësojmë Marin Barletin, Fan. S. Nolin, etj.
Nuk duhet harruar se “Historia e Shqipërisë” është shkruar nga disa autorë dhe po vërejmë me kujdes pavarësisht se është shkruar në kohë të ndryshme, ata përkojnë shumë me njëri – tjetrin dhe konkretisht: Për pashallarët shqiptarë dhe kryesisht për dy më të njohurit, - Ali Pashë Tepelenën dhe Kara Mahmut Pashë – bushatliun, të tria historitë na japin të njëjtin portret për secilin prej tyre.

a) “Historia e Shqypnisë” ا’m’kohë të vjetra e deri m’tashmet, autori – Ndoc Nikaj. Shtypshkronja “Nikaj”, Shkodër, 1917

b) “Historia e Shqypnisë”, për klasat e nalta të shkollave fillore, botim i vitit 1924, Gaspër Mikeli. Shtypshkronja e S’papërlyemes. Shkodër.

c) “Historia e Shqipërisë” – Tajar Zavalano. Tiranë 1998.

Në qoftë se historia bie “ndesh” me dëshirat apo me “egot” e atyre që duan të dalin mbi të tjerët, kjo nuk mund të jetë arsye pe aq më pak “argument” për të pohuar se nuk paskemi histori”

Për historinë e Skënderbeut, Marin Barleti është i pari dhe më pranë në koherencë me ato ngjarje sa madhore, heroike dhe monumentale, të cilat autori i ka skalitë mjeshtërisht ashtu siç ka skalitur Mikelanxhelo portretin e Davidit.

Në vitin 1947, një nga korifejtë e kulturës dhe të letërsisë tonë, Fan. S. Noli, mbrojti doktoraturën në Boston – SHBA, me Historinë e Skënderbeut. Do të ishte naivitet, në mos mediokritet, në qoftë se do të pranojmë se Noli e ndërtoi figurën e Heroit si mbsa fantazisë apo simpatisë që pati për Gjergj Kastriotin. Mund të themi me bindje se Fan Noli pati “liçencë” për të “gërmuar” në të gjitha bibliotekat kryesore të Romës, Vjenës, Parisit, Londrës dhe Stambollës. Dhe padyshim Noli mund të jetë më ekzakti në përcaktimin e datave dhe të vendngjarjeve, ndonëse në veshjen me figura e metafora nuk mundi t’i afrohet Barletit “fantastik”.

Tek ne, (për fat të keq), ekziston një farë egoizmi dhe kryesisht nga ajo pjesë apo komunitet i cili mund të jetë “difiçitar” në figura të ndritura, dhe kjo aspak për faj të komunitetit tjetër.

Pushtimi pesë shekullor Osman, prodhoi vetëm prijësa feudalë dhe pashallarë për interesat e tij, ndërsa për arsim e kulturë as që i kishte shkuar mendja ndonjë herë. Do të ishin klerikët katolikë ata heronj që do të ndiznin “qirinjtë” e dijes, për të ndriçuar “tunelet” e errëta të mjegullnajës osmane. Vlen të theksojmë me mburrje e krenari të ligjshme se kur “inkubatori” aziatik prodhonte “jeniçerë”, të cilët më vonë do të bëheshin Gjeneralë e Vezirë të Sulltanit.

Në Venedik ndërtohej “Shkolla Shqiptare” vatër arsimi e kulture e shekullit XVI-të. ثshtë fjala për “Bashkëvllazërinë” që u quajt, “Shkolla e Shqiptarëve”. Një qendër e rëndësishme e Arsimit, Artit dhe Kulturës, që u ndërtua në Venedik në vitin 1502. Në këtë shkollë ka qenë edhe Marin Beqikemi (Shkodrani). Ai më parë kishte shërbyer si mësues popullor dhe redaktor i Shkollës Letrare të Raguzës, dhe si Ambasador i Republikës në Francë e në Napoli.

Në këtë shkollë kontribuan edhe mësues të tjerë me origjinë Arbëre si: Leonik Tomen, Marin Barleti, Viktor Karpoçi, Marko Bozatti etj. Historia duhet t’iu ndriçojë rrugën e brezave për të njohur sa më shumë rrënjët e nacionalitetit, se vetëm në këtë mënyrë brezat dhe gjeneratat e ardhëshme do të dijnë të mbrojnë prejardhjen dhe të krenohen para botës për trashëgiminë e tyre kulturore.

