Ukraina mund Shqipërinë në miqësore

MasteR

I'm offline
Untitled-111-470x315.jpg
Ukraina fitoi ndeshjen miqësore me Shqipërinë. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së premtes përfundoi me rezultatin 1-3 për ukrainën.

Pjesa e parë

Shqipëria dhe Ukraina e mbyllën në barazim 1-1 pjesën e parë në Bergamo. Fillimisht, kuqezinjtë u gjendën në disavantazhin e një goli në minutat e para të takimit.

Ukrainasit shënuan në minutën e 8′ me anë të Stepanenkos. Një top i devijuar në zonë u dërgua në rrjetë nga ukrainasi. Por kuqezinjtë reaguan duke barazuar rezultatin pak minuta më pas pësimit të golit.

Armando Sadiku nuk fali para portierit ukrainas, pas një krosi të gjatë që mori nga e djathta. Sulmuesi la pas dy mbrojtësit në një aksion të shpejtë dhe barazoi shifrat në minutën e 12’.

Ndeshja miqësore filloi në orën 20:30 në Bergamo të Italisë. Pak kohë para fillimit të takimit, trajneri De Biazi publikoi edhe formacionin ndaj Ukrainës.


Rezultati final:
Shqipëri – Ukrainë 1 – 3
Gol: Sadiku 12′ / Stepanenko 08′, Jarmolenko 49′, Konoplijanka 87′

Minutat:

91′ Kuqezinjtë fitojnë një goditje nga këndi. Topi krosohet në zonë për tek Roshi që afrohet pranë portës, gjuan, por jashtë.

87′ Gool! Shënon Konoplijanka. Një aksion nga e majta pengohet nga Agolli në zonë, por topi përfundon te Konoplijanka që nuk e ka të vështirë të shënojë pranë Berishës.

86′ Basha nis një aksion nga mesi i fushës, driblon dy futbollistë kundërshtar, gjuan drejt portës, por jashtë.

82′ Një aksion i rrezikshëm për futbollistët e Ukrainës nga krau i djathtë. Krosohet në zonë, por del Berisha që kontrollon topin në limitet e zonës së tij.

80′ Gashi fiton një goditje dënimi në gjysmëfushën ukrainase. Topi krosohet në zonë, Mavraj godet me kohë, por jashtë kuadradit.

77′ Zevendësim te Ukraina. Largohet Jarmolenko, në vend të tij Zinçenko.

74′ Tjetër zëvendësim i De Biazit. Balaj futet në vendin e Kaçes.

71′ Kaçe fiton një goditje dënimi në fushë. Futbollistët e Kombëtares kontrollojnë topin në mesfusëh. Hysaj nis një aksion nga e djathta, por kuqezinjtë humbasin topin.

69′ Tjetër rast i rrezikshëm për futbollistët e Ukrainës. Një kros nga e djathta grushtohet nga portieri Berisha.

67′ Tjetër zëvendësim për kuqezinjtë. Gashi futet në vend të Lenjanit.

60′ Tjetër zëvendësim për kuqezinjtë. Largohet autori i golit, Sadiku, në vend të tij futet Cikalleshi.

55′ Lenjani fiton një goditje dënimi në gjysmëfushën e Ukrainës. Gjuan Kaçe, por pret portieri ukrainas. Tjetër goditje nga këndi për kuqezinjtë. Lenjani gjuan në zonë, topi prek shtyllën!

52′ Futbollistët e Kombëtares nisen në sulm. Agolli pason për Lenjanin në krahun e majtë, kroson në zonë, por topi devijohet në goditje nga këndi. Një kros i lartë në zonë, tjetër goditje nga këndi për kuqezinjtë.

49′ Gool! Shënon Jarmolenko. Ukrainasit kalojnë sërish në avantazh. Një kros nga e majta, devijohet me kohë nga Zuzulia, grushton, Berisha, por Jarmolenko çon topin në rrjetë.

47′ Ukraina përgjigjet me Butko dhe Kovalenko në vend të Fedetski dhe Garmash

46’ Pjesa e dytë fillon me ndërrime. Ajeti, Basha dhe Memushaj hyjnë në fushë në vend të Canës, Abrashit dhe Xhakës.

Mbyllet pjesa e parë

45′ Vetëm një minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.

44′ Karton i verdhë për Mërgim Mavrajn, ndërhyrje e gabuar në gjysmëfushën e kuqezinjve.

42′ Sadiku nis një aksion nga krahu i majtë, kroson në zonë, futbollistët e Ukrainës largojnë topin në goditje nga këndi.

38′ Sidorçuk tenton nga jashtë zonës, pret Berisha. Një goditje e fortë nga jashtë zonës detyron Berishën të çojë topin në goditje nga këndi.

