U vra nga djali i tij, përcillet mes vajit 35 vjeçari, Karafili

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Nga Arben Velo

Lotë, qarje, klithma dhe vaj. Kjo ka qenë atmosfera paraditen e djeshme në fshatin Vlosh, Roskovec, në shtëpinë e mbushur me mort dhe varfëri të viktimës Karafil Rrapushi. Atmosfera është rënduar së tepërmi sidomos kur akrepat e orës shkuan në 11:00 të mesditës, çasti kur ishte vendosur nga pjesëtarët e familjes të përcillnin nga shtëpia sipas zakonit arkëmortin me trupin e pajetë të 35-vjeçarit, babait të tre fëmijëve të mitur, për në banesën e përtejme, në varrezat e fshatit. Gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit, njerëz jo vetëm nga ky fshat, por edhe krahina kanë ngushëlluar bashkëshorten e tij Ermelinda Rrapushi, 28 vjeçe, bijë nga ky fshat, dhe e martuar po në vendlindjen e saj. Ajo që dallohej ishte kryefjala dhimbse ”T’ju rrojnë fëmijët”. Ndërsa gjithkush përpiqej të anashkalonte emrin e fëmijës 8-vjeçar, “loja” e të cilit me armën e gjahut, i këputi jetën në mes babait të tij. Gjatë gjithë paradites fëmija në fjalë është mbajtur larg banesës për të eliminuar mbingarkesën emocionale, fëmija është strehuar përkohësisht në një nga banesat e xhaxhallarëve të vet. 8-vjeçari është mbajtur nën kujdes prej të afërmve nga gjaku i babait dhe i nënës në këtë fshat. Administratori i Njësisë Administrative, Kadri Hyska ka rrëfyer për “Shekullin” se fëmijës asnjëherë nuk i është treguar e vërteta.

“Të paktën nga goja e asnjë të rrituri në fshat, dhe fëmijëve gjithashtu nuk ka dalë fjala se babai i tij ka vdekur”- ka pohuar ai. “Ne jemi përpjekur që ta mbajmë sa më larg fëmijën dhe për këtë arsye edhe unë personalisht disa herë gjatë paradites e kam kontaktuar dhe vëzhguar fëmijën. Ai ka qenë i shoqëruar nga kushërinjtë e vet në një shtëpi që ndodhet qindra metra larg banesës ku jeton ai dhe familja e tij. Edhe para varrimit që u krye në orën 11:00 të drekës, e kam takuar dhe pasi e kam qerasur me një akullore, e kam çuar sërish tek shtëpia e kushërinjve të tij. Mund të them se kam biseduar një ditë më parë dhe ajo që kam konstatuar është se ai vetë më tha fillimisht se kishte parë një ujk që kishte sulmuar babanë. Pastaj kur unë i thashë se nuk kishim gjetur ujk në vendin ku gjetëm babanë të plagosur (kështu i kemi thënë gjatë gjithë ditës pa i treguar se Karafili ka vdekur), ai pastaj më tregoi se e kishte qëlluar pa dashje pasi kishte marrë armën e gjahut të babait të tij. E qëllova unë babanë, nuk e dija që kishte plumb brenda në armë. Po luaja,-më ka treguar vogëlushi”, ka treguar më tej administratori Kadri Hyska. Varrimi Në procesin e varrimit kanë marrë pjesë më shumë se 300 persona. Ndërsa në drekën e mortit, ngushëlluan dhe nderuan më shumë se 200 persona. I gjithë fshati ishte i shokuar nga kjo ngjarje e pazakontë. Edhe pse pohojnë se ngjarja është aksidentale. Ajo që mbizotëron pas fjalëve të para, ku rrëfehen momente nga ngjarja tragjike, është heshtja e thellë. Një heshtje që duket se vret gjithkënd dhe flet shumë. “Fundja vrasja është vrasje dhe vdekja e ardhur nga duart e një fëmije është e dhimbshme”, ka pohuar Syrjai, banori i këtij fshati.

