Uji (shiu) dhe rendesia e tij

braziljania

Anëtar i Nderuar
Vlera e shiut
Vlera e shiut është shumëdimensionale; ajo nuk kufizohet vetëm në njeriun porse edhe në çdo gjë tjetër që i hyn në shërbim njeriut, qoftë kafshë, bimë, tokë, madje si dhunti do të jetë për besimtarin edhe në Xhennet derisa për mëkatarin dhe pabesimtarin në ferr nuk do të jetë. Të shohim di[ nga Kur'ani përkitazi me këtë:
Uji është prej gjërave të para që Allahu ka krijuar, siç thotë:
Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë...". (Hud, 7)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
Allahu ishte kur askush nuk ishte, dhe Arshi i Tij ishte mbi ujë". (Buhariu)
Njeriu, sikurse krijesat tjera tokësore, është krijuar prej ujit, siç thotë Allahu:
Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme". (el-Furkan, 54)
All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqanas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë". (en-Nur, 45)
Shiu është jetë për çdo gjë; për njeriun, për tokën, për kafshën, për bimën dhe për çdo gjë tjetër. Thotë Allahu:
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?". (el-Enbija, 30)
Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë)". (en-Nahl, 10)
Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit)". (el-A'rafe, 57)
Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?". (es-Sexhdeh, 27)
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju, e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme". (Llukman, 10)
Ringjallja e tokës së vdekur nëpërmjet shiut është argument prej argumenteve të ekzistimit të Allahut, siç thuhet në Kur'an:
Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s'ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t'i ngjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për çdo gjë". (Fussilet, 39)
?shtë fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumenta". (el-Bekare, 164)
Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumenta për një popull që di të mendojë". (err-Rrum, 24)
 
Kjo ringjallje e tokës shërben si një shembull se si në këtë mënyrë ringjallet edhe njeriut.
Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat).". (ez-Zuhruf, 11)
Pabesimtarët në ferr nuk do të kenë ujë normal. Thotë Allahu:
Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!". (el-A'rafe, 50)
Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?". (Muhammed, 15)
Uji zbret dhe ngritët me lejen dhe caktimin e Allahut. Në Kur'an qëndron:
A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?". (el-Vakiah, 69)
Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin)". (el-Mu'minune, 18)
Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë". (el-Hixhr, 22)
Uji është prej begative që neve moralisht na detyron ta adhurojmë Allahun dhe assesi të mos i bëjmë shok. Ja se çfarë thotë Allahu:
Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)". (el-Bekare, 22)
A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S'ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes". (ez-Zumer, 21)
Nëse edhe pabesimtarët pranojnë se shiu na vjen prej Allahut atëherë përse ne muslimanët të mos e falënderojmë për të. Thotë Allahu:
Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?" Ata thonë: "All-llahu!" Thuaj: "Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë". (el-Ankebut, 63)
Thuaj: "Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t'ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?". (el-Mulk, 30)
Uji shërben për tu pastruar nga gjërat që njeriut shumë do t'ia ulnin vlerën sikur të mos pastrohej me ujë. Thotë Allahu:
O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet". (en-Nisa, 43)
Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t'ju përforcojë me të (me shi) këmbët tuaja". (el-Enfale, 11)
Meqë uji është begati e madhe prej Allahut atëherë vet Allahu na ka treguar se kusht për sjelljen e tij në tokë është morali dhe nderi jonë. Thotë Allahu:
Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk". (el-Xhinn, 16)
 
