Udhëtimet, përse na japin kaq shumë kënaqësi

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ka nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, por edhe nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë në shoqërinë e miqve. Pastaj, ka edhe të tjerë që dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja dhe nga ata që dëshirojnë të jenë të qetë. Megjithatë, të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një udhëtim të paharrueshëm

Ka nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, por edhe nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë në shoqërinë e miqve. Pastaj, ka edhe të tjerë që dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja dhe nga ata që dëshirojnë të jenë të qetë. Megjithatë, të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një udhëtim të paharrueshëm, për të harruar darkat e mërzitshme dhe pasditet gri në zyrë, sidomos në ditët e trishta të dimrit. Kështu, sipas Clare Jones dhe Steve Watkins, autorë të librit “Udhëtimet më të bukura që duhen bërë të paktën një herë në jetë”, bëhet fjalë për më shumë se 30 itinerare që autorët i kanë cilësuar të “paharrueshme”, nga Amerika Latine në Groenlandë, nga Kina në Irlandë, nga Orissa (Indi) në Pragë. Falë tyre, zbulohet se përveç turizmit, ka vend edhe për të pasionuarit pas balenave, gjuetisë e shumë sporteve të tjerë të rrallë. Rrugë të ngrira, shtëpi të mbuluara nga bora dhe poshtë tyre arinjtë, që për gjashtë javë me radhë, nga tetori në nëntor, mblidhen në kryeqytetin botëror të arinjve polarë, në Churchill, Kanada, përgjatë brigjeve të Baida di Hudson, në pritje që uji të ngrijë për të nisur gjuetinë e fokave. Nga i ftohti polar i maleve më të larta të veriut të Afrikës deri në Marok, në nxehtësinë “përkëdhelëse” të shkretëtirës së Saharasë. Ja një tjetër vend që nuk duhet humbur sipas Jones dhe Watkins, autorë edhe të një tjetër libri të famshëm tashmë, “Gjërat që duhen parë dhe duhen bërë të paktën një herë në jetë”. Një pushim në fshatin Ait Behaddou, ku janë xhiruar filmat e famshëm “Gladiatori” dhe “Lorenci i Arabisë”, është i nevojshëm. Një pyll gjigand gështenjash, trëndafilash, palmash, çati shtëpish prej balte të shoqërojnë deri sa arrin dunat e para prej rëre, afër Tinfout, për të vazhduar deri në Hamid. Vetëm 60 kilometra larg nga fshati, dunat e rërës së Erg Chagaga, ku mund të arrish vetëm mbi kurrizin e kamelieve, janë të rrethuara nga një qetësi “vdekëse”. Akoma shkretëtirë dhe qetësi nga Pekini në Samarcanda, në rrugën e mëndafshit që përshkon Azinë Qendrore dhe shkretëtirën e Taklimanit. Bukuri tjetër që nuk duhet humbur është ajo që kalon nga Uzbekistani, prek Murin e Madh përmes Tashkentit, kryeqytetit uzbek, e mbërrin në Samrcanda. Një tjetër mrekulli është edhe shkretëtira e bardhë mes vendeve që autorët këshillojnë: Slar de Uyuni, shkretëtira e kripës së Altiplanos në Bolivi, që ka “lindur” nga tharja e një liqeni gjigand parahistorik, Minchin. Fuoristradë dhe shpirt aventurier janë përbërësit e nevojshëm për të zbuluar fshatrat e mrekullueshëm të Aymara-s dhe vullkanet në Parkun Kombëtar të Sajamë-s, 12 mijë kilometra katrorë nga Minchin. Po Bostwana? Një tjetër mrekulli që nuk duhet humbur. Shpirti i Afrikës, përmes zbulimit të parqeve, lagunat e Okawango-s dhe rezervati Moremi Game. Apo udhëtimi në kësulën e akullt mdidile, Capo de Hielo Sur, në Argjentinë. Nuk kemi harruar mrekullitë përrallore të Australisë, apo “Canal du Midi” në Francë, të famshmen “Rute 66″ në bordin e një mauneje që përshkon Amerikën nga اikago në Los Anxhelos. Lind pyetja përse të mos shkojmë në Lapponi, përgjatë një rruge rreth 200 kilometra në tundrën arktike, për të mësuar si tërhiqen slitat me macet e dëborës. Dhe në fund në Ruanda, në parkun kombëtar “Des Volcans”, për të parë gorricat; në Kanada, në gjurmët e kërkuesve të arit, nga Moska në Pekin me linjën hekurudhore transmongole; në Ruta Maja, nga Meksika në Honduras. Me pak fjalë, 30 itinerare dhe udhëtime të paharrueshme që duhen bërë të paktën një herë në jetë.
GJ
 
