U sollën mirë në qeli, lirohen dy ish-komunarët e Kasharit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Alfred Sula dhe Faik Fejza, dy ish-kryekomunarët e Kasharit lënë qelitë pas plot 20 muajsh burg. Vendimet për lirimin e tyre janë firmosur të enjten dhe të premten e javës që u mbyll nga dy gjykatësit kryeqytetas, Altin Abdiu dhe Artan Broci. Në fakt, sipas këtyre vendimeve, dy komunarët e arrestuar për abuzimin me pronat në komunën që kanë drejtuar njëri pas tjetrit, kanë përfituar ulje dënimi pjesën që u kishte mbetur për të vuajtur. Kështu, në vendimin e shpallur tri ditë më parë, gjykatësi Abdiu i ka ulur Sulës dy muaj e 23 ditë burg, aq sa i kishte mbetur atij për të shlyer krejt dënimin. Po kështu një ditë më vonë gjykatësi Broci i ka ulur dy muaj e 22 ditë nga dënimi Fejzës, aq sa i kishte mbetur për të shlyer krejt verdiktin e drejtësisë. Gjy-katësit kanë argumentuar se 35-vjeçari Alfred Sula dhe 58-vjeçari Faik Fejza, kanë kërkuar në gjykatë t'iu ulej 90 ditë nga dënimi për sjellje të mirë në qeli. Gjatë gjykimit është vërtetuar se dy ish-komunarët, e arrestuar më 1 dhjetor 2007, janë dënuar me nga 4 vjet burg secili nga Apeli i Tiranës. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar atyre u ulej një e treta e dënimit, po kështu edhe llogaritja ligjore e paraburgimit me 50% më tepër nga koha reale e vuajtur në qeli, u uli një pjesë tjetër. Për këto shkaqe, atyre, në momentin e shqyrtimit të kërkesave nga gjykata u mbeteshin më pak se tre muaj nga dënimi. Duke argumentuar uljet e dënimit, gjykatësit kanë pohuar se sipas ligjit, të dënuarit që zbatojnë rregullat dhe kanë një pjesëmarrje shembullore në veprimtaritë trajtuese, duke dhënë prova për riintegrim në shoqëri, mund të përfitojnë ulje deri në 90 ditë në çdo vit të vuajtjes së dënimit. Për dhënien e këtij shpërblimi të veçantë, për dy ish-krerët e komunës, gjykata ka vlerësuar qëndrimin e tyre gjatë 12 muajve të fundit. Në rastin e Sulës, sipas vlerësimit të sjelljes përgatitur nga burgu i sigurisë së zakonshme 302, rezulton se i dënuari ka sjellje shumë të mirë dhe pjesëmarrje aktive në veprimtari trajtuese dhe edukative, duke dhënë prova për riintegrim në shoqëri. Gjithashtu Sula ishte i punësuar në bibliotekën e burgut dhe për më tepër nuk ka përfituar më parë ulje dënimi. Po kështu edhe për rastin e Fejzës, gjykata veç faktit se ky i burgosur nuk ka përfituar ulje dënimi prej një viti, ka vlerësuar qëndrimin e përfaqësuesit të burgut 302, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës për ulej dënimi. Në konkluzionin e vlerësimit të sjelljes, autoritetet e burgut pohojnë se duke u nisur nga sa më sipër, komisioni i vlerësimit të sjelljes është i mendimit për pranimin e kërkesës së të dënuarit për ulje dënimi.
*panorama*
 
Back
Top