UNESCO – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë

Jeta

Anëtar i Respektuar
UNESCO është organizata më e madhe ndërqeveritare e cila është e angazhuar në nivel ndërkombëtar në sektorët e edukimit, shkencës dhe kulturës. Ajo është një organizatë e veçantë, që i përket familjes së madhe të Kombeve të Bashkuara. „Ndërqeveritare“ do të thotë: ajo është krijuar me iniciativën e shteteve dhe shtetet janë anëtarët e saj. UNESCO ka sot 191 shtete anëtare, të cilat ndajnë edhe shpenzimet mes tyre. Buxheti i zakonshëm për vitet 2004 dhe 2005 arrin te diçka më shumë se 600 milionë dollarë. Selia e saj qendrore është në Paris dhe në të gjithë botën kjo organizatë ka mbi 50 zyra të vetat dhe, natyrisht, projekte të panumërta.

Një vështrim i përgjithshëm dhe i plotë rreth kësaj organizate gjigante do të ishte i pamundur në këtë kontekst. Por do të doja t’ Ju udhëhiqja drejt UNESCO-s, t’Ju hapja paksa derën duke mundësuar kështu të hidhni një vështrim dhe ndoshta të hyni në një botë, që – edhe pse e huaj dhe e largët ndan me ne të njëjtat qëllime dhe vlera bazë dhe që me siguri mund të jetë e dobishme nga pikëpamja praktike për punën tonë, edukimin demokratik. UNESCO është e pranishme në Evropën Juglindore, megjithëse jo në masën e dëshiruar. Pra më poshtë do të doja t’Ju shpjegoja shkurtimisht, çfarë përfaqëson UNESCO, si dhe t’Ju tregoj me anë shembujsh konkretë, se në cilat fusha vepron dhe si punon kjo organizatë e si mund të kontaktoni me UNESCO-n.

UNESCO – një organizatë e veçantë e Kombeve të Bashkuara

Në dallim nga organet e veçanta të Kombeve të Bashkuara (p.sh. UNICEF und UNHCR) UNESCO është një organizatë e veçantë me një profil juridik dhe me një buxhet të vetin. Por mes saj dhe kombeve të Bashkuara ka një lidhje kontraktore.

Historia e UNESCO-s filloi që gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1942 kur Ministrat e Arsimit te Aleatëve u takuan me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen mendime në lidhje me mënyrën se si do të mund të rindërtoheshin sistemet e edukimit të vendeve të tyre pas mbarimit të luftës. Në nëntor të vitit 1942, pra, pak pas mbarimit të luftës, 37 vende morën vendimin e krijimit të UNESCO-s. Kjo organizatë e re do të duhej të kontribuonte para së gjithash në nxitjen e kulturës së paqes. Kohë pas kohe shtoheshin anëtarë të rinj. Sot numri i anëtarëve është 191, dhe këta janë të gjithë anëtarë të Kombeve të Bashkuara.

Veçoria e kësaj organizate është struktura e saj demokratike: të gjitha shtetet anëtare kanë të ashtuquajturat Komisione Kombëtare. Përfaqësuesit e tyre mblidhen çdo dy vjet në Paris në Asamblenë e Përgjithshme, ku merren edhe vendimet më të rëndsishme sipas parimit „një vend – një votë“.
 
اfarë dëshiron të arrijë UNESCO?

Në Preambulën e Kushtetutës së saj thuhet: „Meqenëse luftrat lindin në shpirtrat e njerëzve, është pikërisht në shpirtrat e njerëzve, ku duhet ankoruar paqja." Ndërsa neni 1 i Kushtetutës thotë: "Qëllimi i UNESCO-s është, që përmes nxitjes së bashkëpunimit mes popujve në fushën e edukimit, shkencës dhe kulturës të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë, me qëllim përforcimin në mbarë botën të respektit ndaj ligjit dhe drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe lirive bazë, që u janë konfirmuar të gjithë popujve të botës pa dallim race, gjinie, gjuhe apo besimi fetar nga Karta e Kombeve të Bashkuara." Qëllimi i saj, pra, është krijimi i besimit përmes bashkëpunimit paqësor.

Sektorët e detyrave

Ka gjithsej katër sektorë të mëdhenj, ku UNESCO është aktive: edukimi, shkenca, kultura si dhe komunikimi dhe informacioni.

Në sektorin e kulturës p.sh. mbrohen, ruhen apo rindërtohen objekte natyrore apo ndërtesa me vlera.

Në sektorin e shkencave të natyrës UNESCO angazhohet p.sh. për një shfrytëzim efikas të burimeve më të rëndësishme natyrore për njeriun: Uji i pijshëm!

Shkencat sociale janë një fushë tjetër e rëndësishme. Këtu bëhet fjalë për çështjen: Si mund të ndryshohet diçka në shoqëritë tona, në mënyrë që idealet dhe objektivat tona të idealizuara të tregojnë ndryshime apo përmirësime konkrete? Detyrat formulohen në një faqe interneti më vete shkurt dhe në mënyrë të pëmbledhur:
- të përcaktojë se çfarë duhet të jetë etike (Etika dhe të drejtat e njeriut);
- të paraprijë se çfarë mund të jetë (filozofi);
- të vëzhgojë çfarë është (studime empikrike të shkencave sociale).

Sektori i katërt - komunikimi dhe informacioni - kujdeset në rradhë të parë për faktin, që - me ndihmën e masmediave dhe të mediave të reja sikurse është interneti - të mund të shfrytëzohen më mirë informacione nga e gjithë bota. Krijimi i mundësisë për shfrytëzimin e kompjuterave dhe të internetit në institucionet arsimore do të ishte një projekt tipik në këtë sektor.



Edukimi - detyra më e rëndësishme!

Edukimi është sektori më i rëndësishëm i UNESCO-s. Pjesa më e madhe e buxhetit jepet për programe, që mbështesin dhe nxisin në mënyrë të shumëllojshme edukimin.


Ingrid Halbritter
 
Në sektorin e kulturës p.sh. mbrohen, ruhen apo rindërtohen objekte natyrore apo ndërtesa me vlera.

Në sektorin e shkencave të natyrës UNESCO angazhohet p.sh. për një shfrytëzim efikas të burimeve më të rëndësishme natyrore për njeriun: Uji i pijshëm!



kam vizituar Matera ( qyteti i kultutes per 2019) jo vetem bukuri natyrore por edhe art ne mbajtjen ... rezervat e ujit .. egziston nje depozite me 5 milion litra uji poshte banesave..poshte shtepive, rrugeve, uji i mbledhur, shiu.. depozite " primitive" por geniale...
 
Nje organizate qe eshte pergjegjese per mijera e mijera femije te humbur te marre dhe levdata, eshte si te puthesh doren Papes se Romes [Bergolios] pasi te lexosh artikullin per 2600 femije te humbur ne Ameriken Latine dhe i akuzuari eshte ai🙁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top