Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

U zbulua HIV i ri

U zbulua HIV i ri

AIDSShkencëtarët francezë identifikuan variantin e ri të virusit HIV-1 i cili shkakton shumicën e rasteve të AIDS-it, gjenetikisht shumë i ngjashëm me jo moti virusin e zbuluar të imunodeficiencës te gorillat.
Ekzistojnë dy tipa të virusit të cilat shkaktojnë AIDS - HIV-1, më i shpeshti, dhe HIV-2, i cili është i rrallë. HIV-1 ndahet në tre grupe: M, që është shkaktar i pandemisë botërore, dhe dy grupe të rralla - O dhe N.
Varianti i ri, të cilin e zbuluan shkencëtarët e tubuar rreth Jean-Christophe Plantier-it (Laborator i bashkuar me Qendrën referuese nacionale për virusin e imunodeficiencës njerëzore, Qendra spitalore në Rouen), duket se është prototip i grupit të ri të virusit HIV-1, të cilin shkencëtarët e kanë quajtur P.
HIV-1 i ngjan virusit të imunodeficiencës te shimpanza, edhe pse dyshohej se grupi N rrjedh nga SIV-i gorillave, ka sqaruar shkencëtarja Marie Leoz.
Kur bëhet fjalë për variantin e ri, SIV-i i gorilave “momentalisht është burimi më i afërt”, ka thënë ajo. “Por me gjasë është vështirë të caktohet koha kur ka ndodhur ai kalim”, ka shtuar ajo.
Varianti i ri i virusit është zbuluar te një paciente me prejardhje nga Kameruni, e cila ishte bartëse e një profili të rrallë të virusit. Shkencëtarët fillimisht kanë menduar se do të mund t’i takonte grupit O, por duke studiuar gjenomin e tij në tërësi vërtetuan se bëhet fjalë për një grup të ri.
Shpeshtësia e grupit të ri P do të mund të ishte e barabartë me grupin O, mendon Leoz. Grupi O paraqet 1 % të infektimeve me HIV në Kamerun, si dhe qindra raste në Francë. Janë këto raste të rralla, “por nuk guxohet të anashkalohen, sepse ai variant shkakton vështirësi te diagnostifikimi dhe shërimi”, ka theksuar ajo.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back