Une,82 vjecari i tortuaruar per flamur.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
ELBASAN - Ne periferi te qytetit te Elbasanit, ne lagjen e njohur me emrin Fushe Mbret, prej vitesh jetojne qindra familje kosovare, ndaj dhe elbasanasit e njohin ndryshe atë ‘si një Kosovë e vogël’. Kosovaret e pare janë vendosur aty ne vitet 1924-1932 dhe me pas do të vinin dhjetera bashkekombes të tyre, derisa sot numri arrin ne 250 familje. “Jemi shperngulur nga trojet tona se jemi perndjekur nga serbet”, thotë për ATSH-ne 82-vjecari Niman Shalaj, i cili deri ne vitin 1994 ishte person ne kerkim nga ky shtet. Lagjja ku jetojne kosovaret, e njohur ndryshe dhe si lagjja "Skenderbeu", rrethohet vetëm me vila dy apo me shumekateshe dhe ka një infrastrukture për t’u admiruar. I kanë ngritur vete dhe duket se kanë zbatuar një fare plani, kur shikon se ato janë ndertuar uniforme dhe njera pas tjetres. Banoret e kësaj zone thonë se kanë qenë te paret e tyre qe janë vendosur këtu, ata qe e kanë emertuar lagjen me emrin Fushe Mbret, pasi toka ku ata u ngulen ne vitet 1924-1932 ishte dhurate e Ahmet Zogut.

***

Kryefjala e banoreve te kësaj zone ne këto ditë është Pavaresia e Kosoves. Me te lumtur duken se janë te moshuarit, te cilët kanë një jetë qe e presin këtë ditë. Niman Shalaj (Halilaj), 82 vjeç, nga Lupaveci i Gjakoves, jeton prej gati 30 vjetësh ne lagjen Fushe Mbret. I arratisur nga Kosova për arsye politike, i moshuari derdh lot nga gezimi se Kosova se shpejti do të jetë e pavarur.

Nimani e kujton mirë momentin, kur me 1956, hyri ne ambasaden shqiptare ne Beograd dhe protestoi kundër regjimit serb e largimit te shqiptareve nga Kosova. Protesten ne atë kohe e pagoi rëndë. U denua nga regjimi serb për politike dhe si pasoje u burgos fillimisht ne Gjakove, Prishtinë, Peje. Por, edhe gjatë viteve te izolimit, 82-vjecari nga Lupaveci i Gjakoves, qe prej mbi tre dekadash jeton ne Shqipëri, kujton se nuk do t’i ndalte përpjekjet e tij për flamur dhe pavaresi. “Gjatë periudhes qe isha ne burgun e Gjakoves, shok qelie kisha një qytetar nga Vlora, i cili quhej Skender Skenderi, edhe ky i burgosur për politike. Të dy se bashku rame ne marrëveshje te ngrinim flamurin shqiptar”, rrëfen Nimani. "Dhe ashtu bëtë. Grisem kellefin e jorganit te kuq dhe e ngritem ne fushën e ajrosjes ku dilnim vetëm për pak minuta", pohon ai. Kujton se pas këtij veprimi, provoi mjaft torturua nga serbet dhe kur u lirua prej andej vendosi qe te arratiset nga Kosova, pasi e ndiente veten te rrezikuar.

***

Shqipëria ishte vendi qe zgjodhi Nimani kur u arratis nga Kosova ne vitin 1959. Por, edhe këtu ai do të perballej me probleme te shumta. Si fillim qendroi 6 muaj ne hetuesine e Shijakut dhe me pas u internua ne kampin e Cermes ne Lushnje, qendroi për një periudhe te gjatë kohore, nga viti 1959-1974. Atje u martua dhe me një vajzë kuksiane me te cilën ka sjelle ne jetë 5 fëmijë. Ne vitin 1974, kur fitoi lirine u vendos ne qytetin e Elbasanit, ne lagjen Fushe Mbret, ku jeton aktualisht. “Gjithçka e kisha ne Kosovë, mendjen, dashurinë, familjen time”, rrëfen 82-vjecari, ndërsa shton se “çdo nate qaja nën jastek dhe kujtoja me mall vendin tim, prindërit e mi”.

***

Plaku qe tani gezon vigjiljen e Pavaresise, thotë se për here të parë ne Gjakove, pas arratisjes, shkoi në vitin 1994 për te percjelle ne banesen e fundit nënën e tij. “Kur arrita ne Gjakove, kujton 82-vjecari, me spiunuan dhe më erdhi urdhri nga serbi se për 6 ore duhet te largohesha nga Kosova”. 82-vjecari ndalet dhe ne eksodin e vitit ’99 kur mijëra familje kosovare u shperngulen me dhunë nga Kosova. Do te donte te luftonte atë ditë për vendin e tij, por, siç thotë ai, mosha bene te veten. “Gjatë eksodit prita me shumë se 32 kosovare. Prej me shumë se tre muaj ne shtepine time këtu ne Elbasan. I mbajta dhe as vete nuk e di se si Zoti na ndihmoi, qoftë për ushqime, qoftë edhe për vend”, vijon i moshuari. “Të shpallet pavarësia, unë do të shkoj ne këmbë ne Kosovë, do të puth tokën teme, atë toke qe kam me shumë se 60 vjet qe e vajtoj nën jastek”, thotë ai dhe lotet nuk e lënë me të flasë.

Koha Jone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top