Universi është një sajesë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1438777498teoriaok.jpg


ثshtë viti 2050 dhe robotët superinteligjentë kanë marrë kontrollin mbi planetin tonë, veçse ne nuk e kemi marrë vesh akoma, sepse jetojmë në një simulim kompjuterik duke imagjinuar sesi është jeta në vitin 2015.

اdo gjë që sheh dhe prek tani është krijesë e padronëve robotë, që po përdorin njerëzimin si subjekt për lojërat e tyre virtuale.

Ky është thelbi i teorisë radikale të një numri (duhet theksuar të pakët) shkencëtarësh që ndër vite pretendojnë se ka mundësi që bota ku ne jetojmë është e rreme, sajesë e një fuqie më të madhe dhe ne jemi kukullat e kësaj fuqie.

Duket qesharake, por argumenti i simulimit po merret me shumë seriozitet nga disa fizikantë që thonë se mund të gjejnë prova që e vërtetojnë këtë fakt.

Njëri prej tyre është Robert Laërence Kuhn, i cili ka shtjelluar këtë teori në “Closer to Truth”, një raport i thelluar i botar në revistën Space.

Në shkrim ai citon Nick Bostrom, një filozof i Universitetit të Oksfordit që thotë se skenari i filmit “Matrix”, mund të jetë një realitet, ku truri ynë është pjesë e një simulatori.

“Mund të jetë një program gjigant kompjuterik që simulon gjithçka, përfshirë trurin e njeriut, neuronet dhe sinapset”, thotë ai.

Kjo do të thotë që i gjithë universi është pjesë e një simulimi kompjuterik të plotë, jo një fraksion i prerë i spektrit të grimcave me energji të lartë.

Deri më tani, teoria kurajoze përveç debatit nuk ka siguruar asnjë të dhënë që të mund të vendosë sadopak në dyshim ekzistencën e realitetit që ne shohim e prekim çdo ditë… dhe për mbështetësit e saj kjo është sfida më e madhe; gjetja e një prove.

/ Top Channel
 
Titulli: Universi është një sajesë

Problemi eshte ke pasojat. Duhet me gjet ndonje 'glitch' ose 'hack' qe kur ben gjera .... mos kesh pasoja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top