polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Një email adresë e mbërritur në adresën e agjencisë së lajmeve INA bën të ditur se Ushtria اlirimtare Kombëtare (UاK) ka qenë e përfshirë në incidentin e Bllacës në afërsi të kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës .
“Njoftohet opinioni mbarë shqiptarë në IRJM se me datën 28.04.2010 në vendin e quajtur Studenë të Karadakut të Shkupit ku ndodhej një pikë furnizimi e, UاK-së . ushtarët tanë hasën në një pritë nga forcat e armatosura qeveritare sllavomaqedonase , epilogu i së cilës ishte një i vrarë nga pala armike dhe një i plagosur nga radhët tona. Ia bëjmë me dije gjithë opinionin gjithëshqiptar se UاK- vazhdon me aktivitetin e saj në mbarë hapësirën shqiptare në IRJM”, thuhet në komunikatën nr.1, të nënshkruar nga Arben Selimi.
Komunikata mban një vulë të UاK-së. Ministria e Brendshme e Maqedonisë javën e kaluar bëri të ditur se ka pasur përleshje me një grup të armatosur në afërsi të kufirit të Bllacës në Karadakun e Shkupit, me ç`rast janë gjetur edhe katër bunkerë me arsenal të armëve të llojeve të ndryshme. (INA)