Kjo ishte një përmbledhje e rëndësisë së ujit nga Kur'ani Famëlartë ndërsa tani do të shohim diç nga shkenca për rëndësinë e ujit:
Uji përbën 85% e gjakut të njeriut, 82% të veshkave të tij, 75% të muskujve të tij, 74% të trurit të tij, 69 % të mëlçisë së tij dhe 22% të eshtrave të tij.
Diku 65% ( ) e trupit të njeriut, në tërësi, përbëhet nga uji dhe ne për çdo ditë, nëse dëshirojmë ta mbajmë ekuilibrin e trupit tonë, duhet të pimë së paku nga një litër e gjysmë ujë, e mirë është 2.4 litra, edhe nëse nuk ndiejmë etje. Kjo i bie diku 8-9 gota me 160 ml ujë ne ditë. Uji nuk shton peshe por ndihmon ne jashtëqitjet prej trupit.
Uji ruan gjallërinë e lëkurës,
Ai mbulon tre të katërtën e planetit tonë, por nga kjo sasi, vetëm një e katërta e një përqindëshit është pa kripë, dhe e mundur për t'u përdorur në çdo kohë( ).
Ndihmon frymëmarrjen,
Rregullon temperaturën e trupit,
Shkrin lëndët ushqyese,
Përcakton gjallërinë e qelizave të trupit,
Pastron gjakun nga helmet( ).
Nëse trupi i njeriut humbë 20% të ujit vdes( ).
Ndoshta këto janë sekretet që kanë shtyrë OKB-në të caktojë 22 Marsin e çdo viti si Ditën Botërore të Ujit e sidomos kur kihet parasysh fakti se toka edhe pse konsiderohet si vend i ujit megjithatë 97%( ) e këtij uji është i njelmët dhe nuk shërben për pije ( ).
Sido që të jetë, uji edhe pse i ka këto të mira, nuk duhet të teprohet ngase ai, nëse konsumohet jashtë asaj që përmendëm, shpie në:
fryrjen e barkut,
gazra të shumtë,
ndonjëherë shpie edhe në helmim të gjakut( )
Urinimi i shpeshtë, i cili mund të jetë i papërshtatshëm dhe shqetësues( ).
اka e pengon shiun
Meqë shiu-uji paska këtë rëndësi të madhe, dhe ne tani jemi në një kohë kur po mbretëron thatësi, do të kishte qenë mirë sikur ta shqyrtonim problematikën e thatësisë, jo nga këndvështrime shkencore, ngase natyra dhe ligjet e saja janë në dorën e Allahut; I ndërron si të dojë Ai, por nga këndvështrimi fetar për të parë se si veprat e njerëzve ndikojnë në ndalimin e shiut. Nuk di përse ne muslimanët këto tragjedi, thatësi, sëmundje, varfëri, luftëra, nuk i konsiderojmë si ndëshkime prej Allahut për shkak të mëkateve tona të shumta derisa të krishterët, zyrtarisht, pohojnë se ato që po iu ndodhin atyre janë pikërisht dënim prej Allahut. Gazeta Sunday Telegraph, në numrin e saj të 2 korrikut 2007 përcjell konkludimin e priftërinjve të mëdhenj të Kishës Britanike se vërshimet e mëdha të cilat goditën disa vende të Britanisë duke lënë pa kulm mbi kokë dhjetëra mijëra njerëz janë dënim prej Allahut për shkak të shthurjes, prishjes dhe ligjeve që shpijnë ne zhvetënim dhe devijim. Ne jemi duke vjelur frytet e rënies sonë morale- shtuan ata( ).
Përse edhe ne të mos themi se mëkatet tona, morali jonë i ulët, lakuriqësia e vajzave tona, pirja e madhe e alkoolit dhe pijeve tjera dehëse, janë shkaqe të këtyre që po na ndodhin. Ja se çka thotë Allahu:
Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)". (err-Rrum, 41)
?farëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë". (esh-Shura, 30)
Ndoshta mëkati i një njeriu bëhet shkak që shiu të mos bie, siç ndodhi në kohën e Musait, alejhi's selam, dhe siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
Prej (largimit, burgimit, mbytjes së) robit të keq shpëtojnë (qetësohen) njerëzit, vendet, pemët dhe kafshët".
Po qetësohen për arsye se mëkatet e tij shkaktojnë edhe ndëshkimin e të tjerëve, siç thotë Allahu:
Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët)...". (el-Enfalë, 25)
 
Nëse të ka goditur ndonjë e keqe së pari ndalu dhe mendoje gjendjen tënde e pastaj pyet : Prej nga kjo? Thotë Allahu:
E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! ...". (Ali Imran, 165)
Sahabet, shokët e Pejgamberit, alejhi's selam, kur pësonin ndonjë disfate, ndaleshin dhe llogaritnin veten se ku kanë bërë mëkate që Allahu nuk ua mundësoi fitoren. Ka thënë Ibni'l Mu'tezzi:
Lëri mëkatet, të voglat e të mëdhatë
ngase kjo është ruajtje
dhe vepro sikur ai që ec mbi ferra
e kujdeset për atë që sheh
mos nënçmo asnjë mëkat të vogël
ngase kodra është formuar prej gurëve të vegjël
Dhe kështu, përfundimisht do të vini në gjykimin e duhur se:
... All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre...". (err-Rra'du, 11)
Mëkatet që shumë ndikojnë në mos lëshimin e shiut janë:
Pakujdesia e njerëzve,
Vrazhdësia e zemrave të tyre,
Besimi i dobët,
Përhapja e mëkateve e sidomos mosdhënia e zekatit,
Mashtrimi në peshore,
Anashkalimi i duasë dhe lutjes,
Anashkalimi i pendimit,
Pakujdesia ndaj istigrafrit (kërkimit falje), që shumë ndikon në lëshimin e shiut.
اka e sjell shiun?
1. Nëse mëkatet ndikojnë në ndalimin e shiut atëherë veprat e mira ndikojnë në lëshimin e tij.
2. Mosdhënia e zekatit, nëse është shkak për ndalimin e shiut, atëherë dhënia e tij është shkak për lëshimin e tij.
3. Istigfari-kërkimi falje mundëson lëshimin e shiut. Allahu thotë nëpërmjet gjuhës së Nuhut, alejhi's selam:
Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; 11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, 12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj". (Nuh, 10-12)
Edhe Hudi, alejhi's selam i kishte thënë kështu popullit të tij:
O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!". (Hud, 52)
4. Morali, nderi dhe udhëzimi jonë në rrugën e drejtë. Thotë Allahu:
Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk,". (el-Xhinn, 16)
5. Falënderimi për begatitë që Allahu na i ka dhënë ngase çdo përbuzje e të mirës bëhet shkak që ajo e mirë të të ikë prej dorë. Thotë Allahu:
All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës". (en-Nahl, 112)
Sa bukur ka thënë poeti:
Nëse disponon me ndonjë begati ruaje
ngase mëkatet zhdukin të mirat
Mbaje atë me adhurim për Zotin e robërve
ngase Zoti i robërve është Ndëshkues i shpejtë
6. Namazi istiska' (lutja për shi), e cila ka qenë traditë e Pejgamberit, alejhi's selam, sahabeve dhe dijetarëve në përgjithësi.



Sedat G. ISLAMI
http://www.kbi-vushtrri.com/tema/ujidherendesiaetij.html
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top