Ujë jo të shëndoshë pinë 900 milionë njerëz

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ujë jo të shëndoshë pinë 900 milionë njerëz

EU-TurkiyeAnembanë botës madje 900 milionë njerëz pinë ujë jo të shëndoshë, kurse 2,5 miliardë nuk i kanë as kushtet minimale sanitare për jetë, janë të dhënat e UNICEFI-t dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat tërheqin vërejtjen se si pasojë e këtyre kushteve vdesin me miliona njerëz për çdo vit, e më së shumti fëmijë deri në moshën pesë vjeçare.
Për këtë qëllim Banka Botërore ka financuar përmes Programit për ujë, i cili ekziston që nga viti 1978, doracak për avancimin e kushteve sanitare në shfrytëzimin e ujit të mirë sipas rregullave shëndetësore, në rend të parë për të varfrit të cilët jetojnë në mjediset më të goditura. Momentalisht këto janë rajonet urbane të Afrikës, Azisë lindore dhe jugore, si dhe Amerikës Latine, kanë bërë të ditur nga Banka Botërore.
Autoriteteve në ato rajone u rekomandohet procedurë e thjeshtë dhe e lirë e lidhjes së sistemit të ujit për banorët më të varfër, ashtu që të shmanget konsumimi i ujit të pistë dhe të ndotur, që është i dëmshëm për shëndetin, por edhe përhapës i infeksioneve.
Bëhet fjalë për projektin i cili është i përbërë prej 19 studimeve përmes përvojës në 12 vende, popullata e varfër urbane e të cilave ka probleme me qasjen me ujë të pijshëm.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top