37′ Rast i shkëlqyer për kuqezinjtë, Sadiku merr një top në qendër, gjuan, por ndalet nga portieri kundërshtar.

36′ Lenjani rrëmben një top në mesfushë. Afrohet Hysan, pason për Roshin. Ky i fundit fiton një faul në gjysmëfushën e Ukrainës.

34′ Futbollisttë e Kombëtares nisen në kundërsulm. Xhana niset në krahun e majtë, por ndërhyjnë futbollistët e Ukrainës duke e nxjerrë topin jashtë vijave anësore.

29’ Sidorçuk ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Lenjanit dhe gjyqtari Mazoleni nxjerr kartonin e parë të verdhë të takimit

24′ Lojtarët e Ukrainës luajnë në gjysmëfushën e tyre. Abrashi rrëmben një top në mesfushë. Kuqezinjtë nisen në sulm, Xhaka fiton një tjetër goditje dënimi.

20′ Futbollistët e Kombëtares kontrollojnë topin në mesfushë. Roshi nis një aksion nga krahu i djathtë, ndjen presionin e kundërshtarëve dhe e kthen topin mbrapa. Agolli niset nga e majta, pason për Xhakën që fiton një goditje dënimi.

12’ Goool Sadiku. Aksion në krahun e djathtë. Sadiku hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për portierin ukrainas, duke barazuar rezultatin.

08′ Gool Stepanenko. Një kros i dhënë në zonë nga krahu i djathtë, devijohet nga Stepaneko. Kuqezinjtë në disavantazh.

07′ Kaçe gjuan nga jashtë zonës, topi devijohet në goditje këndi. Lenjani kroson në zonë, por topi shumë i lartë për kapitenin Cana.

04′ Shefçuk kryen një ndërhyrje të gabuar ndaj Roshit në mesfushë. Kaçe kroson në zonë, por topi është i lartë për Lenjanin.

03′ Cana nis një krosim të gjatë për Sadikun, topin e marrin futbollistët e Ukrainës.

01′ Topin e parë e luan Shqipëria.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kace, Xhaka, Abrashi, Roshi, Sadiku, Lenjani.
Trajner: De BiaziNë ndryshim nga formacioni i pak ditëve më parë me Katarin, De Biazi ka zgjedhur të aktivizojë që nga minutat e para, Canën, Agollin, Kaçen, Xhakën, Abrashin dhe Sadikun.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ukraina mund Shqipërinë në miqësore

Keto jan ndeshje me shume per tu pergaditutur per evropjanin dhe skan asnje rendesi .
Provohet ndonje skeme , ndonje taktik , apo form loje dhe kaq , rezultati as qe shikohet .
 
Titulli: Ukraina mund Shqipërinë në miqësore

Një ashpërsi e paparë nga ukrainasit, sa që edhe Cana
gati se e pagoi çmimin. Edhe të tanët u desht ndonjëri ta kositin
e mandej ishin bërë pula zotërinjtë nga Ukraina.
Kurse referi, një bërllog që bënte vetëm sehir dhe kursente kartonat,
bile ndonjë i kuq i kishte bërë hajër këtyre...
 
Titulli: Ukraina mund Shqipërinë në miqësore

Ku din futbollistet tan te luajn, nvend qe tbejn stervitje kta gjith diten pijn kafe e ngacmojn femrat qe kalomjn rruges, ktu nuk kemi shkolla futbolli aq stpecializume sic i kan skuadrat europiane.
 
Titulli: Ukraina mund Shqipërinë në miqësore

Ore, se kot mu kujtua tani...po Shevcenko nga behet?
 
Titulli: Ukraina mund Shqipërinë në miqësore

Sheva eshte deputet ne parlamantin ukrahinas me sa kam degjuar , por dhe me futboll merret ngapak .
 
Titulli: Ukraina mund Shqipërinë në miqësore

Ku din futbollistet tan te luajn, nvend qe tbejn stervitje kta gjith diten pijn kafe e ngacmojn femrat qe kalomjn rruges, ktu nuk kemi shkolla futbolli aq stpecializume sic i kan skuadrat europiane.

Edhe pelet mesoj rruges futbollin por u be mit... problemi sesht tek stervitja por cmimi i ndeshjeve... une skuptoj asghe nga sporti por kam nje ide qe luhen ne dhoma ndeshjet jo ne fusha sporti... ne baz te cmimpagesese dhe te perfitimeve te basteve :))... nje biznes jo i keq!
 
Titulli: Ukraina mund Shqipërinë në miqësore

Humbem perseri ahahhahaha :p
Ajt suksese ne tjerat.
Qe nuk arrtia te behem sikur njehere tifoze..:p
 
Titulli: Ukraina mund Shqipërinë në miqësore

Nevertiti ja se jemi dy... :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top