Unaza e Re, Basha krah banorëve Veliaj fundërrinë, kjo vija e dytë e kuqe

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Unaza e Re”, Basha krah banorëve: Veliaj fundërrinë, kjo vija e dytë e kuqe

basha-1.jpg


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u rreshtua sot përkrah banorëve të “Unazës së Re” që protestojnë prej ditësh duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre, të cilat preken nga projekti për transformimin e aksit nga Pallati me Shigjeta deri te Sheshi Shqiponja.

Basha tha se është kryer një hetim nga PD për kompanitë që janë kontraktuar për ndërtimin e kësaj pjese të “Unazës së Madhe” dhe faktet janë tronditëse.

“E vetmja gjë e ligjshme që ndodh këtu është protesta e këtyre banorëve. Qëndresa dhe rezistenca e banorëve mbështetet në Kushtetutë dhe gjithçka tjetër dhe është kriminale dhe antiligjore. Pas një hetimi, disa fakte tronditëse kanë dalë në dritë. Së pari, projekti është i paligjshëm pasi vjen nga një propozim i pa kërkuar. Një inxhinieri i ka lindur në zemër të bëjë dhuratë një projekt për këtë pjesë të unazës në shkelje totale të normave të projektimit, i përshtatshëm për autostrada. E dyta, është skema korruptive. 40 mln euro për 2 km me shtatë nënkalime dhe mbikalime. E treta, projekti duhet të miratohet nga pushteti vendor. Në kulmin e kësaj paligjshmërie, bashkia duhet të thoshte nuk do ta pranojë këtë projekt. Ka në krye një fundërrinë, i cili del dhe sulmon qytetarët me shprehje raciste që tregojnë se plehrat e Sharrës janë më të pastra se shpirti i tij”, tha Basha.

Kreu i opozitës theksoi se ekziston një VKM që i jep të drejtë banorëve të kërkojnë dëmshpërblim 100% për çdo objekt që do prishet.

“Kam në dorë një VKM, që thotë se ata që janë në proces legalizimi shtëpitë e të tyre do të shpërblehen plotësisht me vlerën e tregut, pra precedenti ligjor është i qartë. Paratë duhet të merren pa lëvizur lopata e pare”, sqaroi Basha.

I pyetur se çfarë do të bëjë opozita nëse qeveria nuk tërhiqet, Basha kujtoi “Teatrin Kombëtar” dhe tha se këtu kemi të bëjmë me vijën e dytë të kuqe.

“Para disa muajsh më keni pyetur për Teatrin dhe kam thënë që është vija e kuqe. Ashtu si Teatri është vija e kuqe këtu është dy herë vija e kuqe, qytetarëve u lind e drejta që të përballen me çdo formë dhe çdo mjet dhe opozita do jetë në krahun e tyre”, theksoi kreu i PD.


(gazeta-Shqip.
 
Hahhhhahahhahahahha atyre po i iken zari, ky do me ndez cigaren me flaken e tyre
Hejjj bela
 
E ka nga halli tu befsha ska faj. lol
Popull dele, duhet mos ta pranonin aty siç bene Kuksianet.
 
Po me po, se do u'a zgjidhe Ky legeni hallin atyre!
Si gjithmone i perdorin pastaj i flakin.
 
Po me po, se do u'a zgjidhe Ky legeni hallin atyre!
Si gjithmone i perdorin pastaj i flakin.

Kjo eshte e ditur...nuk perben lajm.
E une per qejf te Lulushit po rrotullohem te shatervani qe beri te zocke e zeze....imagjino i moment te ishte bo ai mbikalimi...
Tak shkonte robi si zotni gru ne shpi ..ehhh
 
Ndaj flet anapulla ti se te qenkan marre mendte duke u rrutullu aty?! lol ahahahaahahaahaaaa Te kaluara zotni gru :p
 
Mirepo k'to ndertesa qe duan te shembin , i kompenson shteti ... sepse nuk jam taman ne dijeni ?
 
Mirepo k'to ndertesa qe duan te shembin , i kompenson shteti ... sepse nuk jam taman ne dijeni ?

Kush e ka legalizuar po .
Pjesa tjeter do pranoje kushtet e shtetit :

Pronaret e shtepive qe nuk kane nje certifikate pronesie ; perfshihen ne skemen e banesave sociale qe ka ndertuar bashkia per te pastrehet.
Me pak fjale do marrin nje shtepi duke e paguar me keste per 20 vjet .
 