A ka akt më të paprecedent se sa të mohosh kulturën nacionale dhe qytetërimin tonë të trashëguar para mijëra vjetësh t’ia “faturosh” periudhës më të errët të historisë ose “natës së gjatë osmane”! Ka historianë, madje edhe me tituj e grada shkencore që pohojnë se: “ishte fat i madh për ato zona urbane, ku osmanët u instaluan sepse na paskeshin sjellë kulturën nga stepat!

Do të mjaftonte fakti që, që në shekullin e XIV-të kishim në Durrës, Universtitetin e parë në Ballkan, dhe pikërisht në kohën e Karl Topisë. Dhe se në këtë Universtitet kanë drejtuar katedrat Andrea durrësaku, Engjullorët e tjerë, vinin për të studiuar, studentë nga Bosnja e vise të tjera të Ballkanit. (Ref. Radio Tirana, kanali 2, dt. 16. 12. 1998, ora 1343).

Të mohosh institucionet e larta të kulturës, zhvillimit ekonomik dhe tregtar dhe në përgjithësi lulëzimin e Arbërit në shekujt XIII – XIV – XV, është më e madhja tradhëti dhe pabesi. ثshtë vërtetë tentativë për të mohuar identitetin.

Katedra e Historisë kur teston dhe gradon me tituj shkencorë antihistorianët të cilët padyshim janë vetëm shqipfolës. Ata që me antihistorinë e tyre kërkojnë të hedhin baltë mbi Krye Prijësin e Arbërit, Gjergj Kastriotin, mbi Klerikun e Madh, Filozof dhe Martir, Pjetër Bogdanin, bmi rezistencën dhe 100 beteja dhe kryengritja antiosmane të Arbërit krenar, kundër hordhive aziatike, nuk bëjnë asgjë më pak veçse mohojnë Atdheun dhe historinë, konfirmojnë në mënyrë të hapur tadhëtinë ndaj aspiratave nacionale dhe keqedukojnë brezin e ri.

Një përgjegjësi të madhe duhet të mbajë “Akademia e Shkencave” për këto shkelje flagrante dhe duhet të kishte ndaluar me kohë botime të tilla përçarëse dhe denigruese.

Ky element antinacional dhe antikristian duhet parë dhe trajtuar si një “protestë” anti Europiane, anti Perëndimore dhe që bie në kundërshtim të plotë me aspiratën madhore të Rinisë Studentore dhe mbarë popullit.

Pushtetarët, qeveritarët, politikanët dhe parlamentarët duhet të “kthjellojnë” kujtesën dhe të mos harrojnë për asnjë çast se “Postulati” i rinisë studentore të Dhjetorit 1990 ishte ky: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Nëpërkëmbja e kësaj aspirate dhe objektivi ose simpatia për t’ju qepur “stepave” do të jetë vetëm një “ëndërr stepash” në kokat “stepa” të atyre që vetëm mund të vonojnë proçeset, por kurrsesi nuk mund t’i frenojnë ose t’ju ndërrojnë drejtimin. Integrimi i Shqipërisë në Europë është imperativ i kohës i pakontestueshëm dhe i pakthyeshëm.

Historia dhe Rilindësit tonë të shquar e kishin parashikuar me kohë se ne jemi nacionalitet Europian dhe ndër më të vjetrit në Kontinent.

Shqiptari dhe intelektuali i shquar, Profesor Sami Repishti na dikton nga SHBA:

“Europa është shtëpia e jonë dhe asaj do t’i përshtatemi me të gjithë parametrat që kërkon koha”.

Askush nuk ka të drejtë të sfidojë historinë, çdo tentativë do të dështojë ne turp.

Fakti që në shekullin e XIV kishim Universitetin e parë në Ballkan, hedh poshtë çdo “superlat” që “Profesorët” tonë të historisë na paskan sjellë kulturë dhe zhvillim në zonat urbane. Të gjithë e dijmë se shkolla e parë (fillore) shqipe u hap në fund të shekullit XIX-të, (mbas 5 shekuj “vllazërim”!… “Kësaj vërtetë i thonë “fitore”) Nga Universiteti – në shkollë fillore!… Këtë e thonë “nacionalistët”. Por e kundërshtojnë Realistët.

Kush s’e njeh mirë historinë, nuk bën keq të ndreqë “çatinë”.

 
Titulli: Universiteti i parë në Ballkan u hap në shekullin e 14-të në Durrës

Ndjehem krenar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top