“Ajo që nuk dimë është se si do të shkojë jeta e fëmijës. Ai është mjaft i traumatizuar. Edhe pse nuk i është thënë që babai ka vdekur, besojmë se e di që babai nuk jeton më. Përpiqemi ta mbajmë afër ta përkëdhelim. Por e dimë e ndiejmë që ai është aq i mençur sa ta kuptoj këtë gënjeshtrën tonë, një gënjeshtër për mirë”, pohon Kujtimi një tjetër banor. Ndërkohë, tutje përfund kodrës, në periferi të fshatit, në kufijtë me fshatin Drenie, që nga ora 12 e mesditës së shtunë është kallur nën tokë babai i tre fëmijëve, njërit 8 vjeçar dhe dy të tjerëve binjakë, të mitur, i vrarë aksidentalisht nga djali për të cilin kishte thurur më shumë ëndrra për ta patur krahë dhe shok, sipas traditës së kahershme shqiptare. Psikologët për fenomenin Psikologët thonë se vitet e para, deri në moshën 8-vjeçare të rritjes së fëmijës janë shumë të rëndësishme dhe traumat e pësuara në këtë periudhë mund të shkaktojnë mjaft probleme dhe të ndikojnë në mënyrë negative në zhvillimin e personalitetit të tij. Psikologia Esmeralda Dimo shpjegon se shoqëria shqiptare ende pa marrë veten nga lajmi, ku vëllai i mitur qëlloi aksidentalisht të motrën me çifte, tronditet sërish nga një tjetër lajm i ngjashëm ku djali vret babain e tij, po me armë gjahu “Këto janë ngjarje tepër të dhimbshme që prekin shumë rëndë familjen dhe tronditin gjithë shoqërinë”, pohon Dimo. “Përpara se të komentojmë, të ankohemi apo të qajmë pas ngjarjeve të tilla, është shumë më mirë të sensibilizohemi dhe të kuptojmë se përse ndodhin këto ngjarje. Me një gjykim të thjeshtë që mund të bëj kushdo, mund të themi që nëse prindërit nuk i përdorim armët në sytë e fëmijëve, dhe nuk ua lejojnë atyre t’i prekin me dorë, këto ngjarje nuk do të kishin ndodhur. Nëse ne i trajtojmë fëmijët thjesht si fëmijë dhe jo më shumë se kaq, nëse nuk iu vendosim atyre përgjegjësi që nuk iu takojnë, atëherë edhe ngjarje të tilla të dhimbshme nuk do të ndodhnin”, thotë më tej psikologia Esmeralda Dimo. Shekulli
 
Titulli: U vra nga djali i tij, përcillet mes vajit 35 vjeçari, Karafili

E tmerreshme.. aq i vogel dhe per ato "lojrat" pa pik kuptimi mundesuar nga te medhenjte humb babane dhe mbetet me nje pergjegjesi, ngarkes psikologjike te dhimbshme e fajsuse... femijet duhet te lozin me lodra..me lodra :(..

Ps. Amon me qira i marrin keto gazetaret ...Psikologët për fenomenin Psikologët thonë se vitet e para,..... as nje femije 8 vjecar nuk nderton nje fjali te tille..
 
Titulli: U vra nga djali i tij, përcillet mes vajit 35 vjeçari, Karafili

Ndaj edhe jam kunder te mbajturit te armeve ne shtepi.
Shume gjynah,per ate qe humbi jeten.gjynah edhe per femijen qe do jetoj te gjithe jeten me peshen e fajit.
 
Titulli: U vra nga djali i tij, përcillet mes vajit 35 vjeçari, Karafili

Sh.e dhimbshme kjo ngjarje :(
Sh.kanê armê me leje nê shtepi , armê gjahu. Por se kuptoj pse nk.i mbajnë tê veçuara si shulin e plumbat veças e armen diku tjr.pa shkuar mê tej se s'kanê dhe kushte ti mbajnê të kyçura .

Nênvreresimi sjell pasoja të rênda.

Femija ka nevojê per një kontroll psikologjik per një kohë të gjatê deri sa të zhduket sado pak nga kujtesa veprimi qê ka bêrê se pasojen do e vê re e nk.do i zhduket nga memorja kurrë., se femijet mbajnë mend më shumê se të rriturit .

Ps. Si spo degjojmê njê lajm tê mirê mor aman .
 
Titulli: U vra nga djali i tij, përcillet mes vajit 35 vjeçari, Karafili

Sa e trsihtueshme! ]
Ngushllime.
Zoti i ndihmofte ne dhimbjen e tyre te skajshme.
 
Titulli: U vra nga djali i tij, përcillet mes vajit 35 vjeçari, Karafili

Aksident tragjik !
 
Titulli: U vra nga djali i tij, përcillet mes vajit 35 vjeçari, Karafili

Te mbyt dhimbja e nuk nxjerr dot as fjale
 
Titulli: U vra nga djali i tij, përcillet mes vajit 35 vjeçari, Karafili

Sa keq, edhe per prindin e vdekur edhe per femiun qe kur te rritet do te mendoj gjate cfare ka bër - pa dije....


Mirepo nganjher prin fati qe nuk e meritojm, dhe duhet te perballemi me te....
 
Titulli: U vra nga djali i tij, përcillet mes vajit 35 vjeçari, Karafili

Larg, sa me larg armet nga njerezit e sidomos nga femijet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top