Pe: Udhëtimet, përse na japin kaq shumë kënaqësi

Varet per cfare arsye udhetohet...Ne pergjithesi njerezit udhetojne per turizem(pa lene menjane edhe emigrimin por qe eshte pak aa shume nje udhetim i detyrueshem),ndonjehere nga kurioziteti per te pare ndonje vend te ri,ndoshta dhe per nderrim ambjenti...Keta qe jane permend ne material pa dyshim qe jane vende te bukura,por mos harrojme qe duan edhe buxhet financiar..Ndonjehere njerezit kursejne gjithe vitin per te kaluar,dy jave pushime ne nje vend qe pelqejne,ka njerez qe pelqejne aventurat,nuk rrine dot shume gjate ne nje vend dhe nisen drejt te panjohures dhe drej udhetimeve..Ne kete menyre ato shuajne ate kurizoitetin e tyre per njohuri te reja,por thyejne edhe ate monotonine qe i krijon jeta ne nje vend....Une di njerez qe kur duan te vendosin dicka ose duan te marrin vendime te rendesishme,nisen ne udhetim dhe ne kete menyre kane mundesi te shijojne veten me shume...Pra ka raste qe udhetimin e shfrytezojne si menyre reflektimi...Mua me pelqe te udhetoj jo shume,sa nje vend ne nje tjeter por me pelqen te nderroj ambjent here pas here,keshtu largohesh nga perditshmeria,dhe kur shkon ne nje vend tjeter e sheh dhe ndryshimin e sheh dhe cfare te mungon nga monotonia jote....
 
Pe: Udhëtimet, përse na japin kaq shumë kënaqësi

Thuajse cdo udhetim, perkunder asaj qe nuk preke vendet e poshteshenuara, ka rendeisn e tij ne cdo drejtim. Syri yne eshte ai i pari qe thithe diversitetin dhe do na lehtesoje ne cdo aspekt nga perditshmerite. Udhetimet edhe munde te mos jene te kushtueshme, madje ne vendin tone jane fare te pa kushtueshme, por kam pershtypjen se nuk u kushtojme asnje kujdes. Seci nga ne ne vendin tone ku jetojme kemi nje bejshke, koder apo pyll afer dhe jam i bindur se 90 % e banoreve as nje shkurre te asaj qe kan afer nuk kan vizituar. madje kam pershtypjen se Kosova dhe Shqiperia kan shume vende, perfshi edhe malore per te vizituar.
Une zakonishte preferoje bjeshket dhe ky lloje turizmi ke ne eshte shume shume i lire akoma. Per mua mo. Ca ushqime te konzervuara ne cante, fotokameren me vete dhe jepu kembeve nese mundesh. Ne fillim do e kesh veshtire por do mesohesh. :dong:
 
