U zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që ju lë me turp”

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
39858_12.jpg

KORCE - "Më falni që po ju lë me turp. Unë po largohem nga shtëpia, por jo me atë që dini ju. Ju lutem mos më kërkoni më. Unë ju dua fort". Ky është teksti i letrës së Eriselda Qelepirit, 16-vjeçares nga qyteti i Bilishtit, e cila rezulton e zhdukur që prej pesë ditësh.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës pohojnë se minorenia është larguar nga banesa e saj në orët e para të mëngjesit të së premtes, pa dijeninë e pjesëtarëve të familjes.

Moskthimi në shtëpi i vajzës ka alarmuar prindërit, të cilët kanë gjetur dhe një letër "lamtumire" në dhomën e saj. Fillimisht, pjesëtarët e familjes Qelepiri kanë menduar se Eriselda mund të ishte me të dashurin e saj. Ata janë tronditur kur kanë gjetur letrën, ku 16-vjeçarja sqaronte se kishte marrë arratinë me një person tjetër.

Dje, rreth orës 12:00, babai i vajzës, Klajdi Qelepiri ka bërë denoncim në Komisariatin e Bilishtit. 37-vjeçari banues në lagjen Nr.1 të këtij qyteti u ka kërkuar ndihmë uniformave blu për gjetjen e së bijës. Mësohet se kryefamiljari ka deklaruar në polici se vajza e tij kishte pasur një lidhje serioze më një të ri në këtë qytet, lidhje e cila shumë shpejt pritej të finalizohej me fejesë.

"Ju lutem më gjeni vajzën. Në letër ka shkruar se është larguar me një person që ne nuk e njohim. Kemi frikë se mund ta trafikojnë jashtë vendit", ka thënë babai i 16-vjeçares. Menjëherë pas denoncimit, policia ka nisur punën për gjetjen e minorenes. Sipas policisë lokale, dyshohet se Eriselda Qelepiri mund të jetë larguar me dëshirën e saj nga banesa, pasi mund të ketë gjetur një të dashur tjetër. Pavarësisht kësaj, blutë kanë marrë në pyetje dhe shoqet e 16-vjeçares së zhdukur.

Pas hetimeve të kryera, dyshohet që Eriselda të jetë në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, mësohet se policia ka shpallur në kërkim vajzën dhe fotografinë e saj ua ka kaluar edhe komisariateve të policisë së rretheve të tjera. Kjo me qëllim që të mos lejohet largimi i saj jashtë vendit tonë.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: U zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që ju lë me tur

Hajde hajde po marin rruget minorenet e sotshme pa pyetur asnje ... Kulmi ishalla e gjejne se gjynaf familia
 
Titulli: U zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që ju lë me tur

Po pra lidhje serioze ne mosh minorene vetem 16 vjece do ta fejoje......... Ndersa per kte esht nje ikje momentale shum shpejt do kthehet persri tek prindrit pune minorenesh dhe ai qe e ka mar do ket qen me minoren se vajza ne fjal.....
 
Titulli: U zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që ju lë me tur

Cbehet keshtu, kushedi si jane me te vertet gjerat. Vetem prinderit dhe goca mund ta dine, nejse uroj te jete shendosh e mire goca.
 
Pe: Titulli: U zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që ju lë me

Po pra lidhje serioze ne mosh minorene vetem 16 vjece do ta fejoje......... Ndersa per kte esht nje ikje momentale shum shpejt do kthehet persri tek prindrit pune minorenesh dhe ai qe e ka mar do ket qen me minoren se vajza ne fjal.....


Minoren edhe ai qe e ka marr??Shiko se zakonisht ne keta gjera eshte nje dore e pjekur ne mes...Pasi sic thua ti sdo zgjaste 5 dite nese do ishte marresi i saj nje moshe me te...Pa llogarit qe meshkuj pjeken me vone:)...Ka zgjatur kjo ikje 5 dite do zgjase edhe 50 te tjera,pasi kjo ka ik me deshiren e saj e para,e dyta ka arsye te forta te mos kthehet,e treta keshtu ndeshkon familjen,e katerta sdi si do perfundoje kjo gje...

Si ve faj as familjes as goces,dhe pse ne lajm nuk thuhen detajet,,por do dalin me vone...Ne ate moshe qe eshte ajo ndikohet shpejt,mund te jete nje njeri i moshesh madhore,i premton parajsen,enderrat e nje adoleshente dhe kaq mjafton...Sdihet ne cilat rruge do perfundoje...
 
Titulli: U zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që ju lë me tur

O sa mir e ka bo tani te rri familja te kerkoj e te qaj pfffff , ore kjo thot kam ik por jo me ate qe dini ju , kjo ka qen e detyrume me u feju me ndonje qe dote familja dhe kjo ka pas dash na i tjeter dhe ka mar arratin me te , un se kuptoj pse familja slejon lidhjen e 2 personave qe duhen por do pysin ca fisi esht si esht ca pune bo pffff idiotsira.Dhe ja ku perfundojn o ne arratine e femijes ose ne vetvrasjen e femijes.
 
Titulli: Pe: Titulli: U zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që

Minoren edhe ai qe e ka marr??Shiko se zakonisht ne keta gjera eshte nje dore e pjekur ne mes...Pasi sic thua ti sdo zgjaste 5 dite nese do ishte marresi i saj nje moshe me te...Pa llogarit qe meshkuj pjeken me vone:)...Ka zgjatur kjo ikje 5 dite do zgjase edhe 50 te tjera,pasi kjo ka ik me deshiren e saj e para,e dyta ka arsye te forta te mos kthehet,e treta keshtu ndeshkon familjen,e katerta sdi si do perfundoje kjo gje...

Si ve faj as familjes as goces,dhe pse ne lajm nuk thuhen detajet,,por do dalin me vone...Ne ate moshe qe eshte ajo ndikohet shpejt,mund te jete nje njeri i moshesh madhore,i premton parajsen,enderrat e nje adoleshente dhe kaq mjafton...Sdihet ne cilat rruge do perfundoje...


Pak fain ja ve dhe familjes ti do ishe ne gjendje te fojoje vajzen tende ne nje mosh 16vjecare?? Dhe nuk mendon se ky mund te jet nje shkak per ikjen e vajzes nga shpija pasi se ka dash nje fejes te till..... Jo me larg se nje muaj u mbyt nje vajz ne elbasan per shkak te fejeses se pa deshiruar..Familja ndikon shum ne vendime te tilla plus qe duke par sot familja duhet te jet nje baz e fort mbeshtetje per fmijen e vet dhe smund ta detyroj apo ta fejoj me zor kur femija se do nje gje te till......
 
Back
Top