Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Universiteti Epoka licencohet për 11 programe master


Tiranë - Universiteti Epoka, me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) të Republikës së Shqipërisë të datës 26 Gusht 2009, është licencuar për hapjen e programeve të ciklit të dytë (DND - Diplomë e Nivelit të Dytë) dhe të ciklit të tretë (MND - Master i Nivelit të Dytë).
Sipas Vendimi të Këshillit të Ministrave, Universiteti Epoka fiton të drejtën e hapjes së 11 programeve të ciklit të dytë dhe të tretë në degët: Arkitekturë, Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime Evropiane, Financë-Bankë dhe Administrim-Biznes (MBA).

Universiteti Epoka, i cili është një vazhdimësi e Kolegjeve Turke në Shqipëri me mësimdhënie plotësisht në gjuhën angleze, është themeluar në vitin 2007. Gjatë periudhës tre vjeçare të funksionimit, ka arritur të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi dhe të realizojë projekte të përbashkëta me më shumë se 10 universitete të rëndësishme botërore, mes të cilëve “University of Texas at Austin” (SHBA), “Sam Huston University” (SHBA), “University of North Iowa” (SHBA), “Universiteti Politeknik i Barit” (Itali), “Universiteti i Torinos” (Itali), “Universiteti i Bolonjës” (Itali), “Universiteti Teknologjik i Vjenës” (Austri), “Universiteti i Bosforit” (Turqi), “Universiteti i Stambollit” (Turqi), “Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme” (Turqi), si dhe shumë universitete të tjera.

Në saje të bursave që ofron ky universitet për studentët e suksesshëm, vitin e kaluar, 25 maturantë të radhitur mes 200 më të mirëve në Maturën Shtetërore të Shqipërisë, fituan bursa të plota katërvjeçare.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm Dr. Ferdinand Gjana, edhe sivjet, ky universitet synon që "familjes Epoka" t'i bashkëngjisë më të mirët e kësaj mature. Për këtë arsye, Rektorati i Universitetit ka vendosur që maturantëve të radhitur mes 200 më të mirëve në Maturën Shtetërore t'u ofrojë 100% bursë, atyre që janë radhitur nga 200-600, 75% bursë, ndërsa maturantët që do të radhiten nga 600-1000 do të përfitojnë 50% bursë.

Aktualisht, në Universitetin Epoka funksionojnë dy fakultete: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative me degët Financë-Bankë, Administrim-Biznes, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomi si dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive me degët Arkitekturë, Inxhinieri Kompjuterike dhe Inxhinieri Ndërtimi.

Studimet për programet bachelor në këtë Universitet zgjasin katër vjet dhe mësimdhënia është plotësisht në gjuhën angleze pasi 90 për qind e stafit akademik përbëhet nga profesorë dhe akademikë të huaj.
*start*
 

Attachments

  • 24391117.jpg
    24391117.jpg
    96.3 KB · Shikime: 41

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back