Pe: Udhëtimet, përse na japin kaq shumë kënaqësi

Ahh pse mi kujtoni udhetimet :(...Ka shume gjera perse ato te ofrojne shume kenaqesi..ke mundesi te shohesh vende nga me te ndryshmet, te njoftohesh me kultura dhe tradita te ndryshme, te mesosh histori qe lidhen me vende te caktuara..Une per vete pelqej udhetimet me shoqeri, dmth me nje grup me te madh njerezish, nuk do preferoja vetem...Kur je me me shume vete ka dhe gallat me shume, ka emocione pa fund, perjeton avantura nga me te ndryshmet..Kujtoj qe per udhetimin e fundit qe u organizua me ane te agjencionit kam paguar 500 euro ( perfshi ketu udhetimin me autobus dhe anije si dhe akomodimin ne hotele. Tek te gjitha ka qene nga ato ne cmim ka qene i kycur mengjesi dhe ne nje hotel tjeter per 3 dit kemi kemi pas pansion te plote) + 300 euro kam paguar per vizitat fakultative..Kete punen e parave e ceka sa per te deshmuar se sot udhetimet nuk jane dhe aq te shtrenjta menduar ndoshta me me heret.
 
Pe: Udhëtimet, përse na japin kaq shumë kënaqësi

Une me shume jam per udhetimet ku qellimi eshte eksplorimi i natyres me diversitetin e saj ,zakonisht natyra malore! Dhe pse ka goxha lodhje por ja vlen kur syri shikon vetem gjelberim dhe thith ajer te paster ,edhe deti eshte i bukur por me shume me terheq natyra malore .Udhetimi i fundit qe bera ishte para 3 ditesh ,1 nate dhe 2 dite ne Dhermi dhe Jal .As hotel ,as restorant azgje por buke me vete ,zgaren frigoriferin dhe pushken e detit per te kapur peshk dhe fjetja jashte ne natyre...s'ka gje me te bukur .
 
Pe: Udhëtimet, përse na japin kaq shumë kënaqësi

Udhetimet jane te bukura dhe mbreselenese, kur behen me me shume deshire. Ska gje me te bukur, se nje udhetim per t'u relaksuar, madje, te shijosh nje natyre te bukur, dhe terheqese ne ate vend ku ke deshire te udhetosh.
 
Titulli: Pe: Udhëtimet, përse na japin kaq shumë kënaqësi

Une me shume jam per udhetimet ku qellimi eshte eksplorimi i natyres me diversitetin e saj ,zakonisht natyra malore! Dhe pse ka goxha lodhje por ja vlen kur syri shikon vetem gjelberim dhe thith ajer te paster ,edhe deti eshte i bukur por me shume me terheq natyra malore .Udhetimi i fundit qe bera ishte para 3 ditesh ,1 nate dhe 2 dite ne Dhermi dhe Jal .As hotel ,as restorant azgje por buke me vete ,zgaren frigoriferin dhe pushken e detit per te kapur peshk dhe fjetja jashte ne natyre...s'ka gje me te bukur .

Ida paska kaluar pushimet me te bukura :)
edhe mua me pelqen te udhetoj, cdo 3 muaj duhet te leviz patjeter, nuk ka rendesi se ku, qofte dhe ne qytetin me te afert, mjafton te mos njoh njeri rreth e rrotull, mjafton te jete dicka e re per mua, mjafton nje emocion ndryshe
 
Titulli: Udhëtimet, përse na japin kaq shumë kënaqësi

Eshte ndjenje e mire kur fillon e mbush valixhen, qofte edhe per nje udhetim te vogel… te largohesh nga perditshmeria, nga streset, hallet, nga puna… largohesh duke lene krejt pas, e kur kthehesh sikur ke rilindur serisht, plot me energji, e motivuar, ke mesuar e ke pare dicka me shume nga jeta, mbase ke njohur nje kulture te re, ke provuar ushqime te reja, etj etj… Udhetimet te ndryshojne, te bejne me sy hapur (apo vetem mua me duket ashtu?)
Te kisha mundesi, kuptohet edhe kohe do kisha dashur qe jeta ime te jete e mbushur vetem me udhetime e shetitje…
 
Titulli: Udhëtimet, përse na japin kaq shumë kënaqësi

Serish mbetem me idene qe udhetimet jo te planifikuara jane ata qe lindin me bukur
Edhe sikur te jete pa ndonje vend kryesor ku do ikesh.
Pse te jep kenaqesi?Nuk e di, ama di qe kam akoma panoramen e Prages (naten) ne mendje, aq te bukur e aq perfekte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top