Uji që duhet të konsumoni sipas peshës trupore

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Uji që duhet të konsumoni sipas peshës trupore

Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Mungesa e ujit në organizëm ose dehidratimi ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme.Nëse një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si rrjedhim ai mund të këtë infeksion, pështjellim ose plagë në trup. Shenjat janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sy të futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të pashpjegueshme. Shumica e eksperteve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kg mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë ujë nëse jetoni në klimë të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani ushqime me shumë fibra (bukë, drithëra etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë.
Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyese nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Gjithashtu, është element tepër i rëndësishëm në reaksionet kimike trupore, si tretja dhe metabolizmi. Uji është i nevojshëm për të zëvendësuar humbjen e lëngjeve trupore, si edhe për të larguar mbeturinat ushqimore në forme urine, nevoje, djerse dhe frymënxjerrje. Pa ujë të mjaftueshëm, ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji shërben si graso për indet dhe kyçet e trupit. Vërtet dukeni të ngurtë, por trupat tuaj përbëhen nga 60-65 për qind ujë, nëse jeni burra, dhe 50-60 për qind nëse jeni gra. Trupi i një njeriu të zakonshëm ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza. Gjaku është 83 për qind ujë. Edhe indet e ngurta kanë 75 për qind ujë, ndërsa kockat kanë 22 për qind ujë.
Shiko fotografinë 1726414
Veshkat
Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligramë në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka. Uji përmban kripëra të shkrira. Kripërat rregullojnë shpërndarjen e ujit në trup. Nëse nuk pimë ujë aq sa duhet, ne dehidratohemi dhe na merr etja. Kripërat grumbullohen në një pikë dhe trupi merr ujin e qelizave për të shkrirë këtë grumbullim. Kjo sjell keqfunksionimin e veshkave, sepse pavarësisht nga sasia e ujit të marrë, ato duhet të shkarkojnë të paktën 280 ml në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Uji është element kyç për kryerjen e reaksioneve kimike gjatë tretjes dhe metabolizmit të ushqimit. Ai përçon elemente dhe oksigjen në qeliza nëpërmjet gjakut, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore nëpërmjet djersitjes. Gjithashtu, na duhet ujë për të marrë frymë. Mushkëritë tona duhet të jenë të njoma në mënyrë që të marrin oksigjen dhe të nxjerrin dioksidin e karbonit. Ne humbim pothuajse një litër ujë në ditë vetëm nga frymënxjerrja.
Sasia
Sasia e ujit që humb trupi i njeriut varet nga metabolizmi, veprimtaria fizike, temperatura e mjedisit ose gjendja shëndetësore. Në kushte të zakonshme, kjo do të thotë që na duhet të zëvendësojmë 2-3 litra ujë në ditë. Gjatë sëmundjeve, si ethe, vjellje dhe diarre, trupi mund të humbë 4 litra ujë në ditë ose më shumë. Shumica e njerëzve pinë 6-8 gota lëngjesh në ditë, përfshirë këtu ujin, lëngje të ndryshme, qumështin, pijet me gaz, supën, kafen dhe çajin. Pjesa tjetër vjen nga ushqimet që kanë shumë ujë, për shembull, frutat dhe perimet, të cilat përmbajnë mbi 80 për qind ujë. Edhe një copë bukë është 1/3 ujë. Një pjesë e ujit trupor vjen nga proceset metabolike të trupit kur glukoza (sheqeri) dhe yndyrat shndërrohen në energji. Megjithatë, shumica e njerëzve jeton në gjendje dehidratimi. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj detyrohet të mbajë më tepër ujë sesa i duhet për të kompensuar. Nëse po përpiqeni të humbni peshë dhe nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj nuk e shkrin dot yndyrën si duhet. Mbajtja e ujit nga trupi gjithashtu shton peshën. Uji është një nga sekretet e humbjes në peshë. Po ashtu, kontrolloni cilësinë e ujit që pini para se të bëni gjimnastike ose para se të filloni dietën.
Pasojat e dehidratimit
Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore, ju mund të keni këto pasoja:
* Probleme tretjeje
* Lëkurë të thatë dhe zë të ngjirur
* Ngadalësim të organeve trupore
* Probleme me mbajtjen e ujit
* Dhimbje muskujsh
* Dhimbje kyçesh
* Rritje e toksinave (helmeve) në trup
* Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit
* Dhjamë të tepërt
* Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore
* Kapsllëk të përhershëm

/Telegrafi/
 
Titulli: Uji që duhet të konsumoni sipas peshës trupore

Dmth une qe pij rreth 2 litra uje shqeto ne dite, jam ne rregull?
 
Titulli: Uji që duhet të konsumoni sipas peshës trupore

Un spi fare mer uj ncncnc po birra a ka uje ?Ndosha ma zevendeson ajo ujin ???
 
Titulli: Uji që duhet të konsumoni sipas peshës trupore

Po eshte ne regull
 
Pe: Uji që duhet të konsumoni sipas peshës trupore

Keto kohet e fundit sa futet i nxehti, me uje nga te tera anet...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top