Ja cfare tha KrItari:

Sqarim:
- Shpellarë quajta deputetët e ? Saliut, që i sulen barbarisht zonjave ??*♀️ police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorikë! ✌️
- Saliu i vrau ⚰️ me plumba në mish në Bulevard, le më t’i lejonte te dera. Më vjen për të vjellë ? teksa shoh deputetë me Range Rover të fundit që bëjnë si të dhimbsur kur s’kanë shërbyer një pjatë supë ? në mensat sociale, s’kanë mbjellë një? pemë, s’kanë prekur një çerdhe a kopsht! ?
- Shpronësimet 100%, edhe pse shumica janë lloto, lavazhe e 8 kate pa leje. ??*♂️ Shikoni fotot ? e kuptoni për çfarë shqyhet SHQUP-i! ?
Me këto para vetëm për qeratë 3 vjet ? do qe ndërtuar ? një shkollë, e megjithatë nuk do i lëmë gjë mangut kompesimeve, duke sakrifikuar investime të tjera!
Por Tirana nuk ndalet, modernizim me çdo kusht! ???
 
Përleshje para bashkisë. “Unaza e Re”, lëndohen 7 policë bashkiakë


http://top-channel.tv/wp-content/uploads/2018/11/banoret.jpg

protesta e banorëve të Unazës së Re është kthyer sërish para Bashkisë së Tiranës, por këtë radhë ka qenë më e ashpër, pasi janë hedhur tymuese, shashka dhe vezë kundrejt bashkisë dhe policëve bashkiakë, të cilët kishin krijuar një gardh për të mbrojtur institucionin.


Protesta është zhvilluar ndërkohë që brenda institucionit të bashkisë po zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak. E ndërsa këshilltarët e djathtë dhe ata të LSI-së duhej të ishin në mbledhjen e radhës së këtij këshilli, ata kanë mbështetur protestuesit.

Pa koment- Përleshje para bashkisë. “Unaza e Re”, lëndohen 7 policë bashkiakë



“Projekti prej 40 milionë eurosh u jepet kompanive klienteliste. Banorët duhen dëmshpërblyer”, tha Kreshnik اollaku.

Ndërsa Erisa Xhixho u shpreh se “qeveria duhet të mbajë premtimin për t’i dëmshpërblyer”.

Protesta e banorëve të Unazës së Madhe është mbështetur që në fillim edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

Pas rreth 1 orë e 30 minuta, kur edhe përfundoi protesta e banorëve, Këshilli Bashkiak miratoi të gjitha vendimet e parashikuara në rendin e ditës. Ndërkohë që vendin ku u zhvillua protesta e rrethoi policia e rendit, pasi ka dyshime se gjatë protestës u hodh lëndë plasëse artizanale, si pasojë e të cilave kanë mbetur të plagosur 7 policë bashkiakë, 3 prej të cilëve të dëmtuar nga goditjet me mjete të forta dhe 4 të tjerë kanë pësuar djegie nga shashkat e hedhura.

Top Channel
 
Kush e ka legalizuar po .
Pjesa tjeter do pranoje kushtet e shtetit :

Pronaret e shtepive qe nuk kane nje certifikate pronesie ; perfshihen ne skemen e banesave sociale qe ka ndertuar bashkia per te pastrehet.
Me pak fjale do marrin nje shtepi duke e paguar me keste per 20 vjet .

Ne k'te rast jam dakort me popullin ... e keqja e Shqiptareve ne pergjithesi eshte qe shkojne sipas partive, e jo sipas situatave dhe te drejtave... e nje nje rast te tille, duhet te beje zhurme i teri populli e jo thjeshte nje lagje .... ku qeveria po i diskriminon dhe denon per nje rast qe nuk ka qene ne doren e tyre.

Shtepiat te vleresohen me cmimin e marketit madje me shume se ne market , dhe ta perzgjedhin vete vendin se ku do te levizin .
 
Nuk e di kush eshte me i shpifur dhe i neveritshem, Lulushi apo Lali Fiku...
 
Nuk e di kush eshte me i shpifur dhe i neveritshem, Lulushi apo Lali Fiku...

Nese i krahasojme si qenie dallimi eshte 0
Nese i krahasojme mbi punen e kryer....lulushi fle, lali punon
Nese i krahasojme per vjedhje.....lulushi vetem vjedh, lali i ben te dyja

Pra peshorja tregon se lulushi eshte me i neveritshem...sipas mendimit dhe gjykimit tim
 
Back
Top